"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023 kandidati Belind Këlliçi çoi një kallëzim në SPAK, i cili dukej i fokusuar tek një nga drejtorët e Erion Veliajt, por në fakt përfshinte një skemë të dyshimtë të shumicës të bashkëpunëtorëve të kryebashkiakut të Tiranës.
Pas rastit flagrant kur një rrugë shtrohej me asfalt, ndërkohë paralel po zhvillohej tenderi, filluan të vinin një pas një denoncimet për skema me një kompani e cila dyshohej se ishte e disa drejtorëve të Bashkisë Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe familjarët e tyre kishin përfituar dhjetra milionë euro tendera nga institucioni ku vetë ishin drejtorë.
Akuzat përfshinë disa emra dhe skema është mjaft e qartë. SPAK ka filluar hetimet dhe mësohet se ky institucion ka mundur të sigurojë edhe fakte dhe prova të reja, që nga komunikime shkresore deri tek grupe me programe komunikimi specifike në telefona e deri tek fluturimet me chartera nga aeroporti i Podgoricës.
Në kohën e kallëzimit fillimisht gishti drejtohej me fakte ndaj Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë, zotit Mariglen Qato, por dhe persona të tjerë, funksionarë publikë, apo të lidhur familjarisht me të, kanë konsumuar në mënyrë të fshehtë veprimtari të paligjshme.
Qato ka mbajtur disa pote të rëndësishme në bashkinë e Tiranës, disa kohë më parë shoferi i tij u arrestua me armë dhe drogë në Kamëz.
Qato dhe bashkëpunëtorët e tij sipas hetimeve të SPAK pas kallzimit nga ish-kandidati i PD-së, Belind Këlliçi, përmes shpërdorimit të detyrës, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, etj, kanë pasur qëllim përfitimin e padrejtë të interesave ekonomiko-financiar, por jo vetëm.
Veprat penale për të cilat dyshohet se janë konsumuar janë të asaj natyre që mund të hetoheshin nga organi i akuzës edhe kryesisht pa patur nevojën e paraqitjes së një kallëzimi.
Kanë kaluar jo pak kohë dhe SPAK ende s’ka mbyllur hetimet megjithëse në korridoret e tij thuhet se janë gjetur edhe tërheqje shumash të mëdha parash, para e gjatë fushatës apo të tjera veprime penale që tashmë janë provuar, por ende nuk ka arrestime.

Faktet dhe të dhënat e veprimtarisë të zyrtarëve të Veliajt dukeshin me sy të lirë, gjithçka e ndërtuar sikur nuk ka asgjë antiligjore.

Në fakt, mes drejtorëve që janë nën urdhrat e Erion Veliaj dyshohen se fshihen interesa shumë herë më të mëdha, okultë dhe veprime të paligjshme të kryera nga funksionarët e lartë të administratës të Bashkisë Tiranë dhe persona të tjerë të lidhur ngushtësisht me ta.
Kur Këlliçi dorëzonte dokumentat dhe padinë e tij në SPAK theksonte:
“Jam i bindur se, nëse ky kallëzim penal, vlerësohet me kujdesin e duhur, me objektivitet, duke kryer veprime hetimore të thelluara, proaktive, diskrete, dhe me kurajo, mund të rezultojë që në këtë veprimtari kriminale, do të mund të ketë dijeni, apo të jetë i përfshirë edhe Kryetari aktual i Bashkisë Erion Veliaj, dhe funksionarë të tjerë në varësi apo të lidhur me të, që kanë lejuar, bërë të mundur, lehtësuar, apo pse jo, dhe realizuar që, fondet publike të Bashkisë Tiranë të destinuara sipas ligjit për tu përdorur për interes publik dhe përmes një konkurimi të lirë, në fakt, janë keqpërdorur përmes procedurave të prokurimit ku fituesit janë të paracaktuar, dhe të realizohen nga kompani dhe operatorë ekonomikë, interesat e të cilave mbahen fiktivisht nga të afërm dhe njohje të ngushta të Drejtorëve të Bashkisë Tiranë apo Institucioneve në varësi të saj, por që përfitues real të këtyre interesave janë vet këta titullarë, apo eprorët a vartësit e tyre”.
Ky ka qenë themeli dhe thelbi i hetimeve të SPAK që janë zgjeruar përtej Maringlen Qatos të cilit SPAK i sekuestroi pak kohë më parë edhe telefonat.(vijon me aktet e tjera)./ CNA
Hajredin Cera tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
17 familje të zonës së Vorës janë në rrugë dhe pa strehim ...
Bashkëshortët Myftar dhe Lirije Djaloshi nga Puka tregojnë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në njësinë nr. 14, te...
Emisioni “Plug” në Syri Televizion, denoncoi mbrëmjen e të...
Ylli Hoxhaj nga Fieri ankohet në emisionin “Stop” në Tv Kl...
Përdorimi i pushtetit politik, për t`u pasuruar nga zyrtar...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar Cërrikut prej...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Cërrik në lagjen nr. 2...
Ndoshta një titull jo i duhur por është fjala që i tak...
Pak kohë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi pro...
Një nga personazhet nën hije që lëvizin urdhrat e pash...
CNA publikoi pak kohë më parë disa shifra në lidhje me...
Gunvor Group Ltd., një nga tregtarët kryesorë të naftës në...
Alfred Peza nuk ndal skandalet më shkarkimet e punonjësve ...
CNA ka raportuar prej kohësh për shkarkimet masive, do...
Kjo vihet re te të rinjtë apo ata që duan të zenë një vend...
“Stop” ishte në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në fami...
Ndodh edhe kështu. Ndoshta nuk përbën asnjë zhgënjim p...
CNA ka nisur denoncimet e vazhdueshme në lidhje me skandal...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...