web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SKANDALI/ Veliaj në burg për 1.1 mln euro transaksione, por përfitimet nuk ndalen! Skema korruptive vijon

9 Prill 2025, 12:17, Denoncim CNA

SKANDALI/ Veliaj në burg për 1.1 mln euro transaksione, por

Vendimi 114 faqesh i Gjyqtarit të Apelit të GJKKO-së Engert Pëllumbi, dhënë më 13 mars, zbulon një skandal të vërtetë.

Ndonëse kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në zyrë më 10 shkurt, përfitimet nga skema korruptive nuk ndalen.

Gjykata shpreh shqetësimin se mekanizmi që ata kanë ideuar duket i vështirë të ndalet. Madje nënvizon se ekziston dyshimi i arsyeshëm se përfitimet e Bashkisë Tiranë, të marra drejtpërdrejt apo tërthorazi, për vetë por edhe për familjarët e afërt të tij, për kryerjen e veprimeve që lidhen me funksionin e tij, kanë vijuar pa u ndalur.

Veliaj dhe Xoxa akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se krijuan një skemë korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh rreth tij me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro.

 

…Gjykata mban në konsideratë mekanizmin që personat nën hetim kanë ideuar, vënë në funksion dhe zbatuar për një kohë të gjatë, duket i vështirë të ndalet edhe prej vetë tyre. Pra, sa më tepër që këta shtetas vijojnë të qëndrojnë të lirë aq më i madh është rreziku që ata të kryejnë krime të rënda, të të njëjtit lloj me atë për të cilat procedohen.

 Gjatë periudhës së kësaj faze të hetimit paraprak, por edhe së fundmi, ekziston dyshimi i arsyeshëm se përfitimet e parregullta të titullarit të Bashkisë Tiranë, të marra drejtpërdrejt apo tërthorazi, për vetë por edhe për familjarët e afërt të tij, për kryerjen e veprimeve që lidhen me funksionin e tij, kanë vijuar pa u ndalur.

Në këtë kuptim, nga hetimi deri në këtë fazë konstatohet se veprimet që i përkasin pastrimit të produkteve të veprës penale që janë lidhur me nenin 260 të Kodit Penal, nga personi nën hetim Erion Veliaj, për shkak edhe të mekanizmit të ngritur përgjatë këtyre viteve, të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, kanë vijuar edhe për arsye se një skemë e tillë, për shkak të kompleksitetit që paraqet, është objektivisht e vështirë të pushojë së ekzistuari përsa kohë që subjektet tregtare vijojnë e marrin financime apo përfitime të tjera nga Bashkia Tiranë, për të cilat në një formë ose një tjetër i duhet të jenë “mirënjohës” titullarit të këtij institucioni’ thuhet në vendim

Pra, mënyra si është vepruar për kryerjen e veprave penale, mjetet e përdorura, vijimësia në kryerjen e shkeljeve ligjore edhe pas marrjes dijeni për to, bashkëpunimi dhe kryerja më shumë se një herë si rrethanë cilësuese përsa i përket veprës penale të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, shpërfillja nga titullari i të Bashkisë Tiranë ndaj fondeve publike të cilat për shkak të veprimeve të tij kanë përfunduar në llogaritë bankare të bashkëshortes së tij dhe organizatave e shoqërive që ajo efektivisht kontrollon, dhe rrjedhimisht në pasurimin personal të tij, vlerat e larta monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga bashkëshortët Veliaj  Xoxa, sugjeron edhe më tepër se personat nën hetim rrezikojnë realisht për të kryer krime njësoj të rënda me ato për të cilat tashmë procedohen.

Në rastin konkret, Gjykata mban parasysh faktin se personi nën hetim Erion Veliaj vijon që të ushtrojë funksione publike dhe ekziston rreziku që të abuzojë me detyrën. Ndërkohë përsa i përket personit nën hetim Elman Abule, nga hetimi deri në këtë fazë ka rezultuar se veprimet e kundërligjshme të tij, të cilat lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale, kanë zgjatur në kohë dhe kanë sjellë si pasojë “justifikimin” e shumave të konsiderueshme monetare të cilat më pas kanë hyrë si përfitim pasuror në bashkësinë ligjore të shtetasve Veliaj-Xoxa".

SKANDALI/ Veliaj në burg për 1.1 mln euro transaksione, por

Veliaj, Xoxa, Abule vepruan si grup i strukturuar kriminal”

Po kështu në vendim gjyqtari  Engert Pëllumbi nënvizon se, bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 28/4 i Kodit Penal, duke ia kaluar ‘topin’ SPAK për të ngritur një akuzë të tillë.

"… Erion Veliaj, duke prodhuar fatura fiktive për shoqëritë e kontrolluara nga bashkëshortja e këtij të fundit, personi nën hetim Ajola Xoxa, me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë të kësaj shume. Gjithashtu, shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, përmes shoqërive "Partners Laë" sh.p.k., "Arts Lab" sh.p.k., "Ava Studio" sh.p.k., "Nan Gallery" sh.p.k., si dhe OJF-ve "Byl- A", "Harabel", "Eventus" dhe "Muza", të cilat kontrollohen tërësisht nga kjo e fundit, kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110,000,000 (njëqind e dhjetë milion) lekë. Këto shifra tregojnë për një rrezikshmëri të theksuar të shfaqjes së veprës penale në rastin në shqyrtim.

Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 28/4 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriteret e pluralitetit të personave (tre persona), kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material (pastrimi i produkteve të veprës penale të korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit (non reformatio in peius).

Gjykata konstaton se lidhur me personin nën hetim Erion Veliaj ekzistojnë të tre kushtet e veçanta të sanksionuara në nenin 228, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale, për caktimin e masë së sigurimit ekstreme, rreziku i helmimit të provave, rreziku i ikjes si dhe ai i kryerjes së veprave penale të të njëjtit lloj me atë për të cilën po procedohet".

Nërkohë që Rama ka marrë drejtimin e bashkisë së Tiranës që prej arrestimit të Veliajt. Dhe fatkeqesisht skema korruptive vijon..../ Syri.net





Lajmet e fundit nga