LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqje dhe shkarkime në Digitalb/ Vjollca Hoxha në "luftë" me aksionerët, gati për betejën e madhe me Aleksandër Frangajn

28 Dhjetor 2019, 19:42, Politikë CNA
Dorëheqje dhe shkarkime në Digitalb/ Vjollca Hoxha në

Një aksioner dorëhiqet dhe një tjetër shkarkohet nga Vjollca Hoxha duke rihapur lojën për shumicën e aksioneve të Digitalb.

Dorëheqje dhe shkarkime në ?Digit-Alb?, në kompaninë e të ndjerit Dritan Hoxha që tashmë e ka marrë në dorë gruaja e tij, Vjollca.

Ilir Karaguni, aksioner i Digitalb dhe njëherazi anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Digitalb, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra.

Pas kësaj, Karaguni ka kërkuar thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të Digitalb, raporton newsbomb.al.

Asambleja, siç shkruan newsbomb.al është mbajtur më datë 4 dhjetor të 2019-ës kur është pranuar dorëheqja e Karagunit dhe është emëruar në vend të tij, Redi Ajazi, drejtor i shërbimit të klientit në digitalb. Kujtojmë se Karaguni është aksioner i Digitalb si pronar i Union Group, bashkë me Edmond e Niko Lekën, me 20% të aksioneve.

Ndërkaq, në asamble është vendosur shkarkimi nga detyra i dy anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, Eduard Poda, zotërues i 2% të aksioneve të Digitalb dhe Iva Çamuku.

Në vend të Podës,  është emëruar Elena Bardhi ndërsa vendin e Iva Çamukut e ka zënë anëtarja e re e Këshillit Mbikqyrës, Enkeleda Bullari.

Lajmet e fundit nga