"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e deri më sot dhe ja jep një personi që nuk e ka idene se për kë bëhet fjalë, duhet edhe t'i shpjegosh që po shikon fotot e të njëjtit person në vite.

Ndryshimi është i madh dhe duke parë në kohë shkrimet e porositura në portale servile të bashkëshortit Erion Veliaj, do shikosh tituj të tipit: "Kush është bashkëshortja bukuroshe e Erion Veliajt".

Në rrethe profesionistësh, zonja Xoxa nuk përmendet asnjëherë për mendjen, por nëse i klikon emrin në Google, gjen reklama për veshjet dhe stilin e saj.
Është e vështirë të gjendet për shembull ndonje CV dhe i vetmi "informacion" është ai i regjistrimit për të ndjekur studimet master në të Drejtë Tregtare në TorreVergata. Informacioni është pak i datuar ndaj nuk kuptohet dot nëse megjithë kalimin e viteve tashmë është lëshuar ndonjë dëshmi apo diplomë për zonjën Xoxa.

Por ndërsa Google është shumë i kursyer me infomacion për arsimimim e zonjës Xoxa, nuk ndodh kështu me karrieren e saj si kuratore arti. Duhet të presupozojmë që ndërsa pret të mbarojë studimet mat'anë detit në TorreVergata, këtej detit zonja Xoxa i ka hyrë karrierës si kuratore arti.(lexo këtu)
Në këtë fushë Zonja Xoxa e shtrin aktivitetin nga kurimi i kornizave të dritareve të vjetra e deri tek rinovimi i Filmit "Mësonjëtorja". Çfarë arsimimi ka zonja Xoxa që është bërë kuratorja e preferuar e Teatrit të Operas dhe Baletit, e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, e Ministrise se Arsimit dhe Kulturës? (lexo këtu)
Është interesante se si ndryshimi i emrit të ministrive nuk ka cënuar reputacionin e kuratore Ajolës në sytë e ministereshave të radhës. Për të zhvilluar pasionin e vet në fushën e artit dhe promovimit të atyre artistëve që beson se vlejnë, zonja Xoxa ka në përdorim pa afat dy ambiente, një në zonën më të shtrenjtë të Tiranës dhe një tjetër në zonën më të shtrenjtë të Petrelës.
Për mënyrën e përdorimit të ambjentit në zonën e Bllokut në Tiranë kemi deklarimet e vetë platformës në pronësi të Ajola Xoxës. Nuk kemi ende informacione se cili është sot pronari i vilës, por në atë vilë dikur kanë jetuar përfaqësues te trupit të huaj diplomatik.
Deri në ditën që, sipas Ajolës, pronari vendosi që t'ja jape Ajolës PA QIRA dhe në përdorim PA AFAT. Vila në fjalë në vitet '90 e deri perpara rreth 10 vjetesh, ka qenë në pronësi të një çifti emigrantësh të cilët dikur vendosën ta shesin. Që nga ajo dite, vila është shitur e blerë disa herë. Vetë Ajola Xoxa për galerine "NAAN" që ndodhet në rrugën "Ibrahim Rugova" në zonën e ish-Bllokut, nuk paguan qira.
Shkruesi që menaxhon platformën "Harabel" në pronësi të Ajola Xoxajt, e thotë qartë që hapësira ku ushtron aktivitetin e ekspozimit Galeria NAAN, është në hapësirën private e dikujt tjetër dhe galeria nuk paguan asnjë detyrim financiar.
Këtë e tregojnë komentet më poshtë, ku kompania e thotë qartë se ka zënë hapësirën private të dikujt tjetër dhe nuk paguan asnjë detyrim.
Komentet:
Ontakragoueke: @harabelcontemporary kjo është jashtëzakonshme! Sa me fat keni qenë që gjetët hapësirë të lirë, buxhet për të rinovuar dhe keni pasur luksin të mos kërkoni asnjë komision! Tingëllon si një përrallë e vërtetë
Ontakragoueke: Jo komerciale! Uau! Pra, si e keni paguar atë? Si e gjetët atë hapësirë?
Harabelcontemporary: @ontakragoueke: Po, të dyja hapësirat tona janë jo komerciale dhe ne nuk aplikojmë asnjë tarifë nëse artistët shesin veprat e tyre, mund të shkoni dhe t'i pyesni, është e lehtë. Ne e kuptojmë se është shumë e vështirë të kuptohet nga dikush që nxitet vetëm nga interesi dhe urrejtja, por ne jemi të shtyrë vetëm nga pasioni për artin dhe kulturën dhe ne e duam punën që bëjmë, ndoshta nuk do ta kuptoni kurrë. Ne nuk e zotërojmë hapësirën dhe nuk paguajmë qira për hapësirën: ishte një hapësirë bosh e pa përdorur për 10 vitet e fundit, para se të bëhej një hapësirë ekspozite. Ne do të promovojmë artistë në këtë hapësirë për aq kohë sa pronari do të na lejojë, sigurisht që ata mund të na nxjerrin jashtë në çdo kohë, dhe pastaj do të gjejmë një hapësirë tjetër."

Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën h...
Shumë kohë më parë CNA ka publikuar disa shënime, edit...
CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifi...
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mën...
Është e qartë për opinionin publik se një treshe polit...
Kryeprokurori Olsian Çela ishte një nga njerëzit që mo...
Gati një javë më parë opozita zhvilloi një protestë pa...
Menjëherë pas arrestimeve të disa drejtorëve më të rën...
4 vite më parë CNA publikoi dokumente ekskluzive në li...
Në fakt është e habitshme, edhe pse fatkeqësisht e vër...
Çifti Meta-Kryemadhi, gjatë gjithë kësaj jave ka fillu...
“Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gju...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...