Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Për 5 ditë rresht CNA ka publikuar pa ndalim, vazhdon dhe sot dhe në vijim, disa dhjetëra faqe përgjime të bëra në ambientet e burgut të Durrësit ku ndodhet i burgosur Erion Veliaj.
E gjithë beteja e Veliajt ka qenë mediatike, por dhe kundër institucioneve të tjera si Ministria e Drejtësisë, KLP, biznesi etj. (LEXO KETU)
Në marrëdhënien e tij mediatike, dy janë emrat kryesorë, Carlo Bollino dhe Mero Baze, por dhe mediat kryesore në vend ku spikat "Report TV" dhe "Tema", por dhe "Top Channel", për mbulimin e asaj që bën Veliaj.
Erioni kërkon që mediat të japin në lajmet e tyre statuset e tij, që ato të publikohen live dhe kështu ndodh. Sapo Erioni hedh statuset, ato publikohen.
Këto statuse përmbajnë sharje, shpifje, fyerje dhe kërcënime, të bëra ndaj prokurorëve dhe gjykatësve.
Disa mund ta shohin me një sy kritik, dikush tjetër mund të jetë më gjakftohtë. Në syrin kritik thua se këtu kemi të bëjmë me “një grup të strukturuar kriminal”, sepse ke një kryetar organizate që është Erioni, ke shpërndarësit dhe zbatuesit që janë Mero, Carlo, “Top”-i etj., që çuditërisht në fakt janë të njëjtat media dhe televizione të paguara nga paratë e aferave të inceneratorëve, të koncesioneve, të qeverisë, paguar nga paratë e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, janë të njëjtët dhe financieri që është ky i fundit, pra urdhëruesi, zbatuesi dhe ekonomisti. Gjithçka është një skemë e mbyllur.
Duke e parë me gjakftohtësi, duke lënë mënjanë veprat penale që na tregon përgjimi i Erion Veliajt, të cilat fillojnë nga shpifja te ndikimi dhe ushtrimi i paligjshëm ndaj zyrtarëve deri te kanosjet që vetë drejtpërdrejt Veliaj u ka bërë prokurorëve dhe gjyqtarëve apo deri tek korrupsioni aktiv dhe korrupsioni pasiv në privat që ka të bëjë me paratë që marrin këta njerëz për këto shërbime të ofruara.
Duke lënë mënjanë veprat penale apo duke e parë me gjakftohtësi në përgjime e kupton se Erion Veliaj dhe njerëzit e tij të mediave jetojnë në një tjetër univers.
Universin e të paprekshmit që mund të bënte çfarë të donte dhe këtë mendonte se mund ta zgjidhte me pushtetin dhe karrigen e kryetarit të bashkisë.
Se, mund të ishte i përjetshëm, dhe do të përdorte media dhe me këto media do të trembte Altin Dumanin apo Ols Dadon, do të trembte gjyqtarin Erjon Bani apo gjyqtarin Engert Pëllumbi, ndaj të cilëve çfarë nuk thanë dhe çfarë nuk bënë.
Të lëmë mënjanë veprat penale dhe gjithçka që kanë bërë, thjesht lind pyetja: “Si ka mundësi që Tirana është qeverisur kaq vite nga një njeri kaq i pështirë dhe kaq i neveritshëm në marrëdhënie me njerëzit?”
Që thjeshtë dhe vetëm dirigjon nga qelia sulme, akuza, skema, skenarë, trillime, mashtrime, nga më të pështirat.
Këshillohet, gjen dëshmitarë, shpik 2 milionë euro, prodhon lajme të rreme, sulmon media, gazetarë, prokurorë, gjyqtarë, mashtrime nga më të ndryshmet dhe qëllimi i vetëm është për të ndalur prokurorët duke u thënë keni nxjerrë sekretin hetimor.
“Pse flet KLP-ja, ajo është e jona”. Ky është një tjetër skandal më vete që dëgjohet në ato përgjime.
Dhe, ajo që mëson në fund është se sa i turpshëm është fakti se kush e ka drejtuar Tiranën këto vite. Se si janë mashtruar qytetarët e Tiranës gjithë këto vite, se si janë mashtruar shqiptarët gjithë këto vite nga ata që dje prodhuan një “Griselda”, që bashkë me ta janë dhe ata që thanë se “George Bush”-it i kishin vjedhur orën, janë po ata që thanë që inceneratori i Tiranës është atje megjithëse ai nuk ekziston, janë ata që kanë thënë sa të mirë janë inceneratorët megjithëse ato nuk punojnë apo nuk kanë përfunduar, janë ata që thonë sa të mira janë koncesionet, koncesionet në shëndetësi, që për njërin prej tyre është një ministër në burg, Ilir Beqaj.
I duan koncesionet sepse ata që i marrin ato i paguajnë direkt dhe indirekt, edhe nëpërmjet Arbër Veliajt dhe nëpërmjet të tjerëve.
Ja, kjo është e gjithë skema që mësuam.
Këtë herë të shkruar e zeza mbi të bardhë, e thënë nga goja e kryebashkiakut dhe nga përgjimet. Ai i thoshte ata i zbatonin, se që kjo ndodhte, se kush ishin këta dhe çfarë shërbërtorë të zellshëm ishin, e dinin të gjithë.
Dikush ka 20 vjet që ha bukë dhe është bërë miliarder dhe pronar hotelesh vetëm duke sharë Sali Berishën, bashkë me atë tjetrin katundarin e Leçes së Italisë që vjen dhe jep mend, leksione dhe pretendon që është gazetar europian ku në fakt nuk di të bëjë gjë tjetër thjesht dhe vetëm për çdo të vërtetë që i del përballë ia atashon Berishës.
Ka 20 vjet që e bëjnë këtë lloj shërbimi dhe në këtë formë dhe për arsyet që i dinë të gjithë.
I di gjithë bota e gazetarëve dhe të gjithë qytetarët se nuk janë aq budallenj sa i mendon Carlo apo Mero, por nuk i kishin parë dhe dëgjuar nga vetë goja e kryebashkiakut, të shkruar të zezën mbi të bardhë që t’i përdorte si letër higjienike duke i urdhëruar për të bërë veprime të cilat në fakt janë vepra penale.
Dhe, me gjakftohtësinë më të madhe thjesht dhe vetëm lexon dhe mëson diçka të pështirë, të turpshme, lexon dhe kupton se çfarë këllire gatuhet në korridoret e pista të politikës dhe korrupsionit./ CNA
CNA ka publikuar deri tani dhjetëra faqe përgjimesh të kry...
Përktheu: Brizida Gjikondi Di që shumë prej jush janë të ...
Në media u shpërnda fort lajmi se dy persona kishin hakeru...
Në datën 25 mars, në sallën poshtë Katedrales së Kishës ...
Në një editorial, nga këto që i shkon shumë për shtat,...
Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë...
“Jam hajdut me 250 mijë vota dhe duhet të jem i lirë, apo ...
Avokatë, të cilët ushtrojnë detyrën pasi janë larguar ...
Sot në Tiranë është shfaqur shtetasi amerikan Joshua.E.Rob...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet pas he...
Partia Socialsite është një forcë e madhe politike, që...
Një kthim pas në kohë dhe leximi i sjelljes së kryebas...
“Trekëndëshi i Bermudës”, si njësi gjeografike e mistershm...
Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar be...
Valmir Xoxa është një personazh mjaft interesant që de...
Kryeministri Rama sërish sot ka përmendur gazetarët sp...
Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet...
Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se t...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nesër një dëgjesë me rek...
Çudi si kërcënohet gjyqtari në Fier fill pasi politika lës...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...