Projekti për nënstacionin e Tiranës/ Malaj: Është ndërtuar mbi terma financiarë të favorshëm
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...

Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskutimi i parë publik që lind është kostoja e projektit. E njëjta gjë ka ndodhur me aksin Milot-Balldren. 364.7 milionë euro për 17 kilometra autostradë. E ndarë mekanikisht me gjatësinë e aksit, kjo shumë prodhon një rezultat që krijon idenë që kemi të bëjmë me një rrugë të shtrenjtë.
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje duhet të ndahet perceptimi nga analiza ekonomike.
Gabimi i parë eshtë krahasimi i kontratës me ndërtimin
Shifra prej 364.7 milionë eurosh nuk përfaqëson koston e ndërtimit të autostradës, por është vlera totale e kontratës koncesionare 35-vjeçare ku përfshihen projektimi, ndërtimi, sistemi elektronik i tarifimit, operimi dhe mirëmbajtja.
Dokumentet e tenderit e ndajnë qartë këtë shumë.
Për projektimin kostoja është 3.65 milionë euro. Për ndërtimin 182.55 milionë euro dhe për sistemin elektronik të tarifimit 10.12 milionë euro. Ndërsa për operimin dhe mirëmbajtjen te shtrirë në më shumë se 3 dekada janë përkatësisht 84.98 dhe 83.43 milionë euro.
Kjo do të thotë se investimi fizik është rreth 196.3 milionë euro ndërsa pjesa tjetër lidhet me funksionimin e autostradës gjatë gjithë periudhës së koncesionit.
Milot-Balldren nuk është një autostradë e zakonshme. Projekti përfshin një autostradë të standardit më të lartë, tunel në mal me dy tuba, një urë 620 metra mbi lumin Mat, një urë 223 metra mbi lumin Drin, 5 nyje në disnivel, rreth 9.5 kilometra rrugë dytësore dhe një sistem elektronik tarifimi dhe monitorimi. Vetëm tuneli dhe 2 urat përbëjnë një pjesë shumë të konsiderueshme të investimit.
Nëse do të bënim analizë krahasimore të kostove europiane për vepra të ngjashme, vetëm këto vepra arti të projektit zakonisht zënë thuajse gjysmën e investimit fizik.
Një argument tjetër është se rruga është fushore ndaj duhet të kushtojë pak. Në fakt segmenti kalon në një zonë aluvionale pranë bregdetit adriatik ku niveli i ujërave nëntokësore është i lartë dhe toka ka kapacitet mbajtës më të ulët. Në këto kushte, autostrada nuk ndërtohet mbi terrenin ekzistues, por kërkon mbushje të mëdha, shtresa stabilizuese, drenazh dhe masa për të shmangur uljet diferenciale të trupit të rrugës. Pra, edhe pse nuk kemi të bëjmë me një terren malor, kemi një kompleksitet tjetër inxhinierik.
Po aq i rëndësishëm është edhe funksioni strategjik i kësaj autostrade. Milot-Balldren nuk është projektuar si një segment lokal. Ai është pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe më tej me rrjetin europian të transportit. Ndaj, analiza ekonomike duhet të marrë në konsideratë jo vetëm trafikun lokal, por edhe qarkullimin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave që pritet të kalojnë në këtë korridor në vitet e ardhshme.
Diskutimi për koston është i domosdoshëm, por ai duhet të mbështetet mbi fakte dhe jo mbi krahasime të thjeshtuara. Vetëm kështu mund të gjykojmë nëse një investim është vërtet i shtrenjtë, apo nëse po paguajmë për një infrastrukturë që do t’i shërbejë vendit për dekada.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në l...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Mësohet se mbrëmjen e djeshme Byroja Kombëtare e Hetimit k...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...