
Erion Veliaj vijon pagesat për të kërkuarit e drejtësisë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për aferën qindra mln lekë të inceneratoreve. Përgjatë muajit dhjetor, kryebashkiaku i Tiranës ka dhëne 800 mijë euro për landfillin e Sharrës të sekuestruar nga SPAK. E teksa Partia Demokratike vijon çdo ditë denoncimet publike me fakte dhe prova që implikojnë Veliajn në këtë koncesion abuziv, dhe se KLSH ka nxjerrë raporte se pagesa për ton është e fryrë, SPAK nuk guxon as ta hetojë, duke e bërë atë të paprekshëm nga ligji.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ndien veten të paprekshëm nga ligji, megjithëse Partia Demokratike ka publikuar prej javësh fakte e dokumente se ai sillet si pronari real i koncesionit të mbetjeve në Sharrë. Pa pasur asnjë kompleks përballë prokurorëve të SPAK-ut, të cilët nuk guxojnë të hetojnë rolin e tij në aferën koncesionare, Veliaj vijon i pashqetësuar pagesat qindra milionë lekë për kompanisë e vendosur nën sekuestro, “Integrated Energy bv”.Në ditët e fundit të vitit 2023, e konkretisht në datat 22 dhe 27 dhjetor, Bashkia e Tiranës ka kryer tri transaksione në favor të kompanisë koncesionare me vlerë totale mbi 800 milionë lekë të vjetër ose rreth 800 mijë euro.
Të dhënat për këtë dhuratë për Vit të Ri të kryebashkiakut Veliaj ndaj dyshes Klodian Zoto-Mirel Mërtiri janë publikuar vetëm këtë të mërkurë nga Ministria e Financave, e cila nga ana e saj kishte mbi tri javë që nuk raportonte për pagesat e kryera nga Thesari i Shtetit. Sipas informacionit zyrtar, Bashkia e Tiranës ka kryer dy pagesa në datë 22 dhjetor dhe një pagesë të tretë në 27 dhjetor. Veliaj është i vendosur të paguajë tarifën e plotë për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, megjithëse dy institucione, e konkretisht Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion kanë dalë në konkluzion të njëjtë se pagesa 29 euro për ton mbeturina është e fryrë dhe abuzive.
SPAK po zhvillon prej tri vitesh hetime për hartimin dhe zbatimin e kontratës për ndërtimin dhe operimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës, me kosto koncesionare 128 milionë euro dhe kosto operimi 30-vjeçare që mund të kalojë 1 miliard euro. Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka vendosur nën sekuestro kompaninë koncesionare, si edhe ka arrestuar disa zyrtarë të nivelit të ulët e të mesëm, të cilët janë marrë me dokumentet e koncesionit. Ndërkohë, prokurorët e posaçëm, të paktën deri më tani, kanë dëshmuar se nuk kanë guxim të shkojnë tek nivelet e larta të zyrtarëve, tek vendimmarrësit e vërtetë të aferës së inceneratorit inekzistent të Tiranës./Syri.net
Gazetari Klodian Tomorri në një postim në rrjetet sociale ...
Mali i Gramozit është një tjetër atraksion turistik i rënd...
Kalon për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosja ndaj Kres...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është thirrur sot ...
Asambleja e Akademisë së Shkencave ka miratuar ditën e...
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje këtë të mërkurë pe...
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë ...
Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë "Meico", është paraqi...
Vlefta Bejko, Shefe e Urgjencës në Spitalin e Korçës, ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj t...
Drejtuesja e departamentit të marrëdhënieve me jashtë ...
Arian Çani ka komentuar emërimin e Blendi Gonxhes si m...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka bzul...
Një banore e fshatit Shqiponjë të Komunës Stravaj në Prren...
Qeveria shqiptare njoftoi se do të shpallë një garë br...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga mbledhja ...
Gjuha e përdorur në analizën e rezultateve të testit P...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar emërimin e Blen...
Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese pritet të zhvillojë nes...
Ditën e sotme një 71- vjeçar ka humbur jetën si pasojë e g...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...