
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo misesh siç do ndonjë oborrtar i shitur dhe i blerë i pushtetit është një nga ikonat e ekranit shqiptar.
Prej 30 vitesh është përballur me përplasje me Berishën, me historitë e Ramës, më pas me historinë e Bechettit, tani me një histori në Radio Televizionin e Kosovës ku i janë vërsulur disa çakej, çakejtë e pushtetit në Shqipëri më shumë dhe disa zagarë të shitur dhe të blerë andej kufirit të Kosovës.
Këta zagarët me emra qytetesh në Shqipëri që herë i paguan Rama, herë koncesionet e qeverisë shqiptare, herë ndonjë llokmë nga pushteti i Kosovës apo të tjerë që rrinë vërdallë këtu.
Ca me apo pa çorape, ndoshta duke mos arritur dot kurrë të jenë në nivelin e Krastës, në ndershmërinë dhe dinjitetin e tij. Tani i janë vërsulur për një ngjarje shumë të thjeshtë. Një media boshnjake raporton një lajm se Vuçiç nga Serbia do të paguajë disa portale në Kosovë.
Kjo bëhet lajm në Radio Televizionin e Kosovës pa përmendur emrat e këtyre portaleve siç i kishte vendosur media në Bosnjë dhe vërsulen çakejtë dhe kërkojnë dorëheqjen e Krastës, pasi ka ikur Bordi Drejtues i Radio Televizionit të Kosovës ku Krasta në fakt mban rolin e drejtorit pasi institucioni nuk ka drejtor.
E vërteta është se televizioni ka një redaksi dhe në rast se ka ndodhur një gabim është gazetari që jep dorëheqjen, është kryeredaktori që merr masa për gazetarin, Bordi në mënyrë etike dha dorëheqjen, ndoshta e tepruar.
Krasta sulmohet se nuk është si ata, pra nuk është i shitur dhe i blerë. Krasta sulmohet se është një “kokëderr i adhurueshëm” sepse nuk pranon që të zbatojë ato që do një mercenar pagesash i Tiranës apo ushtarët e Rilindjes dhe 99-çat në kryeqytet që nuk ia harrojnë emisionin e tij, problematikat që denoncon.
E kanë halë në sy atë të hënën e tij "të shkretë" ndaj Krasta është aty në pozicionin e tij dhe kurrsesi nuk duhet të japë dorëheqjen sepse nuk është si ata dhe nuk ka arsye për ta bërë këtë.
Një institucion shtetëror nuk funksionon nën presion, shantazh dhe dhunën e disa mjeranëve që kanë dikë halë në sy por në qetësinë institucionale dhe ligjore ndaj dhe Krasta duket se i ka bërë të lajthisin, të çmenden fare dhe të bëhen bashkë të parë e të paparë, të mjerë e të vrerosur, thjeshtë dhe vetëm se duan që Krasta të ikë.
Krasta nuk duhet të ikë dhe nuk do të ikë sepse Krasta thjesht nuk është si ata./ CNA
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tir...
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në ...
Opozita dje thirri një protestë. Sali Berisha qëndron ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...