
CNA po publikon dosjen e famshme “5D”, e cila në SPAK përfshin hetimet e kryera nga ky institucion për disa nga drejtorët kryesorë të Bashkisë Tiranë, që lidhen me kohën kur ky institucion drejtohet nga Erion Veliaj.
CNA ka publikuar dy akte, sot po sjellim aktin e tretë që tregon lidhjet e Mariglen Qatos, drejtorit të Veliajt, me personat që ishin aksionerë të kompanisë famoze “5D”.
Muhamet Petriti, që fillimisht u bë aksioner i shoqërisë “IGOR ELEKTRIK” në “VAS Konstruksion”, nga kallëzimi i bërë nga ish-kandidati Belind Këlliçi, rezulton se është thjesht një shtetas tek i cili subjekti i kallëzuar (Mariglen Qato) ka besim për t’i kaluar në mënyrë fiktive pronësinë e një kompanie përmes së cilës ata (pra funksionarët publikë) realizojnë interesat e tyre ekonomike të padeklaruara, të fshehura dhe që në thelb janë realizuar përmes përfitimit të tenderëve dhe punëve publike, që janë bërë të mundura jo nga organizimi i kompanisë dhe drejtimi ligjor i saj nga administratori apo pronari i saj, Muhamet Petriti, me profesion bukëpjekës, por falë ushtrimit të ndikimit nga personat e tjerë të lidhur që në të vërtetë është Mariglen Qato. Prapa kësaj skeme qëndron vetëm ky emër, dhe kjo është më se e dallueshme dhe evidente.
Zoti Muhamet Petriti, i biri i G., i datëlindjes ‘57, lindur në Shkozë, është i martuar me zonjën V.P., e datëlindjes ‘61, e bija e H. dhe e H.. Të dy këta shtetas janë prindërit e E. (Petriti) Qato, e datëlindjes ‘86, lindur në Tiranë, e cila ka lidhur martesë me shtetasin Alfred Qato, të datëlindjes ‘78, lindur në Skrapar, i biri i S. dhe i G.
Shtetasi Mariglen Qato, (funksionar publik pranë Bashkisë Tiranë), është i datëlindjes ‘76, lindur në Skrapar është dhe ky i biri i S. dhe i G..

Nga këto të dhëna rezulton se Mariglen Qato dhe Alfred Qato janë vëllezër, ndërkohë që rezulton e provuar se Muhamet Petriti, që u bë aksioneri i shoqërisë “IGOR ELEKTRIK”, ndryshuar në “VAS Konstruksion” është vjehrri i Alfred Qatos, vëllait të Mariglen Qatos, aktualisht drejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë.
Nga kontrolli i regjistrit tregtar në QKB, V. Petriti (pra bashkëshortja e Muhamet Petritit), rezulton të jetë regjistruar me NIPT L………U në 01.02.2013 si person fizik me aktivitet furrë buke “Prodhime Brumi”, me adresë Rruga F. H., afër këndit të lojërave "……", me të dhëna kontakti 069……...
Ndërkohë që në këtë biznes, bashkëshorti i saj, Muhamet Petriti, figuron si i punësuar si bukëpjekës. Edhe shtetasja E. Qato, pra bashkëshortja e Alfred Qatos, është e punësuar në biznesin e nënës së saj, V. Petriti.
Nga ana tjetër, edhe vëllai i shtetasit të kallëzuar, Mariglen Qato, zoti Alfred Qato, figuron i punësuar Alfred Qato, person fizik, si drejtor në prodhim dhe te kompania “V.A.S KONSTRUKSION” në pozicionin karpentier me pagën 34.000 lekë.
Referuar këtyre të dhënave që evidentohen si gjendja familjare ashtu dhe angazhimi real si punëmarrës të shtetasve të mësipërm, rezulton e provuar bindja se zoti Muhamet Petriti, vjehrri i Alfred Qatos, vëllait të Mariglen Qatos, me profesion dhe angazhim real si i punësuar si bukëpjekës, ka fituar pronësinë e kompanisë “IGOR ELEKTRIK” sh.p.k. – ndryshuar në “V.A.S KONSTRUKSION” dhe aktualisht me emërtesën “5D KONSTRUKSION”, jo për shkak të vullnetit të tij real dhe me aftësinë për të menaxhuar një kompani ndërtimi me një ekspansion të tillë zgjerimi dhe zhvillimi të menjëhershëm dhe brenda një kohe të shkurtër në sipërmarrjet publike, por është përdorur thjesht për nivelin e besimit që tek ai ka dhëndri i tij Alfred Qato, i cili është i vëllai i shtetasit Mariglen Qato, që me pozitën e tij si drejtues në Bashkinë Tiranë, do të diktonte marrjen përsipër dhe fitimin e punëve publike, që si origjinë kanë fondet publike. (LEXO KETU)

Për t’ iu fshehur kësaj gjendjeje të konfliktit të interesit, apo për të shmangur çdo lloj detyrimi për deklarimin është përdorur fillimisht krijimi i një kompanie nga shtetasi Eduart Meta, që, më pas, për shkak se kompania ka nisur të përthithë fonde dhe të ardhura me aktivitetin e saj nga sipërmarrjet dhe tenderët publikë, ka transferuar pronësi në rreth krushqie për të pasur të garantuar kështu përdorimin dhe shfrytëzimin real të fitimeve të saj, shkruhet në kallëzimin e çuar në SPAK.

Gjithashtu prokurorëve të SPAK-ut u kërkohet që në zbërthimin e gjithë kësaj skeme, që të marrë të dhëna e shpjegime nga shtetasit e lidhur, Alfred Qato, E. Qato, Eduard Meta, Muhamet Petriti, V. Petriti, punonjësit e firmës së prodhimeve të brumit në pronësi të V. Petritit, punonjësit e subjektit “IGOR ELEKTRIK” sh.p.k. – ndryshuar në “V.A.S KONSTRUKSION” – “5D Konstruksion”, N. Muhametllari, M. Bunguri, A. Qosja, apo të tjerë, si dhe drejtuesit apo punonjës të kompanive që kanë nënshkruar kontrata furnizimi me këtë shoqëri përgjatë realizimit të punëve të saj publike, për të zbuluar gjithçka është e vërtetë dhe përmes një procesi që ligjërisht mund të kryhet vetëm nga organi i akuzës.

Në pamje të parë, për një sy publiku pa njohje të rrethit miqësor apo familjar të shtetasit Mariglen Qato, duket sikur kompania “5D” ka një aktivitet që zhvillohet falë aftësive të pronarit të saj, por duke hyrë në brendësi të lidhjeve miqësore, familjare, dhe duke peshuar drejt pozitën shoqërore të pronarëve fiktivë, dhe mbështetësve të tyre, që janë funksionarë të tillë si Mariglen Qato, dyshohet se gjithçka ndodh në aktivitetin tregtar të kësaj kompanie, nuk kryhet për interes të pronarëve të saj të regjistruar, pasi ata janë vetëm kuperturë e interesave okulte, private, dhe të krijuar në kundërshtim me ligjin prej funksionarëve publikë të lidhur familjarisht me ta, që në këtë rast është shtetasi Mariglen Qato.
Kallëzuesi pretendon se Mariglen Qato i ka të fshehura interesat e tij në këtë kompani dhe shtetasit që kanë qenë pronarë dhe administratorë të saj, janë thjesht dhe vetëm mbulues, të përdorur në këtë rast, por që rrezikojnë të dënohen dhe ata për veprimtari të kundërligjshme, siç është pastrimi i produkteve të veprave penale, moskallëzimi i krimit, të konsumuara nga shtetasi Mariglen Qato etj./ CNA
Gazetari Julian Hoxhaj foli për dosjen e famshme “5D” ...
CNA ka filluar të zbardhë kallëzimin e bërë në SPAK pë...
Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023 kandidati Belind...
Hajredin Cera tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
17 familje të zonës së Vorës janë në rrugë dhe pa strehim ...
Bashkëshortët Myftar dhe Lirije Djaloshi nga Puka tregojnë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në njësinë nr. 14, te...
Emisioni “Plug” në Syri Televizion, denoncoi mbrëmjen e të...
Ylli Hoxhaj nga Fieri ankohet në emisionin “Stop” në Tv Kl...
Përdorimi i pushtetit politik, për t`u pasuruar nga zyrtar...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar Cërrikut prej...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Cërrik në lagjen nr. 2...
Ndoshta një titull jo i duhur por është fjala që i tak...
Pak kohë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi pro...
Një nga personazhet nën hije që lëvizin urdhrat e pash...
CNA publikoi pak kohë më parë disa shifra në lidhje me...
Gunvor Group Ltd., një nga tregtarët kryesorë të naftës në...
Alfred Peza nuk ndal skandalet më shkarkimet e punonjësve ...
CNA ka raportuar prej kohësh për shkarkimet masive, do...
Kjo vihet re te të rinjtë apo ata që duan të zenë një vend...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...