
Ndoshta një titull jo i duhur por është fjala që i takon një investimi 24 milionë euro dhënë nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një inceneratori në Elbasan.
Qeveria shqiptare në dhjetor të 2014 me një shpejtësi rrufe, firmosi vendimin për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, ku 14 institucione janë përgjigjur brenda ditës.
Një hetim i gjatë nga SPAK, me trurin e skenarit të inceneratorëve Mirel Mërtirin i cili në Elbasan, ka ekspozuar bashkëjetuesen e tij, Stela Gugallja, e cila pa asnjë lekë në xhep themelon një kompani dhe me 100 lekë vërsulet dhe merr një kontratë koncesionare 24 milionë euro, më pas me lekë të marra borxh nëpër banka fillon investimi në momentin që qeveria shqiptare paguan këstet e asaj që do ta quante kontratë PPP, por që në fakt nuk ishte e tillë, por ishte një investim publik i shtrirë në vite.
CNA i është drejtuar me një shkresë Eco-Elb Sh.A, e cila është kompania që bën administrimin e inceneratorit të Elbasanit, pasi e ka marrë me qira për dy vite rresht sepse inceneratori është i sekuestruar për shkak të hetimeve të bëra nga SPAK-u, kur nën akuzë janë Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Alqi Bllako, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe shumë zyratrë të tjerë, nga hetimet në Elbasan u zbuluan dhe kompani që shisni sheqer, por prisnin fatura betoni, një evazion fiskal, korrupsion e të tjerë.
Por le të ngelemi tek dokumentet tona.
Mjafton të shikosh përgjigjen e administratorit të këtij investimi.
Në përgjigjen e kthyer CNA-së theksohen afatet e marrjes me qira të inceneratorit , trajtimi i mbetjeve me djegie në Elbasan.

Në pikën 1 thuhet se inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 24 ditë në vitin 2022 ku dhe ka prodhuar 75.9 MWh energji elektrike.
“Në 28.03.2022 kur shoqëria “Eco-Elb” sh.a mori në admnistrim impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane, impianti ishte i fikur.Stafi teknik realizoi ndezjen e impiantit për një periudhë rreth 24 ditë, ku u testua procesi i djegies së mbetjeve dhe u monitoruan parametrat e këtij procesi.
Në vitin 2023 ndezja e impiantit të përpunimit të mbetjeve u realizuar në muajin Prill dhe vazhdoi funksionimin e tij deri në Dhjetor të 2023.
Gjatë kësaj kohe janë shfaqur defekte të cilat kanë çuar deri në fikje të detyruar të impiantit, por me riparimin e defekteve ka vazhduar përsëri funksionimin. Aktualisht që nga data 21.12.2023 impianti është në remont”, thuhet në përgjigjen ndaj CNA-së.
Pra në një vit, gjatë 2022-shit ku diskutohet fort çështja e inceneratorëve, ai ka funksionuar vetëm 24 ditë dhe sipas të dhënave zyratre ai djeg deri në 90 ton mbetje në ditë dhe ka djegur rreth 2100 ton mbetje për qarkun e Elbasanit që në fakt është hiç asgjë me atë që pretendohet të kishim në Elbasan , një vit më parë, në verën e vitit 2023 ku e pamë se si digjej mali i mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit.
Sipas të dhënave zyrtare të pikës 1 dhe përgjigjes që ju e shihni në dokument thuhet se, në vitin 2023 ndezja e impiantit u realizua në muajin Prill, pra gjatë gjithë 2022 punoi vetëm 24 ditë dhe e rindezin në Prill, por theksohet se ka qenë në punë deri në dhjetor.

Por gjatë kësaj kohe ka pasur defekte të cilat kanë çuar shpesh në fikjen e detyruar të impiantit dhe është rikthyer sërish në funksionim. Nga data 21 dhjetor sipas informacionit zyrtar impianti është në remont. Gjatë vitit 2023 ka punuar shumë pak, ka patur shumë defekte dhe tani ka hyrë prapë në remont.

Një incenerator i ri i paguar 24 milionë euro që duhet të përfundonte në vitin 2021, t’i dorëzohej shtetit me çelësa në dorë, tani ka shfaqur defekte që pas vitit të parë në punë dhe nuk ka bërë një vit të plotë pune, por ka bërë disa ditë pune apo disa muaj punë.
"Sasia e energjisë që jepet 75.9 MWh është vetëm për vitin 2022 gjatë kohës që turbina ishte në funksion" thuhet në përgjigjen zyrtare.
Pra sipas saj, turbina, aktualisht pra nga prilli ku është ndezur në 2023, nuk është në funksion. Inceneratori i Elbasanit funksionon thjesht dhe vetëm si një kazan me naftë.
Sipas të dhënave problematikat kryesore janë defektet në turbinë që e përmendëm dhe më sipër mosprodhimi i energjisë dhe kaldaja si dhe disa pajisje elektrike, ku përflitet se ka një impiant elektrik të defektuar, i cili bën të pamundur lidhjen e turbinës me kaldajën, prodhimin e energjisë e të tjera detaje teknike. Por, kompania Sh.A, thotë se kostoja 25 mijë lekë të vjetra apo 2500 lekë ose 25 euro/ton nuk i mbulon kostot për inceneratorin.

Tashmë me shkresë zyrtare CNA ka vërtetuar atë që ka thënë me dhjetëra e qindra herë.
Në Elbasan nuk kemi një incenerator të mirfilltë, por kemi një kazan me naftë i cili herë ka prodhuar dhe herë jo energji elektrike, ka punuar shumë pak dhe tashmë është futur sërish në remont.
Një incenerator 24 milionë euro që futet në remont dy vite pasi ka dorëzuar çelësat, që nuk i punon turbina, që ka defekte elektrike, që ka probleme me kaldajën dhe mund të quhet thjesht dhe vetëm incenerator që ka ikur për lesh dhe është kthyer në një kazan me naftë, që ndizet dhe fiket nga halli për të justifikuar një abuzim, një vjedhje dhe një skandal me investimin e inceneratorëve siç është ai i Elbasanit./ CNA
Pak kohë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi pro...
Një nga personazhet nën hije që lëvizin urdhrat e pash...
CNA publikoi pak kohë më parë disa shifra në lidhje me...
Gunvor Group Ltd., një nga tregtarët kryesorë të naftës në...
Alfred Peza nuk ndal skandalet më shkarkimet e punonjësve ...
CNA ka raportuar prej kohësh për shkarkimet masive, do...
Kjo vihet re te të rinjtë apo ata që duan të zenë një vend...
“Stop” ishte në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në fami...
Ndodh edhe kështu. Ndoshta nuk përbën asnjë zhgënjim p...
CNA ka nisur denoncimet e vazhdueshme në lidhje me skandal...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, ku ky...
Një këst i mbetur nga një kredi e mëparshme, është shumëfi...
Ankesa e radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, vjen për g...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Prej disa javësh CNA ka denoncuar skandalin në kontratën k...
Në muajin shtator 2023, Ministri Balla foli publikisht për...
Festivali i Këngës në RTSH ngelet një nga aktivitetet ...
Në 21 qershor, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetu...
Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare”...
Demir Betoja denoncon në emisionin “Stop”, në Tv Klan, se ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...