
Zgjedhjet po shkojnë drejt javëve të tyre të fundit dhe pritet që beteja midis kandidatëve, sidomos atyre në listat e hapura, të thellohet.
Përtej përplasjeve brenda llojit dhe debateve me opozitën, ka dhe deputetë të cilët po trafikojnë votën e tyre, duke përfituar nga marrëdhëniet që kanë në rrethe të ndryshme.
Një nga rastet më klasike është ai i deputetit Vullnet Sinaj, i cili dikur deklaroi se do të ikte nga politika, më pas tashmë ka hyrë në garë dhe CNA ka mundur të investigojë dhe zbulojë lidhje të forta se si Vullnet Sinaj, nëpërmjet strukturave të ndryshme, bizneseve që ka në dispozicion, por dhe marrëdhënieve, siç e ka raportuar CNA, direkte, me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit, po tenton të bëjë shkëmbim votash.
Në Tiranë, Vullnet Sinaj ka dhënë orientime për të votuar Fatmir Xhafajn, pra deputetin e dalë nga drejtorët e dosjes “5D”. Pra, nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Erion Veliajt, në vitin 2021.
Tani në vitin 2025, Xhafaj ka gjetur një tjetër skemë. Orienton njerëzit e tij në Vlorë, votoni Vullnet Sinajn dhe Vullnet Sinaj nga ana tjetër i jep votat Fatmir Xhafajt në Tiranë.
Duket si një lojë e thjeshtë politike, midis dy kolegësh, por në fakt nuk është e tillë. CNA ka mundur të investigojë se po bëhet një betejë e fortë nga burgu i Durrësit për të orientuar votën, pra Erion Veliaj është përfshirë në një aksion politik.
Gjithashtu deputeti i drejtorëve të dosjes “5D”, Fatmir Xhafaj, është jo vetëm në listën e hapur në Tiranë, por kërkoi që me influencën e tij të “trafikojë” vota në qarqe të ndryshme duke përfshirë kandidatë të Partisë Socialiste, “unë të jap 5 apo 10 votat e mia që kam në Pogradec, Vlorë a gjetkë dhe ti më jep mua ato në Tiranë”.
E njëjta skemë po përdoret me Vullnet Sinaj, ku jo vetëm Fatmir Xhafaj, por dhe familjarë të tij, po kërkojnë votën për Vullnet Sinajn në Vlorë, me kthimin e votës, duke votuar njerëzit e Xhafajt për Vullnetin në Vlorë. Njerëzit e Vullnetit, përfshirë këtu struktura të biznesit etj., të votojnë për Fatmir Xhafajn.
Skema është e qartë dhe ashtu siç CNA raportoi, që “Latifi” i Erion Veliajt po kërkon të zgjidhet deputet duke bërë pazare dhe trafikim vote, nga një qark në një qark tjetër.
Megjithëse muaj më parë deklaronte se do të tërhiqej nga politika, tani jo vetëm ka hyrë në listë, por kthehet në “Latifin” e Erion Veliajt, në një bashkëpunim që nuk është vetëm nëpërmjet Fatmir Xhafajt, por edhe nëpërmjet vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj.
Ky i fundit është njeriu që shpërndan paratë në media për deputetin socialist dhe nëpërmjet reklamave ashtu siç CNA e ka thënë shpesh, politika kap median dhe e shfrytëzon atë për propagandën e saj.
CNA do të sjellë të tjera detaje dhe fakte se si persona të caktuar janë përfshirë në këtë fushatë, familjarë, të afërmit e Fatmir Xhafajt, individë me të shkuar kriminale, të cilët kërkojnë votën në Vlorë për llogari të Vullnet Sinajt dhe ky i fundit më pas e kthen respektin dhe nderin e votës që merr në Vlorë, duke votuar Fatmir Xhafajn në Tiranë.
Bashkimi i të dy kandidatëve është Erion Veliaj që ndodhet në burgun e Durrësit, por dhe një skemë, e cila përtej faktit që duket interesante është një skandal brenda socialistëve sepse tregon një ndarje të madhe dhe një betejë të ashpër brenda llojit, duke krijuar intriga, thika pas shpine dhe skema apo skenarë për të goditur një koleg apo një tjetër, përfshirë këtu edhe sulme në media që paguhen nga Vullnet Sinaj apo janë paguar nga inceneratorët, nga dosja “5D” e kështu me radhë./ CNA
Në vitin 2024, rreth 90% e rrymës nga importi erdhi përmes...
Dështimi i bursës ALPEX dhe marrëveshjet e dyshimta mes KE...
CNA ka investiguar dhe ka zbuluar se si po përdoren pa...
Një e re në Tiranë ka ndarë një denoncim se në një nga kli...
Hajduti më i madh i të drejtave të autorit, “DigitAlb”, ka...
Që kur nisi historia e avionit personal të Kryeministrit, ...
Në fillim të javës emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi n...
CNA ka zbardhur vendimin e plotë të Apelit të Posaçëm dhe ...
Pas publikimit të përgjimeve të kryebashkiakut të Tiranës ...
Vendimi 114 faqesh i Gjyqtarit të Apelit të GJKKO-së Enger...
Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë au...
CNA ka publikuar 13 faqe nga dosja e përgjimeve ndaj Velia...
CNA do të vijojë të sjellë detaje nga përgjimet në qelinë ...
Që prej 3 Prillit, CNA po vijon të publikojë përgjimet e...
CNA prej disa ditësh po sjell pjesë nga dosja e përgjime...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
Në përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ng...
Përgjimet e Erion Veliajt në burgun e Durrësit kanë nxjerr...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA prej ditësh me radhë po publikon përgjimet e bëra në b...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Gjermania do ta rrisë gradualisht moshën e daljes në pensi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...