
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore të mbrëmjes për të kuptuar që Erion Veliajn nuk ka kush ta mbrojë.
Tek tuk ndonjë gazetar periferik portalesh, që keqpërdoren nga lëmoshët që jep Veliaj, një person nën hetim siç është Plarent Ndreca, vetë Baton Haxhiu një nga mendjet mbështetëse kryesore të Edi Ramës e kishte braktisur Erion Veliajn.
Të gjithë binin dakord, të majtë e të djathtë, se Erion Veliaj ishte zullumqar, e kishte mbushur kupën.
Që do të thotë nuk e kanë lexuar vendimin e gjykatës sepse janë rreth 400 faqe mbushur me fakte e prova. Me dhjetëra OJF të Ajola Xoxës që marrin fonde nga bashkia, me mënyrën si ndërtohen skema për të futur para cash, me lejet e ndërtimit të dhëna nga Erion Veliaj për fitime e kështu me radhë.
Nga ana tjetër sulmoheshin prokurori dhe gjyqtari nga kamikazë mediatikë, a thua se lindën dje Olsi Dado dhe Erion Bani, e i shpikën provat dhe me çdo kusht duhet shpëtuar Erion Veliaj.
Në fakt më shumë se të merreshin me prokurorin e gjyqtarin, duhet të merreshin me Klotilda Bushkën, e cila shkoi dhe në zyrën e Avokatit të Popullit dhe thirri një dëshmitare apo e kapi diku tjetër dhe i mori telefonin.
Më shumë se sa me prokurorë dhe gjyqtarë, duhet të merreshin me dhjetëra OJF të Ajola Xoxës, që i shisnin piktura dhjetra miliona lekë subjekteve që sapo merrnin leje ndërtimi. Duhet të merreshin me qindra mijëra eurot që janë gjetur në llogari bankare të Ajola Xoxës. Me vilën në Qerret të Ajolës dhe Erionit, e kështu me radhë.
Por u morën me prokurorin dhe gjyqtarin sepse Erionin nuk ka kush ta mbrojë dhe ata që dolën nëpër ekrane iu vinte turp se për çfarë po flisnin. (LEXO KETU)
As Edi Rama vetë nuk e mbrojti dot Erionin, pavarësisht se po përpiqet të bëjë një lojë politike, ndoshta për t’i dhënë mbështetje që Erioni mos “t’i çmendet”, por në fakt dhe Rama e di kush është Veliaj.
Dhe ata minimalisht gazetarë e dinë kush është bashkëshorti i Ajola Xoxës, të tjera do të zbardhen në vijim, ditë pas dite. Edi Rama dhe ata që u vjen turp ta mbrojnë, ato që kanë dëgjuar do t’i shikojnë të zbardhura në letër, me fakte dhe prova, që vërtetojnë se kush ishte zdromsi që drejtonte Bashkinë e Tiranës./ CNA
Sot u vërtetua ndoshta edhe një profeci, por dhe një qëndr...
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një mënyrë tjetër për të mba...
Arrestimi i Erion Veliajt ishte lajmi i parë i dhënë sot n...
Një aferë korruptive, rreth një miliard euro, me projeksio...
Opozita ishte e para që i hodhi dorashkën e sfidës maxhora...
Sot gjatë të gjithë ditës, me orë të zgjatura, ka pasu...
Dje u shpërnda një njoftim nga Taulant Zeneli me cilës...
Kryebashkiaku i Tiranës është nën hetim për 4 akuza penale...
Në vend të prologut... Ferdinand Samarxhi Nderi i Kombit...
Lulzim Basha javën e shkuar ka bërë blerjen e jetës! Ka bl...
Dje në mbrëmje të gjithë shqiptarët panë më në fund tr...
Erion Veliaj është në kërkim të Nesti Angonit! Hipotezat s...
Është e turpshme ajo që ndodh me opozitën. Përdorimi i...
Erion Veliaj ka hequr xhupat e shtrenjtë kur shfaqet n...
Ditët e fundit një ngjarje ka marrë dhenë, ndalimi i M.M, ...
Kryebashkiaku i Tiranës ende në detyrë, Erion Veliaj, ...
Elvi Fundo Djali i ish-kryeministrit të diktaturës Me...
Sapo ka hyrë viti i ri 2025, me dimrin që pason dhjeto...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është nën hetim nga SPAK-u ...
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të fundit mediat...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...