"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

SPAK zhvilloi hetime në lidhje me sterilizimin, pas një kallëzimi të bërë nga opozita.
Sterilizimi quhet një koncesion korruptiv, një procedurë kienteliste me lidhje të forta midis ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv.ministrit Klodjan Rjepaj dhe kompanisë koncesionare të Ilir Rrapajt. Disa zyrtarë u burgosën, por hetimet e prokurorit Edvin Kondili nuk përfshinin Ilir Beqajn duke mos e çuar këtë të fundit për masë sigurie në gjykatë. (Lexo këtu)

Në atë kohë kur ndodhën veprimet, CNA reagoi e para dhe kërkoi standardin Dumani, duke theksuar se ish-zv.kryeministri Ahmetaj ishte larguar nga vendi dhe ishte me akuzë e me masë sigurie “arrest me burg” megjithëse nuk kishte firmosur për inceneratorët, por se kishte lidhje të tjera direkte apo indirekte që SPAK ia kishte provuar nëpërmjet një hetimi pasuror të shpejtë dhe të fortë të Altin Dumanit.
Në atë kohë CNA tha se nuk mund të ketë dy standarde, një standard Dumani dhe një standard Kondili. (Lexo këtu)
Shumë zëra politikë reaguan. Të tjerë zëra mediatikë dhe media klienteliste gjobash korruptive të pushtetit, lëpirës dhe përfitues nga paratë e koncesionet e Ilir Beqajt apo paratë korruptive të inceneratorëve reaguan duke sulmuar dhe duke thënë se kjo ishte drejtësia, se nuk duhej hetuar Beqaj, se nuk mund të jenë gjithmonë ministrat përgjegjës, Ilir Beqaj është një burrë i ndershëm, opozita dhe mediat i vërsulte Saliu apo deri te xhelozitë e ashpra brenda Rilindjes.
Më pas, ish-ministri i Shëndetësisë shkoi në SPAK, bëri ironi, doli nga dera me megalomani, me dokumente, me dosje, me batuta diku të neveritshme, ndërkohë që atij i ishte nisur një hetim pasuror dhe SPAK sot e ka arrestuar. (Lexo këtu)

Beqaj nuk është arrestuar për sterilizimin, i cili është një proces i filluar gjyqësor, ai ndiqej në gjendje të lirë. Ilir Beqaj ka pasur një hetim pasuror që ka nxjerë prova korrupsioni.
Në pranga e kanë vënë për një detyrë që ia dha Rama, pasi SPAK po hetonte ndaj Ilir Beqajt për çështjen e sterilizimit, një detyrë në një institucion, i cili përfitonte fonde nga BE.
Sot ka pasur 7 vendime nga gjykata, pas kërkesave të bëra nga SPAK, nga të cilat 3 arreste në burg, 2 arreste shtëpie dhe 2 urdhra kontrolli.
Për ata që thanë se Ilir Beqaj ishte një burrë i ndershëm, që ne kishim bërë gabim që kërkonim të njëjtin standard, koha tregoi të vërtetën, që Ilir Beqaj ishte një hajdut, një nga hajdutët e shumtë të pushtetit, me koncesione, me afera. Koha vonon por nuk harron.

Kjo u provua edhe në një detyrë që e mbajti për një kohë shumë më të shkurtër se ajo e ministrit të Shëndetësisë, edhe me fonde ndërkombëtare, ndoshta edhe për kusure, për qindarka, për zullume të tjera, edhe pse dikush u përpoq ta mbronte.
Ishte gjykata ajo që detyroi Edvin Kondilin, prokurorin Rilindas të SPAK-ut që të vepronte, por tashmë jemi përballë faktit se vetë Kondili, njeriu që ka tentuar të shpëtojë Ilir Beqajn, duhet të ndjehet i turpëruar para kolegëve të tij, ashtu siç duhet të ndjehen të turpëruar “sharlatanët mediatikë” që akuzuan CNA-në, kur ne kërkuam një standard të SPAK-ut, një standard të drejtësisë, standartin Dumani.
Standardi Dumani duhet të vazhdojë të ndodhë, nuk mund të jenë ca të nënës e ca të njerkës, pasi pa standard nuk ka drejtësi dhe nuk mund të jetë Ilir Beqaj në burg, ndoshta për qindarkat apo sterilizimin dhe të jetë i lirë Erion Veliaj për dosjen “5D” dhe inceneratorët.
Ky është standardi, të gjithë duhet marrin përgjigjen para ligjit dhe drejtësi me të njëjtin standard, drejtësia nuk mund të ekzistojë me shumë standarde.
Standardi është një dhe vetëm një, hajdutët dhe të korruptuarit që vjedhin lekët e shqiptarëve e kanë vendin në burg. Pas tyre vijnë edhe shërbëtorët, qofshin këta politikë, mediatikë, apo servilë të llojeve të ndryshme./ CNA
Para disa ditësh dëgjova një intervistë të Lea Luarasi...
Skandali i zbuluar nga KLSh-ja dhe i hetuar nga Prokur...
Një krahasim i natyrshëm, dikush në opinioin e tij pol...
Të dielën në mbrëmje, në orët e vona, rreth mesnate, s...
Alibeajn e ka zënë halli dhe ka tri ditë që del e jep ...
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvil...
Erion Veliaj po përpiqet të bëjë pis këdo në Partinë S...
Janë ditët e fundit apo orët e fundit të mbylljes së h...
Prej disa muaj është raportuar për një komision, i cil...
Kombëtarja shqiptare nis të shtunën e 15 qershorit rru...
Ish-presidenti, ish-kryeministri, kreu i Partisë së Li...
Zgjedhjet për në Parlamentin Evropian shoqërohen gjith...
Gjykata e Apelit më në fund vendosi drejtësi. I dha vu...
Veten e quan zdroms, e quan Lali, por në fakt në një term ...
Pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bas...
Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë...
Kryeministri Edi Rama, sot i ka shkuar deri në fund valles...
Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste...
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...