Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dy dekada para se Europa të përfshihej në Luftën e Parë Botërore, Friedrich Engels bëri pyetjen dramatike “Kann Europa abrüsten?" (“A mund të çarmatoset Europa?"). Dy ditë më parë, në të njëjtën sallë që mban emrin e vizionarit të Europës së Bashkuar, Altiero Spinelli, Mario Draghi ngriti pyetjen po aq dramatike "A mund të jetë konkurruese Europa?"
Teksa bota po hyn në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, Europa rrezikon të mbetet mbrapa si një projekt gjysmak politik - as shtet federal, as bashkim real shtetesh. Zgjidhja mund të vijë vetëm nga një rikonceptim radikal i projektit europian.
Mario Draghi ka analizuar jo vetëm sfidat, por edhe mundësitë, dhe Kompasi i BE-së i hartuar mbi bazën e raportit të Draghi-t dhe i prezantuar para disa ditësh nga Ursula von der Leyen, i përkthen këto munësi në politika me buxhete dhe afate ambicioze. Por në mes të rrugës së jetësimit të këtyre politikave qëndron një shkëmb i madh: burokracia dhe organizimi politik i BE-së.

Në anën tjetër, në SHBA, presidenti Trump firmosi mbi 60 urdhra ekzekutivë, për të cilët BE-së do t’i duheshin mbi 20 muaj. Madje, jo vetëm kaq, SHBA-ja është futur në një proces të thellë të derregullimit, që synon çlirimin e energjive dhe buxheteve nga burokracia e rregullave dhe agjencive.
“Nëse ndjekim procedurat tona të zakonshme legjislative, të cilat shpesh zgjasin deri në 20 muaj, përgjigjet tona politike mund të jenë të vjetruara sapo të implementohen,” tha Draghi dje në Parlamentin Europian. Sipas Draghi-t, FMN-ja vlerëson se barrierat e brendshme të BE-së janë të barasvlershme me një tarifë prej rreth 45% për prodhimin dhe 110% për shërbimet.
Ndërkohë, Kina është një shtet me një qeveri dhe vetëm një parti që merr vendime. Diferenca e shpejtësisë së vendimmarrjes, sidomos në kohën e sotme të avancimit teknologjik mahnitës, është thelbësore për konkurrueshmërinë. Për shkak të organizimit politik me 27 shtete, pra me 27 qeveri dhe 27 parlamente që duhet të bien të gjitha pa përjashtim dakord për një politikë të re, BE-ja nuk është në të vërtetë një treg i përbashkët.
Pra, Kompasit të Konkurrueshmërisë i mungon diçka. I mungon vetë Europa.
Tani le të shkojmë pak më larg, tek ëndrra e Europës së bashkuar federale e Altiero Spinelli-t në Manifestin e Ventotenes (1941). Për një koincidencë të bukur, salla e Parlamentit Europian ku dje Mario Draghi mbajti fjalimin e tij alarmant quhet Salla Altiero Spinelli.

I internuar si antifashist në ishullin Ventotene, Spinelli, në grupin e të cilit ishte edhe shqiptari Llazar Fundo, shkroi një manifest për Europën e pasluftës. Ky manifest ka një ide të madhe, siç janë idetë e lindura në ditët e vështira: bashkimin e Europës në një, Shtetet e Bashkuara të Europës.

Sot, Europa e bashkuar në një shtet të vetëm federal, me një qeveri federale, një ushtri dhe një president me fuqi ekzekutive si SHBA-ja, është sa utopi, aq edhe domosdoshmëri e kohës. Është utopi për shkak të kompleksitetit të diversitetit të gjuhëve dhe kulturave të shteteve europiane.
Pra, identiteti i fortë kombëtar i shteteve evropiane duket se është pengesa e pakapërcyeshme drejt një Europe të bashkuar dhe konkurruese.
Në të vërtetë, jo.
Ashtu si identiteti krahinor komunitar për një shtet, identiteti kombëtar për Evropën e Bashkuar jo vetëm që nuk është pengesë, por mund të jetë themeli i fortë i këtij projekti gjenial, që duhet të marrë formën e vet historike të unifikuar. Shtetet dhe BE-ja si një familje e madhe e shteteve anëtare janë organizma të gjallë. Në bazë janë qelizat, pra komunitetet lokale, dhe më pas indet, shtetet anëtare të këtij organizmi.

Historia na ka treguar se çdo konstrukt shoqëror që nuk ndjek konstruktin gjenial të natyrës apo Zotit ka dështuar.
Projektit të Europës së Bashkuar i nevojitet jo vetëm trupi, por edhe shpirti europian.
Politika sot mendon dhe flet pak për komunitetet, ndaj karakteri komunitar i stofit me të cilin ndërtohet kohezioni social është prishur. Shoqëria nuk është thjesht një bashkësi individësh apo konsumatorësh. Ajo është e organizuar në grupe sociale si familja dhe komunitetet lokale. Aty fillon ndërtimi i shpirtit dhe vetëdijes evropiane, aty kultivohet një identitet i përbashkët, i cili ka brenda edhe diversitetin e individëve si një vlerë të shtuar. Ky identitet bëhet fabula rreth së cilës jeton dhe rritet individi si anëtar i këtij komuniteti. Nëse identiteti komunitar është i shëndetshëm, edhe identiteti kombëtar rreth një fabule më të madhe si kombi është gjithashtu i shëndetshëm.
Shoqëritë nuk mund t’i mbajë bashkë vetëm ligji, sepse esenca e shoqërisë është shpirtërore, jo ligjore; është natyrale, jo politike; është komunitare, jo shtetërore. Familja, lagjja, qyteti, krahina janë organizimet ku ruhet dhe kultivohet karakteri i përbashkët komunitar.
Liberalizmi, sistemi i ekonomisë së tregut dhe globalizmi kanë krijuar një progres të jashtëzakonshëm, por harruan dimensionin shpirtëror emocional të qelizës së shoqërisë që është familja dhe komuniteti. Ndaj duket se dalëngadalë po bëhen viktima të suksesit të tyre. Mjafton të shikoni hartën e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe të dalloni qartë se si janë ngjyrosur me të kuqe zonat me komunitete të vogla. Aty cenimi i vlerave komunitare, duke filluar nga familja, është më i ndjeshëm, ndaj dhe tezat e Trump-it për kufizimin e emigracionit ilegal, deportimin e individëve me rekorde kriminale dhe mbrojtjen e familjes tradicionale u përqafuan masivisht.

Në një kuptim, përkatësia në një komunitet bëhet edhe më e fortë se përkatësia në një shtet. Kufijtë shtetërorë janë vendosur përgjithësisht brutalisht, nga “të fortët” dhe kanë krijuar realitete të sforcuara sepse i kanë konsideruar si problematike fijet krahinore komunitare, ndaj në rastin më të mirë i kanë shpërfillur, dhe në rastin më të keq janë përpjekur t’i prishin.
Në një restorant në Parga të Greqisë, kamerieri më foli shqip. E pyeta nëse kishte ardhur nga Shqipëria për punë. “Jo,” më tha Mihali, “jam vendas, nga Suli.” “Je shqiptar?” e pyeta. “Jo,” më tha, “por në familje kemi folur shqip (arvanitika).” Pasi e dalloi që përgjigjja e tij m’u duk pak e çuditshme, m’u afrua dhe më tha në vesh: “Jemi një; politika na ndan me kufij, na vendos emra, na vendos kundër njëri-tjetrit, na tregon çfarë na ndan dhe jo çfarë na bashkon.”

Krahina e Sulit dhe luftërat e suliotëve për të ruajtur identitetin e tyre mund të jenë ilustrimi më monumental i tensionit konstant ndërmjet gjeopolitikës dhe shpirtit komunitar, që fatkeqësisht zakonisht përfundon në favor të së parës. Ky shpirt, i përdorur dhe i nëpërkëmbur, është shumë i thellë; ndaj Mihali, pasi u ngatërrua pak me identitetin shtetëror politik, tha të vërtetën shpirtërore, të zhveshur nga ideologjia: jemi një.
Askush nuk e harron mëhallën e fëmijërisë, komshinjtë, shokët e vjetër, lojërat në rrugicë. Rrënjët e komunitetit ku njeriu lind e rritet i merr gjithmonë me vete. As lëvizjet e mëdha demografike të kohës së sotme, as dinamikat dhe cepat ku jeta të përplas për mirë apo për keq, nuk i fshijnë dot kujtimet, të cilat janë skalitjet e identitetit tënd të thellë.
Një sipërmarrës i suksesshëm që kam takuar në Boston, ku kishte emigruar prej 30 vitesh, më tha se çdo ditë zgjohet me dëshirën për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Malësinë e Madhe. “Këtu ndihem si një pemë e shkulur nga toka e vet dhe e mbjellë në një vazo,” më tha.
Pra, nuk mjafton ekonomia. Dimensioni që nuk e zëvendëson dot ekonomia është përkatësia, është familja, fshati, qyteti, kultura; janë këngët, tregimet, gjuha.
Nëse do të imagjinonim një politikë që fillon nga ky dimension shpirtëror njerëzor, edhe vetë shtetet do të ishin më kohezive dhe me më shumë energji për progres. Duke shkuar larg me liritë individuale dhe interesat shtetërore, janë harruar interesat komunitare. Pak shtete kanë provuar të vendosin në themel karakterin komunitar.
Singapori është një model suksesi spektakolar që provoi se shpirti i komunitetit është më i fortë edhe se feja. Kultivimi i këtij shpirti e bëri edhe vetë Singaporin një histori suksesi ekonomik.

Zvicra është një shtet tregjuhësh, por kantonizimi dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e komunitetit në vendimmarrje e bën një shtet pa tensione të forta.
Pra, politikat duhet të ndërtohen jo vetëm në respekt të lirive individuale, por edhe të familjes dhe komunitetit, për të ruajtur kohezionin social të pacenuar.

Pra raportet për të ardhmen e Europës duhet të dalin nga zyrat dhe të kthehen në një lëvizje epokale shoqërore që shkon nga kryeqytetet e BE deri në fshatin më të largët të Ballkanit. Kjo lëvizje duhet të përhapë një tregim:
Jemi një, jemi europianë. Kemi familjen të parën, pastaj lagjen, fshatin a qytetin ku kemi lindur dhe kombin të cilit i përkasim me krenari, por mbetemi një – evropianë të bashkuar në historinë tonë të re.
Ka vetëm një forcë që mund ta bëjë këtë narrativë të gjithëpranuar – rreziku i madh i falimentimit të kontinentit tonë në kohën e re, që erdhi më shpejt se ç’e parashikonim. Vetëm kjo forcë mund të shtyjë Europën drejt federalizmit.
Deri atëherë, ky projekt do të jetë në fijen e perit, i lëkundur ndërmjet zhgënjimit dhe shpresës për të rigjetur ekuilibrin./ CNA
Mediat e inceneratoreve dhe ato të paguara nga paratë e vë...
Një personazh që thuhet se mund të duket si roli i “Tano K...
Prej datës 10 shkurt, që kur kryebashkiaku Erion Veliaj ës...
Fatmir Xhafaj shkroi sot se “prokurori nuk bind”. E thënë ...
Fjalimi i zv/Presidentit Amerikan drejtuar udhëheqësve pol...
Andi Bushati, sërish në një dalje të tij mediatike, vazhdo...
Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga...
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...
Sot u vërtetua ndoshta edhe një profeci, por dhe një qëndr...
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një mënyrë tjetër për të mba...
Arrestimi i Erion Veliajt ishte lajmi i parë i dhënë sot n...
Një aferë korruptive, rreth një miliard euro, me projeksio...
Opozita ishte e para që i hodhi dorashkën e sfidës maxhora...
Sot gjatë të gjithë ditës, me orë të zgjatura, ka pasu...
Dje u shpërnda një njoftim nga Taulant Zeneli me cilës...
Kryebashkiaku i Tiranës është nën hetim për 4 akuza penale...
Në vend të prologut... Ferdinand Samarxhi Nderi i Kombit...
Lulzim Basha javën e shkuar ka bërë blerjen e jetës! Ka bl...
Dje në mbrëmje të gjithë shqiptarët panë më në fund tr...
Erion Veliaj është në kërkim të Nesti Angonit! Hipotezat s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...