web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioni “Xhafaj”, si Organ Shantazhi Institucional

9 Gusht 2024, 10:23, Editorial CNA
Komisioni “Xhafaj”, si Organ Shantazhi Institucional
Komisioni "Xhafaj"

Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhet shantazh.

Shantazhi ka filluar që prej majit 2024 kur menaxherë të mazhorancës filluan të hapnin fjalë që kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit i ishte kërkuar dorëheqja. 

Megjithëse i pavërtetë thashethemi ishte sinjal që i dërgohej drejtuesit të KLSH-së.

Shantazhi vazhdoi me rastin e nisjes së periudhës së raportimeve të institucioneve të pavarura në Parlament. (Lexo këtu)

Komisioni “Xhafaj”, si Organ Shantazhi Institucional
KLSH

Kur gjithë organet e drejtësisë raportonin dhe ndonjë prej drejtuesve u nënshtrohej gjasme pyetjeve të Plarent Ndrecës, Kontrolli i Lartë i Shtetit qëllimisht lihej në fund në agjendën e Shalsit të famshëm.

Eduard Shalsi, në keqpërdorim të funksioneve si drejtues i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, organizoi një palaçollëk të pandodhur më parë në praktikën e raportimeve të institucioneve të pavarura.

Seancave të gjata të “pyetjeve” në nivel kurioziteti, iu shtua një seancë “ballafaqimi” me “dëshmitaren” Mimoza Dhëmbi. (Lexo këtu)

Komisioni “Xhafaj”, si Organ Shantazhi Institucional
Mimoza Dhëmbi

Zonja është drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe ajo ishte raportuar nga KLSH-ja si nëpunëse që duhej përjashtuar nga shërbimi civil pas kontrollit të KLSH-së në institucionin ku është nëpunëse zonja Dhëmbi. 

Habia për “shqetësimin” e Shalsit në atë rast ishte legjitime.

Shalsi nuk i ndyn duart të të mbrojë kot. Larg qoftë ta bëjë këtë për parime.

Komisioni “Xhafaj”, si Organ Shantazhi Institucional
Eduard Shalsi

Mimoza Dhëmbi nuk ishte zyrtarja për t’u mbrojtur. Ishte skema e përdorur nga menaxherët e mazhorancës për t’i treguar kryetarit të KLSH-së që duhet t’i vinte gishtin kokës. Se kur ata po bënin betejë për Mimoza Dhëmbin, imagjino ç’ishin gati të bënin për ndonjë tjetër. (Lexo këtu)

Por kush ishte tjetri? Kush janë të tjerët?

Kontrolli i Lartë i Shtetit që prej majit 2024, sipas programit të auditimit vjetor, ka përfshirë në agjendë auditimin financiar dhe i përputhshmërisë të Bashkisë Tiranë. 

Auditimi përfshin periudhën 2019-2022.

Komisioni “Xhafaj”, si Organ Shantazhi Institucional
Auditimet e KLSH-së
Komisioni “Xhafaj”, si Organ Shantazhi Institucional
Auditimet e KLSH-së

Ky lloj auditimi cilësohet si auditim i plotë. KLSH nuk mund të akuzohet për programim të qëllimshëm. Në program auditimi janë përfshirë të gjitha Bashkitë jo vetëm Bashkia Tiranë.

Problemi është se KLSH ka dhënë prova që është e gatshme të përcjellë për ndjekje penale edhe kryetarë bashkish. (Lexo këtu)

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasur si datë të dorëzimit të raportit përfundimtar, datën 1 gusht 2024.

Ai raport nuk ka dalë ende. Tani është e qartë që paralelisht me lëvrimin e raportit paraprak dhe eventualisht mbledhjen e objeksioneve nga zyrtarë të Bashkisë Tiranë zhvilloheshin pra seancat teatrale të Shalsit në Komisionin e Ekonomisë. (Lexo këtu)

Komisioni “Xhafaj”, si Organ Shantazhi Institucional
Bashkia e Tiranës

Raportimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit aktualisht është i bllokuar dhe nuk iu përcoll seancës plenare nga Komisioni i Ekonomisë.

Gjatë seancave të “ballafaqimit” të Kryetarit të KLSH-së me “të akuzuarit” prej tij në raporte auditimi, Shalsi teatronte gjyqtarin me sa duket i kompleksuar nga profesioni i mëparshëm i kryetarit të KLSH-së si prokuror. (Lexo këtu)

Ky i fundit u tregua i qetë dhe diku gjatë seancës “ballafaquese” pyeti se si është e mundur që ishte përzgjedhur zonja Dhëmbi mes qindra zyrtarëve që KLSH-ja përmend për shkelje në raportet e veta!

Komisioni “Xhafaj”, si Organ Shantazhi Institucional
Arben Shehu, kreu i KLSH-së

Përgjigjen kryetarit po ia japim ne!

I nderuar zoti Shehu, zonja Dhëmbi është askushi për Edi Ramën, Eduard Shalsin dhe Fatmir Xhafajn.

Halli i tyre ka lidhje me kontrollin që KLSH po zhvillon në Bashkinë Tiranë. (Lexo këtu)

Zoti Shehu!

Ju dhe institucioni që drejtoni po ju kërkohet TË NDRYSHONI RAPORTIN PARAPRAK TË AUDITIMIT. Po ju kërkohet të falsifikoni dokumentet zyrtare për llogari të Erion Veliajt.

Komisioni “Xhafaj”, si Organ Shantazhi Institucional
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Dhe kjo në funksion të nxjerrjes së një raporti me dekorata ndaj Bashkisë Tiranë.

Banda “Xhafaj” e di mirë që nuk e shkrin dot KLSH sepse nuk i ka votat.

Ato mund t’i marrë vetëm te Sali Berisha! Do t’ia japë votat Sali Berisha bandës “Xhafaj”?/ CNA





Lajmet e fundit nga