E hënë intensive për Kuvendin/ Zbardhet rendi i ditës për seancën plenare
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenar...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenar...

Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar betejën e tij aspak ligjore kundër SPAK-ut dhe GJKKO me sulme banale, fyese, sharje ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Erion Veliaj po ndërton strategjinë e tij që të hiqet prokurori Ols Dado ndaj të cilit bën sulme personale, fyese, sharje, shpifje dhe gjithçka tjetër.
Në fakt, prej disa ditësh është zbuluar dhe strategjia e tij dhe studios ligjore të Arben Rakipit, avokatit Ermir Beta kundër drejtësisë, përtej lëvizjeve në mbrojtje të Erion Veliajt, strategjia me letra në ILD dhe KLP etj.
Por tashmë më e rëndësishme se sharjet apo veprimet që çojnë deri në dyshimet për lidhje okulte të drejtësisë, është fitorja që duhet të ketë drejtësia mbi korrupsionin.
A do të bien ILD dhe KLP në duart e një avokati apo instrumenteve politike të PS-së, të grupit parlamentar të saj?
Pasi janë thirrur në Apel deputetët për të mësyrë ILD-në dhe KLP-në dhe sa më shumë influencë për të goditur prokurorin për të goditur drejtësinë.
Artur Metani deri tani nuk ka reaguar pasi ka një parim të thjeshtë.
Prokurori nuk mund të sulmohet pas fillimit të një procesi sepse ky i fundit në dy raste nga gjykata është gjetur me të drejtë në zbatim të ligjit ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe ka çuar në masë sigurie Erion Veliajn.
Ky i fundit kërkon që të shpëtojë me sulme dhe akuza ndaj prokurorit për ta përjashtuar nga procesi, fillimisht duke i kërkuar dorëheqjen dhe tani për ta larguar fare ndoshta dhe nga detyra.
Një institucion ku pretendohet se shumë prej individëve janë të zgjedhur nga strukturat politike të kontrolluara nga socialistë, sa nga Fatmir Xhafaj apo dhe instrumente të tjera.
Por e rëndësishme është që institucioni të qëndrojë jo vetëm përballë Erion Veliajt, por përballë një precedenti që do të sillte rrëzimin e drejtësisë dhe gjunjëzimin e saj në duart e korrupsionit politik./ CNA
Valmir Xoxa është një personazh mjaft interesant që de...
Kryeministri Rama sërish sot ka përmendur gazetarët sp...
Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet...
Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se t...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nesër një dëgjesë me rek...
Çudi si kërcënohet gjyqtari në Fier fill pasi politika lës...
Kurrë nuk ishte bërë kështu kryeministri, nuk ishte tr...
Dy dekada para se Europa të përfshihej në Luftën e Parë Bo...
Mediat e inceneratoreve dhe ato të paguara nga paratë e vë...
Një personazh që thuhet se mund të duket si roli i “Tano K...
Prej datës 10 shkurt, që kur kryebashkiaku Erion Veliaj ës...
Fatmir Xhafaj shkroi sot se “prokurori nuk bind”. E thënë ...
Fjalimi i zv/Presidentit Amerikan drejtuar udhëheqësve pol...
Andi Bushati, sërish në një dalje të tij mediatike, vazhdo...
Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga...
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...
Sot u vërtetua ndoshta edhe një profeci, por dhe një qëndr...
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një mënyrë tjetër për të mba...
Arrestimi i Erion Veliajt ishte lajmi i parë i dhënë sot n...
Një aferë korruptive, rreth një miliard euro, me projeksio...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...