
Dita-ditës po dalin emra të tjerë të implikuar në aferën e shekullit, në skemën më të madhe të vjedhjes, atë të inceneratorëve.
Një nga emrat që u arrestua për inceneratorin e Tiranës ishte drejtori i Përgjitshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha.
Ky i fundit së bashku me Henrik Hysenbegasin, i cili është emëruar nga ministrja Belinda Balluku si kreu i NJZP-së, janë dy njerëz, dy drejtorë shumë të afërt me Veliajn.
Kjo tregohet përmes kësaj fotoje.

Si Taulant Tusha dhe Henrik Hysenbegasi janë dy personat që duket se janë njerëz të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Bashkë me kryebashkiakun Veliaj ata kanë bërë një udhëtim drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në vitin 2018.
Gjatë atij takimi është diskutuar për financimin e një sërë projektesh të rëndësishme për kryeqytetin dhe thithjen e investitorëve të huaj në Tiranë.
Henrik Hysenbegasi është denoncuar sot se është emëruar në krye të NJZP-së, por ka refuzuar të raportojë për inceneratorin.

Ky denoncim u bë ditën e sotme nga opozita, ku ish-kryeministri Sali Berisha tha se, që nga dita e emërimit të Henrik Hysenbegasit, asnjë punonjës i bashkisë, asnjë drejtor i Erion Veliajt nuk është paraqitur në njësinë e monitorimit të projektit për të raportuar apo për të marrë pjesë në mbledhje.
Sipas Berishës, arsyeja kryesore e mosraportimit kanë qenë për shkak të vjedhjes së të ardhurave që mblidheshin nga taksat e qytetarëve të Tiranës.
PD denoncoi se drejtorët nuk pranuan të paraqiteshin, ndërkohë që i detyronin bizneset t’i depozitonin dherat në landfill kundrejt tarifave skandaloze.
“Erion Veliaj, i cili kërkon tani të strehohet te kryehajduti i aferës së inceneratorëve, ka përgjegjësi të plotë penale sepse ai ka firmosur kontratën dhe aneksin e saj, në të cilën siç e dini, Bashkia e Tiranës merr të gjitha përgjegjësitë. Edhe asistencë teknike, edhe shpronësimet dhe të tjera me radhë.
Ndërkohë, siç denoncuam një ditë më parë, i ka dhënë kompanisë 600 mijë metra katrorë pa asnjë proces shpronësimi. I ka nxjerrë nga xhepi dhe ia ka dhënë kompanisë.
Belinda Balluku ka emëruar me një shkresë të veçantë, dy vite më parë, drejtuesin e njësisë së monitorimit të punimeve dhe funksionimit të sipërmarrjes së Sharrës.
Që nga dita e emërimit nga zonja Balluku të zotërisë Henrik Hysenbegasi, asnjë punonjës i bashkisë, asnjë drejtor i Erion Veliajt nuk është paraqitur në njësinë e monitorimit të projektit.
Pra, ka sabotuar me ndërgjegje të plotë, me vetëdije të plotë, observimin, detyrimin që kishte, për të monitoruar projektin.
Dhe sabotimi ka vetëm një shkak: vjedhjen e të ardhurave që mblidheshin nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe po kaq të dherave që detyronin bizneset t’i depozitonin kundrejt tarifave skandaloze.
Erion Veliaj sabotoi monitorimin e zbatimit të projektit sepse projekti duhet të ishte vetëm në letër dhe paratë e financuara nga taksapaguesit e Tiranës dhe bizneset, t’i ndante me Edi Ramën dhe hajdutë të tjerë.
Pra, amnistimi që grupi i strukturuar kriminal i SKAP-it, i bëri Erion Veliajt, është një vepër po aq kriminale sa vetë vjedhja e shekullit.
A mundet pra, të arrestohen dy inxhinierë për fajin e vetëm se kanë bërë një propozim, që ua ka sugjeruar vetë Erion Veliaj, por ndërkohë kanë pasur guximin dhe kurajën që në komision të deklarojnë se Bashkia e Tiranës nuk e përballon dot me të ardhura këtë vepër.
Kurse Erion Veliaj shkon dhe jep garanci me shkrim, duke falsifikuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i cili me ligj është organi i vetëm që ka të drejtë të përcaktojë buxhete dhe përdorimin e tij”, është shprehur Berisha./ CNA
Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen në ngarkim të Sali B...
Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana, është paraqitur sëri...
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka përfunduar d...
I Ngarkuari me Punë i SHBA në Shqipëri, David Wisner, ...
Reshjet e dëborës në zonat e thella malore kanë sjellë...
Ditën e sotme, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ...
Partia Socialiste ka kërkuar të merret masë disiplinor...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për i...
Gazetari Elton Qyno ka reaguar për herë të parë pasi S...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zbulaur se si paraqitet ...
Mëngjesin e sotëm, qyteti dhe fshatrat e Korçës janë p...
Catherine Woollard, Drejtorje Ekzekutive e Këshillit Evrop...
Kryeministri Edi Rama, këtë mëngjes ka bërë me dije se si ...
Qarku i Kukësit këtë mbrëmje është përfshirë nga Kjo e en...
Analisti Andi Bushati tha se në2 korridoret e mediave ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë lajmin ...
Gazetari Elton Qyno thotë se në SPAK dosjet më të nxeh...
Mjeku i Akademisë së Sigurisë është vënë në prangat e ...
Komisioni Europian ka një grant për Shqipërinë për ndë...
Ish-ministri Fatmir Mediu ka reaguar në rrjetet e tij ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...