"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvilluar protestën e 13-të përpara Bashkisë së Tiranës. E kanë zhvilluar në ditë të premte, në temperaturë 41°C. (lexo këtu)
Kuptohet, protestat nuk kanë qenë shumë super masive por ato e kanë dhënë efektin e tyre.
Dikush kërkon t’i krahasojë me efektin që mund të japin në SPAK, sepse prokurorët mund të ndikohen nga fakti se nuk ka shumë njerëz dhe mund t’i japin drejtim, të mbyllin dosjet. Ky është një budallallëk që mund ta mendojë vetëm një njeri i cili nuk e ka idenë kush janë prokurorët që kanë dosjen dhe që kanë hetuar Erion Veliajn, apo dosjen “5D”, apo inceneratorët.(lexo këtu)

Në 41°C temperaturë është zhvilluar një protestë, e 13-ta, ka pasur shumë të tjera më parë. Dikush thotë se nuk duhen zhvilluar këto protesta, se janë shumë pak njerëz, por harron të theksojë se çdo të premte, apo edhe kur janë zhvilluar dy herë në javë, të martave, gjithmonë është kujtuar se atje është një godinë që ka brenda kryehajdutin e dosjes “5D”, të akuzuarin si pronari faktik të inceneratorëve. Në rast se nuk do të ishin këto protesta, do të harroheshin.(lexo këtu)
Mjafton fakti që janë zhvilluar 13 protesta dhe 13 herë ata 200 apo 300 vetë, ku është Belind Këlliçi, ku është Klevis Balliu, ku është Adriana Kalaja apo Mehdi Malkaj vazhdojnë të protestojnë për një mijë e një arsye. Mund të ngelen edhe 50, mund edhe të ngujohen atje tek ajo derë por protestat para bashkisë nuk duhet të ndalen. (lexo këtu)
Mund të ngujohen atje në shesh që çdo mjet që do kalojë, çdo qytetar që do kalojë edhe pse nuk shkon të protestojë se ka një prind në punë, se ka një vëlla në punë, se ka patronazhistin rreth e rrotull apo se ka frikë, të kujtohet se atje brenda është një hajdut dhe ajo është një protestë e drejtë.
Thelbi i protestës është a është e drejtë ajo apo jo. Të gjithë bien dakord se protesta është e drejtë dhe po e zhvillojnë vetëm disa djem të rinj në PD. Struktura tjetër e Partisë Demokratike është për të qarë hallin, përjashto disa deputetë që i sheh shpesh në protestë, përfshirë Flamur Nokën, Luçiano Boçin apo ndonjë tjetër.

Grupi Parlamentar i PD-së nuk shkon në protestë, nuk pret kush që të shkojë Lulzim Basha. Lulzim Basha është bërë me Erion Veliaj, Lulzim Basha është ortak me Erion Veliajn, tashmë ka dalë hapur në mbrojtje të tij. (lexo këtu)
Lulzim Basha po bën diversion pro kryebashkiakut të Tiranës, ka interesa të tjera, ka interesa kullash, biznesesh, parash por e çuditshme është që asnjë nga deputetët e Grupit Parlamentar nuk shkon atje.(lexo këtu)
Si ka mundësi që në atë protestë nuk merr pjesë kryesia e Partisë Demokratike, kryesia e madhe dhe kryesia e Tiranës, koordinatorët? Si ka mundësi mungojnë antarët e këshillit kombëtar të PD-së që jetojnë në Tiranë në atë protestë që zhvillohet një herë në javë, apo dy herë në javë? Si ka mundësi që në protestë mungojnë strukturat drejtuese të Tiranës, kryetarët e grup seksioneve, seksioneve, kryesitë e degëve e kështu me radhë?

Struktura e PD-së në kryeqytet shkon rreth 8 mijë vetë, por problemi i numrit të vogël të njerëzve është vapa, frika dhe një organizim i çorganizuar nga njerëzit e Veliajt, nga njerëzit të cilët kanë interesa te Veliaj por që i përkasin opozitës. Atë protestë po e organizojnë disa të rinj, po e organizon Belindi, Klevisi, Kalaja e kështu me radhë por shumë deputetë nuk janë në protestë se kanë interesa me Erion Veliajn dhe nuk shkojnë atje.

Ka të tjerë që kanë interesa dhe krijojnë diversion. Në vend që të shkojnë të mbështesin protestën thonë ç’na duhet ne kjo protestë në 200 vetë. Po, i duhet opozitës që të tregojë që i reziston kauzës, që të tregojë që është atje dhe nuk do ta falë një hajdut të vazhdojë të drejtojë Bashkinë e Tiranës.(lexo këtu)
Është atje për të denoncuar me fakte dhe dokumenta të tjera se përgjegjësi e ka emrin Erion Veliaj. Është ai Erion Veliaj që tha se nuk ishin drejtorë, por ishin disa ish-zyrtarë, është ai që në fillim i mori në mbrojtje drejtorët e tij, por pastaj u tërhoq si qen i rrahur.
Protesta para bashkisë nuk duhet të ndalet, për më tepër duhet thirrur edhe një protestë kombëtare. Si e organizon opozita, me tym apo pa tym kjo është një çështje tjetër, por protesta nuk duhet të ndalet sepse të gjithë qytetarët e shikojnë dhe kujtohen gjithmonë se një hajdut ndodhet brenda në bashki.(lexo këtu)
Ky është thelbi gjithçka të tjerat janë mesazhe thjesht dhe vetëm që i shërbejnë kryebashkiakut të Tiranës dhe njerëzve të tij, të cilët tashmë dihet që kanë kontrollin e plotë mbi mediat dhe përdorin propagandën për të dekurajuar qytetarët që të jenë në protestë.(lexo këtu)
Në fakt, pikërisht për shkak të kësaj propagande qytetarët duhet të dalin edhe më shumë dhe të qëndrojnë atje për të protestuar pikërisht kundër Erion Veliajt dhe pushtetit të tij të korruptuar./CNA
Erion Veliaj po përpiqet të bëjë pis këdo në Partinë S...
Janë ditët e fundit apo orët e fundit të mbylljes së h...
Prej disa muaj është raportuar për një komision, i cil...
Kombëtarja shqiptare nis të shtunën e 15 qershorit rru...
Ish-presidenti, ish-kryeministri, kreu i Partisë së Li...
Zgjedhjet për në Parlamentin Evropian shoqërohen gjith...
Gjykata e Apelit më në fund vendosi drejtësi. I dha vu...
Veten e quan zdroms, e quan Lali, por në fakt në një term ...
Pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bas...
Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë...
Kryeministri Edi Rama, sot i ka shkuar deri në fund valles...
Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste...
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...