Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në muajin shtator 2023, Ministri Balla foli publikisht për perimetrin e sigurisë, që do të jetë 50 m në distancë ajrore nga shkollat, si dhe për rëndësinë e parandalimit të shitjes së lëndëve narkotike: cigareve apo dhe produkteve nga ambulantët për të miturit në shkolla.
Në vitin 2018 u bënë disa ndryshime në ligjin 9158 për përdorimin e alkoolit tek të miturit, ku u shtua se përveç alkoolit, do të ndalohej edhe përdorimi i pijeve energjike apo të gazuara. Emisioni “Stop” ka bërë një vëzhgim në shkollat 9-vjeçare dhe situata është njëlloj, kaotike.
Në kohën e pushimit, nxënësve u shiten produkte të papërshtatshme në kangjellat e shkollës, apo në kioskat përballë. Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, tregon se kjo situatë është shumë shqetësuese. Perimetri i sigurisë nuk zbatohet dhe nxënësit janë të rrezikuar.
Ndriçim Mehmeti: Në shtator na u premtua që pas 90 ditësh do të kishte një udhëzim, madje do kalonte në parlament. Mesa di unë nuk ka kaluar në parlament dhe nuk e di, ne jemi këtu në shkollë dhe nuk e di ç’përmban perimetri i sigurisë. Që do të thotë: ku fillon dhe ku mbaron, kush e kontrollon këtë perimetër të sigurisë për ushqime, për sherret që ndodhin, për çështjet që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e orës mësimore. Janë absolutisht të ndaluara. Këto tani, jo vetëm që shiten brenda lokaleve, ku fëmijët i marrin pa asnjë problem, përfshirë edhe pijet alkoolike, por këta po shesin edhe në dyert e shkollave. Këtu s’i kontrollon njeri dhe larg qoftë nëse ato janë të helmuara, ne nuk dimë kush është personi që ka shitur. Ne kemi zero mundësinë e kontrollit mbi ta. Të ndërhyjë shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, por padyshim, përveç kësaj, mendoj që ajo që quhet taskforca, duhet të veprojë çdo ditë. Pra, të ndalohen urgjentisht ushqimet.
Gazetarja: A duhet të hapen dyert e shkollave? Po flasim gjatë kohës së pushimit.
Ndriçim Mehmeti: Absolutisht! Po të shkosh, në të gjitha shkollat thuhet ndalohet hyrja e prindërit, e jo më e atyre… Ndalohet për shkak se ne, për fat të keq, shumicën e shkollave e kemi në anë të rrugës dhe ti mund të pësosh një aksident automobilistik, sepse nuk ke ndonjë mbrojtje shumë të madhe.
Nga ana tjetër, Mirgit Vataj, Drejtor i Urdhrit të Punonjësve Socialë, thotë se zgjidhja mund të arrihet nëse bashkohen të gjitha strukturat. Sipas tij, shërbimi psiko-social duhet të punojë me nxënësit, përveçse duhet të merren masat për ata, që shesin produkte të ndaluara.
Mirgit Vataj: Ajo çka është për të ardhur keq është që, akoma nuk kemi një efektivitet në monitorimin dhe në evidentimin e të gjithë këtyre rasteve. Dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm, duke filluar që nga shkolla; pjesa e ndërgjegjësimit të fëmijëve. Stafi psiko-social i shkollave, punonjësit social të shkollave duhet të flasin me fëmijët për problematikën që shfaq pjesa e pijeve energjike, pra dëmtimet serioze që shkaktojnë tek shëndeti i fëmijëve pijet energjike. E dyta është që oficerët e sigurive në shkolla duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Pra, nëse shikojnë që brenda perimetrit ose në afërsi të perimetrit të shkollës, ka tregtarë apo dyqane dhe markete të cilët tregtojnë, duhet t’i raportojnë. Duhet të jetë në fokusin e tyre edhe çështja e pijeve energjike. Pra, të evidentohen të gjitha ato pikat të cilat tregtojnë pije energjike për fëmijët dhe sigurisht që të zbatohet të gjitha masat ligjore që parashikon kodi i vitit 2018./ tvklan
Festivali i Këngës në RTSH ngelet një nga aktivitetet ...
Në 21 qershor, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetu...
Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare”...
Demir Betoja denoncon në emisionin “Stop”, në Tv Klan, se ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një denoncim të for...
Festivali i 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ...
Në vitin 2022, kompania koncesionare e inceneratorit të Ti...
Në Tetor 2023, kryeministri Edi Rama, gjatë një shëtitjeje...
Për fëmijët e qytetarit Artan Berisha, i cili nuk regjistr...
Piranjat e kanë nisur sezonin e ri me një investigim të fo...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në njësinë nr. 3 në Tiran...
Është sikletosur, mërzitur dhe shqetësuar, shoku Leka ...
Afera e inceneratorëve ka brenda në kontratë të tjera ...
Bazri dhe Fitore Kallundra, shqiptarë të Kosovës dhe prona...
Familja Saliko nga Ksamili i dha pronën me qira policit Ar...
Familja Saliko nga Ksamili, e përbërë nga prindërit dhe 4 ...
Një nënë e re me tre fëmijë në Durrës, denoncon në “Stop” ...
Rruga për në Tufinë, në Tiranë, është amortizuar dhe ka da...
Kompanitë private që lidhen me Bashkinë e Tiranës dhe ...
Një tjetër rast skandaloz del në dritë për aferën e in...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...