Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe institucionale që kërkon ta quajë “pro-europiane”. Pra, që institucionet e pavarura duhet të reformohen, duhet të ndjekin rrugën për në Bashkimin Evropian.
Një përrallë shumë e bukur, sidomos kur si skenarist i saj përdoret një enverist si Fatmir Xhafaj apo një qesharak, idiot i dobishëm si Eduart Shalsi.
Por,këta nuk mund ta bëjnë të vetëm, kuptohet vullneti është i Kryeministrit, i shumicës dhe janë ngritur disa komisione, një komision i posaçëm që ka marrë shpatën kundër SPAK-ut apo një tjetër që kërkon të godasë KLSH-në apo institucionet e tjera të pavarura me çështje inekzistente apo gomarllëqe që i shpikin rrugës pa i menduar mirë.
A mundet ta bëjë Fatmir Xhafaj një reformë ‘pro-europiane”?
Dikush mund t’a quajë teknicien dhe jurist të mirë parlamentar me eksperiencë, në fakt me problematika dhe ngakresa në konflikt të pastër interesi me SPAK-un. Është njeriu që hartoi Reformën në Drejtësi. Në qoftë se ajo ka dështuar dhe është bërë keq, Fatmir Xhafaj duhet të pranojë dështimin dhe të largohet.

A mundet t’a bëjë Eduard Shalsi debatin për KLSH-në, për institucionet e tjera të pavarura?
Ka shumë dyshime. Njeriu që deklaronte publikisht se nuk do të vidhte si atëherë kur ishin demokratët në pushtet, në fakt kur erdhi Rilindja, jo vetëm ka vjedhur, por çfarë nuk i ka grabitur Shqipërisë.
T’i lëmë akuzat politike, ndoshta dhe paragjykimet por a mund ta bëjë një reformë të tillë, e cila duhet të jetë dhe kushtetuese deputetë të cilët pas 6 muajsh nuk do të kenë më mandate?
Pyetja është shumë e thjeshtë: Si mund të bëjnë reforma “pro-europiane” enveristë, deputetë të ikur, sharlatanë në politikë të cilët Edi Rama nuk do t’i mbajë më deputetë por i ka futur nëpër lista të hapura t’i provojë sa u vlen lëkura?
Dhe këta janë ata që duhet të na bëjnë reformat kushtetuese? Por kur qenkan kaq burra të mençur dhe të zotë pse nuk i mbajnë por duan t’i heqin?
Një Reformë Kushtetuese, një reformë “pro-europiane” padiskutim që duhet për të ndjekur hapat që kërkohen nga BE, rekomandimet por duhet të bëhen në bashkëpunim me opozitën, me një frymë tjetër politike. Pse jo një komision integrimi, e ka parlamenti drejtohet nga opozita, ndoshta duhet dhe më i gjerë se aq.
Në fakt këta krijojnë disa komisione për të bërë një reformë ku shumica e e këtyre deputetëve nuk do të jenë më. Sipas të dhënave të marra edhe nga negociatat pozitë-opozitë, zgjedhjet do të bëhen në fillim të majit, fushata duhet të zgjasë 45 ditë, duhet të fillojë diku në mes të marsit.
Pra, realisht janë rreth 6 muaj ende me mandate deputeti shumica e atyre personave që kërkojnë të bëjnë reforma kushtetuese, reforma “pro-europiane” ose të godasin ose jo institucionet kushtetuese. Ata që duan të sulmojnë SPAK-un, KLSH-në apo institucionet e tjera të pavarura.
Po si mundet? Njerëz që u mbaron mandati, njerëz që po hiqen nga lista si të paaftë, të godasin institucione me mandate kushtetuese? Si mundet që njerëz të dështuar të Reformës në Drejtësi të marrin në duar reforma të tjera kur ata nuk kanë ditur ta nxjerrin qimen nga qulli?
Edi Rama ka dhënë 187 emra në listë, 40 prej tyre do të jenë të rinj dhe disa deputetë që kanë detyra funksionale të rëndësishme, u deklarua Blendi Klosi dhe Taulant Balla, si sekretar i Përgjithshëm dhe ky i dyti si sekretar për Diasporën, të tjerët do jenë të rinj tha Kryeministri. 140 emrat e tjerë pra, përfshirë këtu Shalsin, Xhafajn &CO do të jenë në listat e hapura.
Ata nënkryetarët e komisioneve e të tjerët, çfarë janë, si përfaqësues ku janë çuar nga PS shumica nuk do të jetë më se nuk do të marrin dot mandate, pas nga totali i listës sipas përllogaritjeve të bëra me listat pjesërisht të hapura nuk ngelen më shumë se 26 vende për të garuar, duke zbritur këtu 9 të zgjedhurit në qarqe, drejtuesit e qarqeve të cilët fitojnë nuk ngelen në listë në total më shumë se një numër prej 17 personash, përfshirë këtu edhe ndonjë tjetër që del lehtësisht nga diku, shumica e atyre që janë në parlament përfaqësues të këtyre komisioneve famoze nuk do të jenë më deputetë.
Si mund të lihet fati i ndryshimeve kushtetuese dhe rrugës europiane të Shqipërisë në duart e atyre që po ikin, në duart e atyre që nuk dine a votohen apo jo megjithëse është e sigurt që shumica nuk dalin se, Eduart Shalsi, Ermonela Felaj &CO do të kenë kryer punë në sezonin e ardhshëm parlamentar do të kenë dalë në pension politik.
Rama mund t’i çojë drejtues institucionesh por në parlament nuk do të jenë më për të bërë reforma.
A mund të lihet e ardhmja në duart e të ikurve? A mund të lihet e ardhmja në duart e atyre të cilët nuk i voton populli?
Prandaj jemi përballë një tjetër fakti mjaft të rëndësishëm. Që reformat që po tentohen nga mazhoranca me të ikur, me njerëz që po ikin nga parlamenti, do jenë po aq të dështuara sa dhe ato dy të tjerat.
Ndoshta dikush mund të sjellë argumentin se Fatmir Xhafaj fitoi në zgjedhjet e 2021 edhe pse nuk ishte në listë të sigurt. Po, fitoi me deputetët e dosjes “5D” prandaj dhe po drejton një komision për të sulmuar SPAK-un por tani Erion Veliaj nuk do të ketë kujt t’ia japë më përpara votat në Tiranë dhe nuk është se kryeqytetin do ta kontrollojnë dhe socialistët, do ta kontrollojë dot më kreu i Bashkisë, siç bëri 4 vite më parë.
Të tjera situata janë e të tjera rrethana politike kemi, që do të thotë edhe Xhafaj rrezikon të mos jetë më sepse Erion Veliaj nuk do të dijë ku t’i shpërndajë ato copa votash që do t’i ngelen.
Ndaj jemi përballë faktit se ikësit, të larguarit, të dështuarit, të pavotuarit në disa javë dhe muaj do të kenë flamurin e reformave kushtetuese për institucionet e pavarura dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian por dhe të vendit.
A nuk është ky një turp, pa shtuar çorbën që u gatua sëfundi në parlament me këta deputetë të ikur të cilët rrëzuan dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese?
Ikësit nuk mund të jenë kurrësesi ata që tregojnë rrugën e të ardhmes.Ikësit janë ata që hapin rrugën për të rinjtë dhe për të ardhmen dhe jo për të parë pas por, për të ecur përpara sepse ikësit janë vetëm për pas dhe për të shkuarën. Prandaj dhe reformat me ikësit thjesht dhe vetëm do të na lënë pas do të na lënë në të shkuarën./ CNA
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tir...
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...