Prej disa javësh, CNA ka zbuluar një tjetër skemë në hije, skemën "Ajola-H", ku duket qartë lidhja e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, edhe me kompaninë e inceneratorëve, duke përdorur rolin si kuratore.
Ajola Xoxa, e diplomuar për juridik (e dyshimtë kjo) është themeluese e kompanisë "Harabel", e cila ka promovuar vepra arti të financuara nga kompania e inceneratorit të Tiranës.(lexo këtu)
Në dokumentet e publikuara, CNA ndër të tjera ka publikuar një kontratë të lidhur për promovimin e një tjetër artisti kontemporan, Sislej Xhafa, i cili ka përdorur për promovimin e vet “Harabel"-in e Ajolës.
Fondet për kurimin, promovimin dhe instalimin e veprës janë vënë në dispozicion të “Harabel"-it nga as më pak e as më shumë sesa nga "Integrated Energy".
CNA raportoi pak ditë më parë se Ajola Xoxa për "Harabel"-in e saj, i cili ndodhet në rrugën "Ibrahim Rugova" në zonën e ish-Bllokut, nuk paguan as qira dhe asnjë lloj financimi.
Në të dhënat e "Open Spending Albania", Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i kanë kryer qendrës "Harabel" të Xoxës, për periudhën nga qershor i 2021 deri në dhjetor të 2023, 7 pagesa, me një vlerë totale prej 2,790,000.00 lekësh.
Pagesat:
-Më 15 qershor të 2021, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin Zabel, ekspozita Ndëkombëtare e Arteve 480,000 lekë.
-Më 7 dhjetor të 2021, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin Zabel, ekspozita Ndëkombëtare e Arteve 320,000 lekë.
-Më 17 qershor të 2022, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin e Digjitalizimit të Artit Bashkëkohor 600,000 lekë.
-Më 16 nëntor të 2022, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin "Nga antikiteti në Artin Bashëkohor", 350,000 lekë.
-Më 24 janar të 2023 Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin e "Digjitalizimit të Artit Bashkëkohor", 400,000 lekë.
-Më 25 maj të 2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paguar Qendrën "Harabel" si parafinancim projektin "Nga Antikiteti në artin Bashkëkohor 192,000 lekë.
-Më 7 dhjetor të 2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin "Antikiteti, arti në Shqipëri", 448,000 lekë.

Me këto fatura vërtetohet që Ajola Xoxa ka financime edhe nga qeveria për aktivitete të ndryshme që ka kryer qendra e saj.
CNA po investigon edhe pagesat që vijnë nga të tretët, pra lidhjet e "Harabelit" me organizata, apo subjekte të tjera.
Jemi duke verifikuar se si funksionojnë skemat që paratë mund t'i jepen një kompanie private, një kompanie eventesh dhe më pas kjo kompania përdor "Harabelin" apo "Harabeli" është bashkëpunëtor i tyre si përfitues.
Jo vetëm në rastet e fondeve për aktivtetet e kulturës të artit e të tjerë, por edhe rastet e koncerteve, eventeve të ndryshme dhe bashkëpunimit që shkon ndoshta deri te përfitime nga Bashkia e Tiranës apo qeveria që kanë të tretët për shkak të marrëdhënies me "Harabelin" e Ajola Xoxës./CNA
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Në seancën e sotme në GJKKO është rrëzuar kërkesa për ...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, k...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me arrest...
Tensione dhe përplasje ka pasur në seancën e sotme për dos...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar p...
Mëngjesin e së mërkurës, deputeti i Partisë Demokratike, L...
Sot përcillet për në banesën e fundit polici 28-vjeçar, No...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure ka pub...
Këtë të mërkurë do të mblidhen 3 Komisione Parlamentare, a...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Ish-minsitri Ylli Manjani ka komentuar takimin e kryem...
Modelja Adrola Dushi dhe moderatorja Orinda Huta janë përb...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më...
Sipas shifrave zyrtare të INSTAT zbulojnë se në tre mujori...
Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e grupit parlame...
Ish-eurodeputeti Elmar Brook i është bashkuar ish-krye...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka de...
Kreu i PL-së, Ilir Meta i është bashkuar mbrëmjen e so...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...