Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit burg duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Një dosje e manipuluar që në fakt ngatërrohet me atë të hetimit që është bërë për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. (LEXO KETU)
Ajo që të gjithë nuk thonë në këtë histori është që janë dy çështje të ndryshme, pra denoncimi i bërë nga Ervin Salianji publik duke folur për një audiopërgjim të bërë nga “Babalja” i famshëm dhe e dyta hetimet për vëllain e Xhafajt, Geron Xhafaj, i cili kishte ndryshuar emrin dhe i kishte ikur dënimit në Itali. Për të dytën u veprua menjëherë pas denoncimit. Agron Xhafaj u shoqërua në Itali dhe shkoi e vuajti dënimin.

Ndërsa ndaj Ervin Salianjit pati një kallëzim pikërisht nga Agron apo Geron Xhafaj në lidhje me faktin se ai nuk ishte i përfshirë në një audiopërgjim dhe nuk vazhdonte aktivitetin e tij si trafikant droge në Vlorë, por ishte një audiomontazh.
Në atë kohë “për fat të keq” të Salianjit dhe keqpërdoruesve të një audiomontazhi ishe SHISH në ndjekje të Agron Xhafajt për shkak të sigurisë kombëtare, pasi ishte vëllai i ministrit të Brendshëm dhe gjatë kohës që “Babalja” i stimuluar nga gazetarët ka hyrë brenda në ambientet e lokalit të Agron Xhafajt, ka pasur dhe punonjës të SHISH-it, të cilët bënin mbikëqyrjen dhe e kanë parë qartë të gjithë skenën se çfarë ka ndodhur.
Kjo thuhet në një raport sekret të këtij institucioni të asaj kohe që askush nuk e përmend dhe nuk e denoncon pasi nuk e lënë dot akuza se është SHISH i Edi Ramës.
Ka ndodhur në kohën kur ky institucion nuk ka pasur kurrë akuza politike.
Ervin Salianji u dënua me fakte. A duhej një dënim kaq i rëndë qoftë edhe për një audiopërgjim të keqpërdorur për arsye politike?
Në Shqipëri kanë ndodhur vrasje dhe janë njerëz të lirë, në Shqipëri ka hajdutë, kryetarë organizatash hajdutësh, qindra miliona euro inceneratorë, skema drejtorësh “5D” dhe organizatorët apo drejtuesit kryesorë janë të lirë. Skandale, afera korruptive, koncesione, PPP dhe s’ka burgje, janë të lirë ende. Apo për disa javë dalin nga qelitë, gjejnë procedura të përshpejtuara e kështu me radhë.
Po, përtej burgut të Salianjit, ka një skenar politik që e tha vetë viktima, i cili po kërkon të sillet si hero.
Ervin Salianji, ditën e fundit, daljet e tij në ekranet televizive i shëtiti me radhë. Në fillim shkoi te bashkudhëtarja e tij Grida Duma. Kjo e fundit e kishte mohuar lidhjen me Salianjin për shumë vite në publik, më në fund e pranoi dhe më tej ai shkoi te “MCN” dhe te Blendi Fevziu në “Opinion”.
Ai përsëriti një fjali: “Unë e mora përsipër publikimin e audiopërgjimit. Kemi qenë në zyrë, Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe unë”.

Sipas Salianjit, Basha ishte kryetar, Alibeaj kishte një problematikë, ndërsa Gazment Bardhi nuk mund ta bënte se nuk ishte deputet. Pa dashje, në fjalinë e fundit, Ervin Salianji na tregon se ky audiopërgjim kishte një problem.
Pra, kërkonte një deputet, kërkonte dikë me imunitet. Këtu fillon e gjithë loja. Pse duhej deputet kur audiopërgjimi ishte i saktë dhe mund të denoncohej siç duhej. Ndërkohë nga ana tjetër PD i kishte filluar denoncimet ndaj Agron Geron Xhafajt me dokumentet e Italisë. Pse duhej stimuluar audiopërgjimi?
Këtu Ervin Salianji fsheh diçka. Fsheh diçka që e di Luli, e di Salianji, e di Gazi, e di dhe Enkelejdi.
Këta në fakt janë dhe grupi i atyre që përjashtuan Sali Berishën nga PD dhe e mbështetën fort. Për më tepër Ervin Salianji ka qenë me dru në dorë ditën e protestës së 8 janarit 2022. Ka qenë në seli bashkë me Gazment Bardhin, Alibeajn dhe Bashën. Rrugës iku te Berisha, tha se aty ishin shumica.

Në fakt, shumë zëra thanë në atë kohë se Salianji u impostua nga Grida Duma me këshillën e kësaj të fundit që t’i kishte të dyja opsionet.
Pra, me argumentin e shumicës, pa e sulmuar ashpër Lulzim Bashën, duke qenë se Berisha po kërkonte t’i merrte deputetët e PD-së pa qenë vonë, më pas për të qenë pjesë e listës sepse te Basha, Duma shikonte që nuk ka më shpresë.
Të njëjtin veprim bëri dalëngadalë edhe Gazment Bardhi. Por, Enkelejd Alibeaj ngeli te Luli, duket se dhe me atë ka problem, por kjo ka pak rëndësi.
Largime nga Basha të futur brenda te Berisha dhe jo krejt rastësisht. Dikush thotë se është një lëvizje taktike, e qëllimshme, e gjitha e dirigjuar nga Lulzim Basha. Një lëvizje politike duke qenë se PD nuk e morën dot pasi përjashtuan Berishën tani mund ta marrin kalanë nga brenda.
Basha rri mënjanë. Gazment Bardhi vjen te Saliu, bën balancuesin, Enkelejdi bën ekstremistin në njërin krah, Luli gjithashtu. Këtej matanë sulmojnë Berishistët, Flamur Noka e të tjerë.
Në lidhje me gjyqin ndoshta vetë Salianji e kërkonte të ishte i tillë në fund, pra të kishte një dënim për t’u bërë hero. Pikët e tij në politikë ishin në kuotat zero. Ai prej vitesh nuk bën më asnjë denoncim, thjesht dhe vetëm del dhe flet si papagall nëpër televizione.
Salianji merr një dënim, shkon në burg, zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, Sali Berisha humbet, jep dorëheqjen, Salianji është një triumfues, hyn në garë, merr PD dhe propozon bashkimin e saj, rikthimin e Lulzim Bashës dhe kështu të gjithë bashkë, ky, Gazi, Luli, Alibeaj e me radhë mblidhen rreth një kolone dhe doktori ka ikur, tashmë 81 apo 82 vjeç, me një tufë që bashkohen, që e ndjekin pas dhe të tjerët e ai do ta pranojnë. Bashkimi sjell fitoren.
Kështu po deklaron doktori nga ballkoni. Të lënë mënjanë inatet, por deri tani ai ka spostuar në cep vetëm Lulin dhe Alibeajn. Nuk është çudi që edhe ata t’i pranojë në një kohë të dytë siç ka bërë pas ‘97 me Arben Imamin, Neritan Cekën, Tritan Shehun, Genc Pollon dhe shumë kundërshtarë të tij të ashpër, të cilët i ka akuzuar deri tek ajo që kanë përdorur tanket për të zhdukur, për të vrarë Saliun apo për ta rrëzuar atë nga pushteti.
Tani Sali Berisha ka përballë skenarin e ri. Ai humbet, Salianji del triumfator, por kujt i intereson kjo?
Kjo u intereson Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës, pikërisht atyre personave që kanë qenë në zyrë ditën kur Salianji ka marrë përsipër të publikojë audiopërgjimin dhe gjithashtu ka marrë përsipër të mos thotë asnjë fjalë as për Bashën, as për Gazment Bardhin dhe as për Enkelejd Alibeajn.
Ishin Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj që dinin gjithçka çfarë do të ndodhte, por me kalimin e kohës një audiopërgjim që u publikua për të rrëzuar një ministër kthehet në një lëvizje për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike nesër dhe Salianji është instrumenti./ CNA
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Ky titull i shkon për shtat Erion Veliajt, që në fakt ...
2024-a, të paktën deri në muajin shtator, ka pasur shu...
Gazetari dhe analisti rilindas, Lorenc Vangjeli, në nj...
Në media po publikohet dosja e ish-kryeministrit Sali ...
Në kryeqytet dje është zhvilluar Asambleja e Socialist...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe...
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...