
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka paditur ditën e djeshme drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për Tiranën, Mariglen Qaton.
Mësohet se Këlliçi e ka dorëzuar padinë për drejtorin e Erion Veliajt në SPAK dhe në BKH.
Kandidati i opozitës ka ngritur 10 akuza ndaj Mariglen Qatos, për të cilin ka denoncuar edhe më parë se ka punësuar njerëzit e tij të afërt në bashki dhe ka marrë miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës.
Konkretisht, ai e ka paditur drejtorin e IMT-së për akuzat: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorim detyre’, “përfitim i paligjshëm i interesave”, “fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “pastrim i produkteve penale”, “përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale, ose veprimtaria kriminale”, “Moskallëzim krimi’, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë, Këlliçi denoncoi publikisht se Mariglen Qato ka përfituar 25 milionë euro tendera nga Bashkia e Tiranës, ndonëse është vartës direkt i Erion Veliajt.
Ai i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të hetojë korrupsionin, që sipas tij është i faktuar me dokumente të firmosura nga dora e kryebashkiakut Erion Veliaj./ CNA.al
Dy turiste të huaja, duke eksploruar zonën e Valbonës, jan...
Partia Demokratike ka kallëzuar këtë të martë në SPAK ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të vërtetën e sondazhe...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka denoncuar blerjen e ...
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e CNA, lidhur me b...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar u ka bërë një thirrje të ...
Kreu i LZHK-së ose drejtuesi i Aleancës Progresiste, D...
Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, pje...
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, dhe ai i Ka...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Ba...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, ...
Çdo qytetar që has në problematika në qendrën e tij të...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për...
Kreu aktual i bashkisë, Erion Veliaj, gjatë takimit me...
Pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, kreu i Partisë s...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë ...
Pak ditë më parë, CNA publikoi dokumenta që tregonin ...
Kryeministri Edi Rama është ankuar mbrëmjen e sotme pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...