Connect with Us

Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Si gjyqtarë pa vetting do të kapin Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen

Lajme

Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Si gjyqtarë pa vetting do të kapin Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen

Publikuar

-

Dje në Presidencë u betuan anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, tre emra të cilët shpesh CNA.al i ka komentuar, i ka analizuar, ka dhënë edhe raporte që nga shkrimet e para për tre “Sokolat” e Edi Ramës, si personazhe kryesore politike deri tek baxhanaku i Ben Blushit, Ervin Pupe, i cili bëri dje betimin në Presidencë.

Por, çfarë ndodh dhe si funksionin skema e Vettingut me anëtarët e Gjykatës së Lartë?!

Të tre anëtarët e zgjedhur nga KLGJ-ja dhe të betuar dje tek Presidenti, do të shkojnë në Gjykatën e Lartë dhe Vettingun do ua bëjë Ardian Dvorani, si drejtuesi i vetëm i atij institucioni dhe më pas do të jenë këta të tre që do ti bëjnë Vettingun Ardian Dvoranit.

Pra, është qesharake pa limit, dhe e pabesueshme. Një njeri do të bëjë Vettingun për ata të tre që do shkojnë aty dhe më pas do të jenë këta të tre që do t’i bëjnë Vettingun atij.

Por, pse këta të tre do ti bëjnë Vettingun Ardian Dvoranit. Sepse Dvorani, sic ka paralajmëruar CNA.al do të kandidojë për në Gjykatën Kushtetuese. Janë tre vendet vakante që do të kalojnë nëpërmjet Gjykatës së Lartë dhe dhe shumë shpejt pritet që Gjykata e Lartë, e cila e ka treshen e plotë, ligjërisht mund të hapë vakancat për Gjykatën Kushtetuese, për tre vende që nuk i zgjedh as parlamenti dhe as presidenti.

                     Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda

Dhe për të shkuar atje duhet të kalosh Vettingun nëpërmjet baxhanakut të Ben Blushit, Sokol Sadushit dhe Ilir Pandës.

LEXO EDHE:  “Ligjet” miratojnë raportet për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese/ Brenda 30 ditësh zgjidhen dy anëtarët

Çka do të thotë se Ardian Dvorani e ka rrugën e hapur për në Gjykatën Kushtetuese dhe këta të tre e kanë të mbyllur proçesin e Vettingut. Duket se instrumentat e zgjdhur për të shkuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas Kushtetuese apo për të bërë Vettingun brenda Gjykatës së Lartë janë krejtësisht qesharakë, të pavlefshëm dhe që tregojnë një hallkë të dështuar të Reformës në Drejtësi.

Pa folur më tej për skandalet politike, për “Sokolat” e Edi Ramës, për Ardian Dvoranin, për baxhanakun e Ben Blushit, e të tjera si këto. Por vetëm për procedurën sesi këtyre të treve do tiu bëhet Vettingu nga Ardian Dvorani, e si më pas këta të tre do t’ia bëjnë Vettingun Ardian Dvoranit për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo është një nga hallkat më skandaloze të Reformës në Drejtësi, që po del pastër dhe qartë në një moment mjaft delikat të Reformës, kur dhjetëra gjyqtarë e prokurorë, profesionistë, janë larguar nga detyra për një qime floku, miliarderë po kapin Gjykatat e Larta dhe po shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, pa bërë Vetting. Pra, pa kaluar në një proçes të mirëfilltë Vettingu. Por thjeshtë dhe vetëm zgjidhen dhe zëvëndësojnë njëri-tjetrin në institucione./ CNA.al

Profecia në CNA/ Ja si u zbuluan tre Sokolat e Edi Ramës

Reforma ne drejtësi/ Ja kush janë 3 Sokolat nën mëngën e kryeministrit që shkojnë ne krye të gjykatave

Baxhanaku i Ben Blushit anëtar i Gjykatës së Lartë

1 Koment

1 Koment

  1. shkurt2014

    14 Mars, 2020 at 5:34 pm

    Kjo ndodhe,kure krimenlte komandojne ne te gjitha istitucionet e vendit.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Thyhet urdhëri”/ Autobuzi me 30 udhëtarë hyn përmes Kakavijës në tokën shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama urdhëroi dje mbylljen e kufinjve me Greqinë, si një ndër masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por duket se ky urdhër është shkelur.

Në pikën kufitare të Kakavijës, mësohet se sot është future sërish një autobus i linjës Kretë-Tiranë me 30 udhëtarë.

Pasi ka qëndruar për rreth dy orë në doganë, autobusi është lejuar nga policia e Kakavijës që të futet në territorin shqiptar, por me kushtin që pasagjerët të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Sipas të dhënave, nuk konfirmohet se ndonjë prej pasagjerëve të jetë i prekur me Covid 19 , ndërsa të gjithë kanë firmosur ku marrin përgjegjësinë që të vetkarantinohen sapo të shkojnë në banesat e tyre, raporton Shqiptarja.com.

LEXO EDHE:  Kaos në drejtësi/ Edhe në Shtator pa Gjykatë Kushtetuese

LEXO EDHE:  Dy anëtaret e reja të Kushtetueses/ Reagon Ambasada amerikane

Autoritetet Policore Kufitare të Kakavijes kanë kërkuar ndërkohë nga kompanitë e transportit të udhëtarëve të mos qarkullojnë drejt Greqisë pasi nuk do t’u lejohet hyrja në shtetin fqinj duke pasur në konsideratë edhe aprovimin e palës greke për të mos lejuar hyrjen e asnjë autobusi apo furgoni me udhëtarë.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Skema korruptive qeveri-inceneratorë-Top Channel/ Blushi dhe Vjollca “rrjepin” nga taksat e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar një skemë korruptive, që sipas tij tregon sesi funksionon marrëdhënia qeveri-inceneratorë-Top Channel.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi publikon një skemë e cila tregon sesi Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Sipas Malltezit, qeveria ka paguar 370 milion euro për kompaninë e inceneratorëve në Shqipëri. Më pas kjo e fundit ble Lori Kafe, për një shumë prej 2.2 milion eurosh, nëpërmjet një kompanie të themeluar në Bullgari, ku 1/3 e aksioneve janë të Eva Blushit, bashkëshortes së drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Këshut, sipas Malltezit edhe Vjiollca Hoxha merr nga thesi i taksave 2.2 milion euro, nga shitja e Lori Kafe dhe si “shpërblim” bën propagandë për Ramën.

LEXO EDHE:  Betohen para Presidentit tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

LEXO EDHE:  Matematika e Rilindjes: 1+1+1=9 kandidatura

“Plehrat qe financojne Propagande. Je se si parate e taksave vidhen nga Edi Rama me ca bedele dhe disa miliona rrjedhin edhe per propagande.”-shkruan Malltezi bashkangjitur skemës së publikuar.

Kujtojmë këtu se një skemë e tillë është denoncuar më parë edhe nga CNA.al, pasi ne publikuam dokumentet ekskluzive, kur vërtetohej ortakëria e Ben Blushit dhe Klodian Zoton e inceneratorëve, ku marrëdhënien tregtare e ka bashkashortja e tij Eva Blushi.( Lexo këtu)

Po ashtu CNA.al publikoi më parë edhe dokumentet ekskluzive të shitjes së Lori Kafesë. (Lexo këtu)

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

LEXO TE PLOTE

Lajme

U dyshua se ishin prekur nga koronavirusi/ Del përgjigja e analizave për stafin e spitalit të Beratit

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka bërë të dtur se personeli i Spitalit të Beratit ka dalë nga vetëkarantina, pasi analizat për koronavirus, dolën negative.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar pasi i kishin dhënë ndihmë mjekësore një të sëmure.

Pacientja i kishte referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se, kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti, por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë.

Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur ‘Jo’.

LEXO EDHE:  “Ligjet” miratojnë raportet për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese/ Brenda 30 ditësh zgjidhen dy anëtarët

LEXO EDHE:  Matematika e Rilindjes: 1+1+1=9 kandidatura

Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafi mjekësor ka mësuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë; fakt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.

LEXO TE PLOTE