Pas lirimit nga burgu, Beleri akuza SPAK-ut
Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ...

Në muajin korrik pati një debat të ashpër në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave mes Eduard Shalsit dhe kreut të KLSH-së, Arben Shehu, për akulloret e kontaminuara.
Gjithçka nisi pas deklaratës së kreut të KLSH-së, i cili tha se në vitin 2021 janë tregtuar akullore të kontaminuara me oksid etileni që shkaktojnë tumor, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese te meshkujt.
Në lidhje me tregtimin e akulloreve të kontaminuara, kreu i KLSH-së nënvizoi se AKU-ja është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e tyre, por pretendoi se ky institucion nuk kreu asnjë veprim dhe nuk e bllokoi këtë produkt.(lexo këtu)
“Në 27.7.2021 u zbuluan markat e akulloreve, oksid etileni në akulloret e prodhuara në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin ras 47 shtete, për kontaminimin e akullores me oksid otileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur e-mail, drejtuesit e AKU-së për këtë gjë. AKU është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi i etilenit shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese te meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt”, theksoi Shehu.
Shehu tregoi se janë konsumuar 13.2 tonë akullore me oksid etileni, teksa produktet janë shitur kryesisht në: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnjë, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropojë dhe Lezhë.
Këtë deklaratë të kreut të KLSH-së, që në fakt tronditi opinionin publik, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi tentoi me qëllim ta trajtonte politikisht, duke debatuar me zyrtarin e lartë. Ai filloi t'i kërkonte "llogari" pse nuk u raportua më herët, por gati 3 vite me vonesë.
Qëllimi i vetëm i mazhoranës ishte të mos merrej me thelbin e debatit, por të sulmonte KLSH-në, një nga institucionet e pavaruara në vend. Kjo u tregua qartë edhe me rastin e Mimoza Dhëmbit.(lexo këtu)
Gjithsesi nuk mungoi një përgjigje edhe nga kreu i KLSH-së, i cili theksoi se dosja është referuar në institucionet përkatëse, të cilat janë njoftuar në kohë.
Thelbi i çështjes është që akulloret e kontaminuara janë konsumuar nga shqiptarët. Pyetjet që lindin janë: Çfarë masa kanë marrë autoritetet pas alarmit të vënë nga KLSH-ja? A ka pasur një hetim për këtë çështje? A kanë vepruar institucionet në kohë?
Pas deklaratës së Shehut erdhi edhe një reagim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku theksoi se brenda 7 ditësh u tërhoq e gjithë sasia nga tregu, por KLSH tregoi të kundërtën. (lexo këtu)
Por çështja është më e thellë se kaq.
Burime për CNA bëjnë me dije se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për akulloret e kontaminuara që ndodheshin në treg, por organi i akuzës nuk ka filluar një hetim.
Çuditërisht edhe prokurori që nuk ka hetuar çështjen është një nga njerëzit me lidhje të forta me mazhorancën që shkojnë deri në nivele më të larta të Rilindjes.
Por theksojmë se është skandaloze të mos hetohet kjo çështje, pasi këto akullore të tregtuara shkaktojnë sëmundje të rënda si tumor, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese te meshkujt.
Në fakt duhet të hetohej dhe të viheshin para drejtësisë personat përgjegjës. Kemi të bëjmë me rrezik të jetës së njeriut dhe është e papranueshme që të mos ketë hetim nga organi i akuzës, aq më tepër kur kallëzimi bëhet nga Këshilli i Lartë i Shtetit, i cili ka kryer një sërë verifikimesh.
Theksojmë se nga Prokuroria e Tiranës pati një hetim të përciptë edhe për skandalin tek Onkologjiku, gjithçka ishte "shumë zhurmë për asgjë".
Skandali për trajtimin e të sëmurëve me kancer, tashmë ndodhet në duart e SPAK-ut, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë.
Ky rast tregon edhe njëherë gjendjen në të cilën ndodhet organi i akuzës, i cili refuzon të hetojë çështje me rëndësi./CNA
Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Seanca e parë plenare e këtij sesioni të ri ishte pa d...
Këtë të hënë u hap sesioni i shtatë i legjislaturës së...
Lulzim Basha, kryetari pa parti, ka ndërruar karrigen ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
8 janari 2022 kujtohet si një ditë e zezë nga demokrat...
Pasditen e sotme është hapur sesioni i ri parlamentar. Te...
Pasditen e kësaj të hëne ka nisur punimet sesioni i ri par...
Kryeministri Edi Rama kujtoi diktaturën e Enver Hoxhës...
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, provokoi me d...
Kryeministri Edi Rama ironizoi Bashkimin Europian gjat...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Ndryshe nga institucionet e tjera të pavarura, raporti...
Më 12 shtator do të zhvillohet interpelanca me kryemin...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, në mbledhje...
Ditën e sotme do të nisë sesioni i ri parlamentar ku seanc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka koment...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...