web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në kërkim për mashtrime me "Call Center"-a/ Arrestohet një person në Dhërmi

3 Korrik 2026, 15:14, Kronika CNA

Në kërkim për mashtrime me "Call Center"-a/ Arrestohet

Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i shpallur në kërkim për mashtrime me "Call Center"-a. Sipas raportimeve, ai është vënë në pranga nga Forcat Operacionele të Vlorës. 

Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për G.P., në kuadër të dosjes së "Call Center"-ave, që dyshohet se kanë mashtruar qindra qytetarë europianë dhe kanë shkaktuar një dëm financiar që llogaritet mbi 50 milionë euro. 

Ai dyshohet për veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe pastrimit të parave, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar edhe urdhër-arresti pas identifikimit si një nga figurat kryesore të grupit.

Operacioni i SPAK-ut për goditjen e "Call Center"-ave u krye në bashkëpunim me autoritetet austriake, të cilat kanë ndihmuar në zbardhjen e një skeme të sofistikuar mashtrimi që dyshohet se ka funksionuar përmes strukturave të organizuara të kamufluara si kompani legjitime. /CNA





Lajmet e fundit nga