
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me krimin e organizuar.
Edhe ata më skeptikët tashmë kanë mbyllur gojën. Janë me qindra persona në kërkim, të tjerë të arrestuar, vrasje dhe ngjarje të rënda kriminale të zbardhura, krime të paimagjinueshme që janë zbuluar.
Dikush ua jep meritat SKY ECC-së dhe Encrochat-it, por të gjithë harrojnë se hetimet janë bërë nga prokurorët e SPAK-ut, janë kryer nga Altin Dumani, nga Vladimir Mara, nga Klodian Braho, nga të tjerë prokurorë të kësaj strukture, të cilët i kanë dalë përballë krimit.
Krimi nuk u ngrit vetë, krimi erdhi nga politika, u bë aleat me të. Erdhi me zgjedhjet e 2013-ës apo në 2005-ën, kjo është totalisht e parëndësishme.
Fakti është që krimi shqiptar është rritur, është forcuar, ka kapur tregjet ndërkombëtare të drogës dhe vazhdon të jetë gjakatar. (Lexo këtu)
Ato biseda të pakta sa njohin publiku dhe mediat në lidhje me grupet kriminale shqiptare, inkriminimin e strukturave të shtetit, njerëz të politikës që dalin te këto, janë shumë emra që përfliten në ato biseda dhe nuk është e thjeshtë siç thotë kryeministri Edi Rama që mund të përmendin edhe emrin tim. (Lexo këtu)

Jo! Sepse lidhjet e krimit shkojnë te zyrat e shtetit, shkojnë te deputetët, te votat, te të zgjedhurit, te bashkitë, te kryetarët, tek institucionet, vëllai i filanit, motra e filanit, kjo është e ditur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. (Lexo këtu)
Grupi kriminal i filan qyteti u bë aleat me PS-në apo me PD-në, kjo bandë është këtu, kjo bandë është atje dhe SPAK-u ka filluar një betejë të fortë dhe ka një betejë të madhe qytetare.

SPAK-u duhet mbështetur edhe për sukseset e Altin Dumanit, ndoshta edhe duhet kritikuar atje ku e ka tepruar, por lufta ndaj krimit duket të jetë e fortë, duket të jetë e vështirë dhe në këtë rast duhet mbështetje e fuqishme.
Po politika çfarë po bën? Politika është në aleancë me krimin, politika e solli dhe po i bën presion SPAK-ut me komisione si ai i Fatmir Xhafajt, i bën presion duke mos i dhënë zgjatjen e mandatit, i bën presion me nisma të ndryshme ligjore. (Lexo këtu)

Në fakt, ajo që duhet të ndodhë sot është që politika duhet të mbështesë pa asnjë rezervë Altin Dumanin, që jorastësisht sot është njeriu më i sulmuar në Shqipëri edhe nga qeveria me intrigat politike të nëndheshme, edhe nga opozita në mënyrë ballore, thjesht dhe vetëm se po lufton krimin, bashkë me kolegët e tij po luftojnë korrupsionin.
Në përgjimet e krimit dhe në aferat korruptive del gjithmonë politika, prandaj dhe këta janë kundër, prandaj dhe politika është duke lëvizur çdo gurë për të penguar SPAK-un dhe Altin Dumanin në misionin e tyre./ CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokr...
Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekono...
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së ...
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...