web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dekriminalizimi/ Celibashi: 10 kandidatë për kryetarë bashkie janë dërguar për hetim të thelluar në Prokurori

9 Maj 2023, 11:48, Politikë CNA
Dekriminalizimi/ Celibashi: 10 kandidatë për kryetarë bashkie
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se 10 kandidatë për kryetarë bashkie dhe 28 kandidatë për Këshillat Bashkiakë janë dërguar për hetim të thelluar në Prokurori.

“Për procesin e dekriminalizimit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej prokurorisë. Janë 10 kandidatë për kryetarë bashkie. Janë 28 kandidatë për anëtarë të Këshillit Bashkiak, të cilët janë dërguar për hetim të thelluar. Sipas detyrimit që KQZ i ka bërë publikë formularët e vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët, por edhe emrat e atyre që janë dërguar për hetim të thelluar”, tha Celibashi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga