
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të fundit mediatike, në mbyllje të vitit 2024, i bëri një mbrojtje publike Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, i cili është nën 4 akuza të rënda penale nga SPAK-u.
Shpesh Rama ka bërë cirk me drejtësinë e re, herë duke e bërë veten si baba i kësaj reforme, herë duke shpikur komsionin “Xhafaj”, herë duke e mbrojtur këtë të fundit diku për qëllimet e Veliajt, diku për qëllimet e njerëzve të tij që kanë përfunduar pas hekurave për korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe afera, diku ndoshta për të kontrolluar SPAK-un.
Qëndrimi i fundit me Erion Veliaj e bën Ramën një gjyqtar në GJKKO përballë fakteve të SPAK dhe provave të gjetura të prokurorëve kundër kryebashkiakut të Tiranës.
Edi Rama merr rolin e gjyqtarit dhe pas njoftimit zyrtar të bërë nga SPAK kryeministri ynë tashmë e ka kuptuar sa thellë kanë shkuar hetimet, sa thellë kanë hetuar prokurorët. (LEXO KETU)
Ndoshta është shqetësuar për këtë të fundit duke kuptuar se, hetimet të tilla që çohen deri në fund, që kanë si themel vetëm zbardhjen e së vërtetës janë shumë profesionale dhe si të tilla nxjerrin fakte dhe prova pafund.
Kështu ka ndodhur dhe me kryebashkiakun e Tiranës, i cili veten e ka quajtur b*lehekuri, i paprekshmi dhe zonja e tij Ajola Xoxa është çuditur kur i kanë trokitur në derë oficerët e BKH-së.
Që kryeministri ynë të jetë i qetë, ndoshta duhet të ndodhë një veprim tjetër.
Të çojmë Edi Ramën gjykatës në GJKKO dhe SPAK t’i çojë atij dosjen hetimore me faktet dhe provat nga të cilat shumë pak dimë ne si media apo di publiku dhe besojmë që shumë më shumë di kryeministri ynë, pavarësisht se ai do të bëjë mbrojtjen e tij publike dhe politike.
Si gjykatës Edi Rama do të merrte një dosje e cila është shpërthyese nga informacionet që vijnë nga institucionet e shtetit shqiptar, jo nga SPAK, sepse gjithmonë përgjegjësia për daljen e informacioneve i lihet SPAK.
Në fakt institucionet e shtetit shqiptar, janë bankat, strukturat që kontrollohen nga SPAK, atje ku çohen dokumentet, kërkesat nga prokurorë të cilët më pas rrjedhin informacionin, apo një rrjedhje informacioni që vjen nga gjykata. Por kjo ka pak rëndësi.
Edi Rama di mjaft fakte dhe prova. Erion Veliajn e ka pasur bashkëpunëtor të ngushtë. Kryeministri ynë në rolin e gjyqtarit në rast se do të merrte dosjen e prokurorëve të SPAK mund të shtonte akoma më shumë akuzat dhe nëse prokurorët shkojnë me kërkesa mesatare ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij për veprat penale për të cilat akuzohen dhe me një gjyqtar të zakonshëm po themi që Veliaj do të dënohej me 2,4,6 vite burg, me Edi Ramën gjyqtar, me faktet dhe provat që dihen apo dhe me të tjera që ende nuk i dimë por nga informacionet e mbledhura në institucionet ku SPAK ka shkuar dhe ka hetuar Edi Rama do ta dënonte Veliajn me mbi 15 vite burg, ndoshta do t’i falte burgimin e përjetshëm. (LEXO KETU)
Ky është rasti ku Edi Rama është gjyqtar në GJKKO dhe shqyrton kërkesën e prokurorëve të SPAK dhe jep vendimin për Erion Veliajn./ CNA
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij mediatike të fun...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, vendosi n...
Sot SPAK-u me një njoftim zyrtar saktësoi se ka fillua...
Kryebashkiaku i Tiranës sot u paraqit në SPAK për herë...
Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme...
Dy ditë më parë nxorëm një shkrim me disa materiale të për...
Në disa dalje mediatike të javëve të fundit, Lulzim Ba...
Pasuria e Altin Dumanit shpesh tentohet të kthehet në një ...
Demokracia ka disa rregulla të pashkruara, disa rregul...
Titulli i kalorësit antikorrupsion kësaj radhe gjeti mbësh...
Të nesërmen e lajmit të shpërndarë nga Fatmir Xhafaj se ai...
Gati 10 ditë më parë në media doli informacioni nga SP...
Dy ditë më parë mediat raportuan se SPAK-u pas disa...
Ajola Xoxa, një juriste me dyshimet se edhe studimet nuk i...
Shumë qytete të Shqipërisë po zbukurohen ndryshe nga ç...
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më...
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një ale...
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...