“Të thotë ku i ka gjetur lekët”/ Gazetari ngre dyshime për pasuritë e Ramës
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...
Inceneratori i Elbasanit duket se ka futur në hall të madh qeverinë dhe vetë kryeministrin Rama.
Kjo jo vetëm për procedurën e zbatuar, por edhe vetë shifrat e investimeve dhe gjithçka po ndodh këto ditë pas denoncimeve të opozitës ku po dalin me dhjetra pyetje e fakte nga gazetarët.
Po marrim në analizë dhe po bëjmë disa pyetje vetëm për Elbasanin, sepse aty në fakt ekziston një i quajtur incinerator, ndërsa në Fier dhe Tiranë, ato janë me ndërmend. Ose në projektet 3D të Edi Ramës sepse fizikisht inceneratorë nuk ka.
Pyetja e parë ka qenë pse inceneratori nuk po merrej në dorëzim nga Bashkia e Elbasanit, për këtë u gjet shpjegimi se do të kryhet vitin tjetër. Pse qeveria duhet të paguajë privatin edhe një vit kur gjithçka është gati?
Më tej qeveria deklaroi se inceneratori ka prodhuar energji që në vitin 2017 dhe dhe e hedh në rrjet por nuk ka çmim të shpallur nga ERE. Si e mer energjinë qeveria kur ska çmim? Çfarë ligji është shpikur që shteti merr nga private diçka pa çmim sot se me kësmet e paguan nesër?
Një tjetër detaj është fakti se kryeministri Rama tha se energji prodhohej nga 2017-ta, ndërsa burime zyrtare nga OSHEE lokale i thanë CNA.al se matësi i treguar nga kryeministri në emision ka 20 muaj që është montuar. Ku e çoi energjinë e prodhuar në 2017 inceneratori? Sepse 20 muaj nga muaji tetor 2020 del që matësi të jetë montuar rreth shkurtit të 2019. Tani 20 muaj apo 3 vite?
Më tej lindin pyetje pas qëndrimeve që deklarojnë punonjësit e inceneratorit. Thanë se ai do 100 deri 120 ton mbetje për të funksionuar në kapacitetet e tij. Sa është sasia e energjisë që prodhohet nga kjo sasi mbetejesh që digjen çdo ditë siç pretendohet. Kjo shifër nxjerr zbuluar serish gënjeshtren e sasisë të energjisë që Edi Rama reklamoi në emision.
Inceneratori sipas vetë deklarimeve publike duhet të prodhoje dhe avull për ngrohje dhe nevoja të tjera për Elbasanin. Ku e çon avullin ky inceneratori modern se ende nuk ka asnjë të dhënë publike as nga bashkia dhe as nga qeveria se po ngrohet ndonjë shkollë apo institucion publik. Apo avullin e futin në bote dhe e çojnë në Surrel?
Këtu po përjashtojmë edhe gënjeshtrën publike që qeveria po paguan vetëm 29 euro për ton si kosto për djegien e mbetjeve se në fakt qeveria ka firmosur kontrata që këto inceneratorë të ndërtoheshin nga private e më pas ti kalonin shtetit, kur në fakt qeveria shqiptare pas disa muajsh ka filluar të paguajë shuma të mëdha nga taksat e shqiptarëve.
Skema merr kontratë nga qeveria edhe pse ske asnjë lekë ta ndërtosh vetë, kontratën siguroje dhe merr kredi në një bankë të nivelit të dytë, dhe më pas paguaji interesat me lëkët që sërish ti jep qeveria, tashmë është e qartë për të gjithë.
Pa pyetur më shumë pse u përzgjodh kompania e bashkëjetueses të Mirel Mërtirit?
Pse pikërisht kjo kompani?
Çfarë janë kompanitë e tjera ku ai është administrator dhe Stela Gugallja është në ortakëri me Ernesto Granelin?
Cilat janë punët e kryera më parë? Eskperienca?
A përputhet inceneratori i ndërtuar me atë që është deklaruar në kontratë? Cila është vjetërsia e tij?
Cilat janë standartet mjedisore etj etj etj?
Qindra pyetje të cilat nuk kalohen as me kapsulim, as me foto e as me propagandë politike apo mediatike nga televizionet dhe portalet e paguara nga plehrat që pretendohet që digjen.
Qartësisht duket se inceneratorët ditët e fundit po djegin Rilindjen dhe kryeministrin më shumë se çdo skandal tjetër në këto 7 vite në pushtet./CNA.al
Shënim/ Disa pyetje për bashkinë e Elbasanit që nuk ka marrë ende çelsat e inceneratorit
Skema korruptive e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit/ Si u gllabëruan miliona euro
Ministri i jashtëm grek në Greqi Nikos Dendias pritet të mbë...
Drejtor i Kabinetit në PD, Dorjan Teliti thotë se ER, pronar...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryem...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar so...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të gjatë...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas ...
Dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike Belind Këlliçi dhe In...
Përfaqësuesit e PD-së, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa shkuan t...
Analisti Frrok Çupi, në një intervistë për Top Channel, ka k...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mbajti sot një takim me ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas...
Përfaqësuesit e PD-së, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa shkuan ...
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi dhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa k...
Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar disa fjalë Filip Çakulli...
Two files related to two criminal events, have the owner and...
Partia Demokratike ka denoncuar dhunën e ushtruar nga strukt...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë publik mesazhin e ambas...
Pas dhjetorit të vitit 2018 kur si pasojë e ndryshimeve në q...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria është tre...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...