
Prej 5 ditësh, CNA ka publikuar përgjimet nga burgu i Durrësit ndaj kryebashkiakut të arrestuar tashmë për tre akuza të rënda, Erion Veliaj.
CNA publikoi në datën 4 Prill, përgjimet se si Erion Veliaj nga burgu urdhëronte bashkëshorten e tij Ajola Xoxën të shmangte Konsullatën Amerikane në Tiranë, që të mos i përgjigjej kërkesës së institucionit për tu paraqitur.
Në përgjimet e siguruara nga CNA, Veliaj i thotë bashkëshortes së tij Ajola Xoxës se kur të vijë Aleksi gjërat do të rregullohen.
Aleksi nuk e ka mbiemrin në tekst, por me sa dyshohet nga kuptimi i bisedës mund të jetë Alex Soros, miku i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, të cilin ai e shpall shpesh vëlla e mik të tij të ngushtë.
Ky përgjim i zbardhur nga CNA është përmendur sot në Strasburg në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, nga kreu i PD-së Sali Berisha.
Berisha për të ilustruar faktin që sipas tij Shqipëria është një republikë e George Soros ka përmendur dhe përgjimin e zbardhur nga CNA.
"Sa për Sorosin, siç ju thashë më parë: nëse më pyesni çfarë është Shqipëria sot, Shqipëria është një republikë e George Soros. Po.
Për ta ilustruar, zoti President, kryetari i Bashkisë së Tiranës është arrestuar për korrupsion. Para disa ditësh, disa javësh, i dha një udhëzim gruas së tij: ‘Mos shko në Ambasadën Amerikane, pushteti ka ndryshuar atje, prit derisa të vijë Alex dhe gjërat do të ndryshojnë.’ Ishte fjala për Alex Sorosin. Askush nuk ka reaguar, sepse pas kësaj beteje, Departamenti i Shtetit, nën drejtimin e Anthony Blinken, bëri gjithçka për të më izoluar dhe për të kontrolluar çdo kontakt timin, me partinë time. Kjo është e vërtetë. Prandaj njerëzit nuk ishin shumë të prirur të merren me këto çështje.
Po, ju mund të na ndihmoni shumë. Mund të na ndihmoni. Së pari, dërgoni një mision verifikimi, sepse do të dëgjoni gjëra të pabesueshme. Dhe kur të prekni realitetin atje, atëherë mund të gjeni një mënyrë për të ndihmuar kombin tim, për të ndihmuar vendin tim të çlirohet nga kjo narkodiktaturë. Ne do të luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë, por na duhet edhe ndihma e njerëzve të lirë, kudo që janë. Dhe nga qeveritë europiane dhe miqtë tanë kudo”, tha Berisha./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Pas një seance maratonë për masë sigurie, Gjykata e Posaçm...
Sot Shqipëria ka hapur Konsullatën e Përgjithshme në Ulqin...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në konkursin e...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Tau...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur pajisjen me mater...
Këtë të hënë u njoftua se kanë mbërritur në Shqipëri fletë...
Kryetarit të FRPD-së, Besart Xhaferri, ishte pjesë e një t...
Kandidati për deputet i PD-së, Grigels Muçollari, ka ndarë...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot një informacio...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të...
Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar ng...
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte pjesë e mb...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika K...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në vizitën që p...
Kryeministri Edi Rama nderohet me Medaljen Presidenciale t...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Pranvera Ska...
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Tiranës, Belind Këll...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...