"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23 korrikut"/ Propozimi i Ballës kundërshtohet nga opozita
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...

Kandidati për deputet i PD-së, Grigels Muçollari, ka ndarë sot një denoncim mbi një problematikë në zonën e Astirit dhe Yzberishtit. Muçollari theksoi mungesën e një shkollë 9-vjeçare dhe një gjimnazi në këtë zonë.
Muçollari shprehet se megjthëse pronari i tokës ia ka dhuruar këtë pronë bashkisë, me një kontratë që ky truall mund të përdoret vetëm për shkollë, trualli është bosh prej gjashtë vitesh.
Muçollari tha se më 11 maj, kjo padrejtësi për banorët e kësaj zone do të marrë fund.
“Ndodhem sot në njësinë nr. 14, në zonën e Astirit dhe Yzberishtit, aty ku jetojnë afro 70 mijë banorë.
Një komunitet i madh, që prej vitesh ka nevojë jetike për një shkollë 9-vjeçare dhe për një gjimnaz, por NUK i ka. Nuk i ka, jo se mungon nevoja, por sepse qeveria dhe bashkia nuk i konsiderojnë banorët këtu, nuk i shohin, nuk i dëgjojnë dhe nuk i përfillin.
Sipas dokumenteve që do publikoj tregohet qartë se pronari i kësaj toke pas meje, bashkë me zhvilluesin, në vitin 2019 ia dhuruan Bashkisë së Tiranës plot 10 mijë metra katrorë për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare dhe një gjimnazi.
Mosbesimi te bashkia dhe qeveria ndihet edhe në kontratë, ku dhuruesit kanë bërë një dhuratë me kusht, e zeza mbi të bardhë: ky truall mund të përdoret vetëm për shkollë. Sepse e dinin mirë me kë kishin të bënin që po të mos ishte ky kusht, ndoshta sot këtu do ishin ngritur themelet e ndonjë kulle tjetër për klientët e zakonshëm.
Ja ku i keni: dokumentet e dhurimit, kontrata noteriale. Të gjitha të rregullta, të firmosura.
Po çfarë ka bërë bashkia në këto 6 vite?
Asgjë. Zero. Ja ku është trualli, bosh. Prej gjashtë vitesh, i lënë pas dore. Asnjë projekt, asnjë punë, asnjë interes. Gjashtë vite! Kur për të ndërtuar një kullë për klientët e tyre, nuk u duhen më shumë se 6 muaj, por për shkolla nuk gjejnë as kohën, as vullnetin. Sepse për ta, më shumë vlen një marrëveshje me oligarkët si në rastin e stadiumit 'Selman Stërmasi' sesa nevoja jetike e këtij komuniteti.
Më 11 maj, kjo padrejtësi do të marrë fund. Më 11 maj, qytetarët e kësaj zone do të zgjedhin me votë që këtu të ngrihen dy shkolla të domosdoshme për komunitetin.
Partia Demokratike, sapo të marrë drejtimin e vendit, do të nisë menjëherë ndërtimin e tyre. Pikërisht këtu, në këtë truall të dhuruar me përgjegjësi dhe vizion qytetar, do të ngrihet me urgjencë një shkollë 9-vjeçare dhe një gjimnaz.
Fëmijët e kësaj zone kanë të drejtën për të mësuar në kushte dinjitoze. Dhe kjo e drejtë do të bëhet realitet. Me votën e qytetarëve”,-tha Muçollari./CNA
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot një informacio...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të...
Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar ng...
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte pjesë e mb...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika K...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në vizitën që p...
Kryeministri Edi Rama nderohet me Medaljen Presidenciale t...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Pranvera Ska...
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Tiranës, Belind Këll...
Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarët në...
Mund të duket e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Nj...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi me anë ...
Skandali i mishit të pulës me salmonelë, sipas PD, duhet ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvill...
Fatmir Xhafaj në një reagim të bërë ka thënë që ka qenë pr...
Pas denoncimit të PD, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ur...
Kandidatja për deputete në qarkun Fier, e Partisë “Mundësi...
Luli Basha, pasi u zgjua nga gjumi letargjik dhe po bën fu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...