
Shumë qytete të Shqipërisë po zbukurohen ndryshe nga çdo vit tjetër në pragun e hyrjes së 2025 dhe në largimin e vitit 2024.
Duket një atmosferë shumë festive, pozitive. Nga ana tjetër, qeveria jep shpërblime për pensionistët, mund të ketë shpërblime për administratën, të gjitha i bashkon një orientim, ndoshta politik, i shumicës në pushtet, të vetë kryeministrit Rama, për të krijuar atmosferë sa më shumë festive dhe lumturie pasi në vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet.
Përtej strategjive politike, Tirana bën diferencën. Janë zbukuruar Berati, Shkodra, Korça, shumë qytete, por Tirana duket edhe më e fortë në zbukurime me drerët, me pemët plot drita të Vitit të Ri, me bredhin që ka marrë ndriçim tjetër në sheshin “Skënderbej”, me Tiranën që ndriçon më shumë nga rrugët e saj.
Duket pak më ndryshe Tirana, duket sikur ka një festë tjetër, festën për arrestimin e Erion Veliajt, aq të pritshëm, jo vetëm nga banorët e Tiranës, por të gjithë Shqipërisë.
Në të gjitha sondazhet del njeriu më i urryer Erion Veliaj për shkak të skandaleve dhe aferave.
Por, Erion Veliajn nuk e arreston dot kush me gjyq popullor apo me sondazhet që e nxjerrin figurë të urryer apo me Edi Ramën që e ka çuar në cep, apo me faktin që ai lufton lart e poshtë duke theksuar se i ka mbyllur llogaritë me SPAK-un, pavarësisht se ka 6 dosje, njëra prej të cilave është më e rëndësishme, është nën hetim pasuror, ku zor se ia hedh dot kush.
Më tej, festa në Tiranë do të ishte edhe më e gëzueshme në rast se drejtësia do të shkonte në vend edhe për një personazh si Erion Veliaj, njeriu që mendonte se ishte i gjithëpushtetshmi në PS dhe do ta trashëgonte atë pas Edi Ramës, sot ka një karrierë të shkatërruar politike për shkak të organizatës së tij të hajdutëve në Bashkinë e Tiranës, për shkak të dhimbjes që la shembja e teatrit, për shkak të dosjes famoze të inceneratorëve, për shkak të shembjeve te “5 Maji”, për shkak të gjobave masive që u vihen në kryeqytet, këto diku edhe ligjërisht, por edhe me skema skandaloze si mosapelimi.
Ndaj, në gjerdanin e festave dhe yjeve që vendosen në Tiranë, ndriçimit që i jepet kryeqytetit, festa më e madhe ndoshta për qytetarët, mund të ishte çuarja e Erion Veliajt para drejtësisë dhe vënia e kaq shumë dritave ndoshta do të çojë në një moment tek ajo që duan shumica. Erion Veliaj, në bankën e të akuzuarve për shumë bëma dhe gjëma, të cilat nuk i mbulojnë dot dritat e përkohshme të festave të fundvitit./ CNA
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më...
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një ale...
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokr...
Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekono...
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së ...
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi e madhe lëndë narkotike, është kapur e fshehur në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e ...
Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i sh...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Kompania e makinave elektrike Tesla ka shënuar një perform...
Në një përpjekje të paprecedentë në historinë e kërkimit h...
Një zjarr i madh shpërtheu sot pranë destinacionit turisti...
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arres...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...