Sipas faqes zyrtare të zonjës Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, rezulton se ajo është themeluese, pronare dhe e punësuar e dy Galerive të artit, (“GURGUR” dhe “NAAN”), bashkëthemeluese dhe drejtoreshë artistike e një platforme arti (“HARABEL”) dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e Festivalit të Dansit Bashkëkohor të Tiranës.
Në listën e aktiviteteve të Ajolës, Studioja Juridike e Partnerëve ka rrëshqitur në fund të listës. Bile nuk dihet as nëse studioja zhvillon ndonjë veprimtari të vazhdueshme aktualisht.

Zonja Xoxa, 2 muaj pasi Erion Veliaj nënshkroi dokumentin që i dha startin projektit të inceneratorit të Tiranës, ndërroi preferencat e veta profesionale.
Zonja e kryetarit Veliaj, e specializuar në ligje në fushën e energjisë, sot është e angazhuar ose në aktivitete artistike të qytetit të Tiranës ose në promovimin në “Facebook” të gjyshit dhe gjyshes.

Duhet thënë që gjyshi është mjaft i njohur për veprat e tij në fushën e letërsisë shqipe të para viteve '90 dhe gjyshja ka qenë balerinë mes atyre pak balerinëve të Teatrit të Operës dhe Baletit të kohës.
Asnjë nuk e mohon këtë!
Por si mbesë e dy personazheve të njohur të asaj kohe, Ajola duhet që të impenjohej më shumë që të ruante emrin e mirë të paraardhësve, sesa të rifreskojë në “Facebook” sqarimin se çfarë kanë bërë ata në jetë.
Ajola Xoxa nuk ka asnjë vlerësim në mes profesionistësh, as në profesionin si juriste e as në atë si kuratore arti.
Ajola Xoxa njihet thjesht si bashkëshortja e Erion Veliajt. Vetëm deri këtu shkon fama e zonjës Xoxa.
Karriera e zonjës Xoxa nuk i dedikohet asnjë aftësie të spikatur si juriste e aq më pak si kuratore arti.
Të jesh mbesë e dikujt, nuk mjafton për ta bërë njeriun të famshëm. Me përjashtim të atyre që u përkasin familjeve të fisnikëve të dikurshëm apo të familjeve të pasura të kohës. Por në damarët e Ajolës nuk rrjedh ndonjë gjak mbretëror sado që kur sheh teatralitetin me të cilin i shoqëron pozat në publik, të krijohet përshtypja se Ajola i ngatërron keq ca gjëra.
Edhe luksi me të cilin jeton Ajola, banesa 3-katëshe me ashensor të dedikuar, nuk buron nga ndonjë pasuri e lënë nga paraardhësit e famshëm të Ajolës.

Çdo gjë që Ajola ka, ka nisur të sigurohet pasi Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Nga ana tjetër, edhe prindërit e Erion Veliajt nuk kanë pasur mundësi që t'i trashëgojnë nuses së paraardhësve intelektualë, prona dhe pasuri të tjera.

Prindërit e Erion Veliajt janë transferuar në Tiranë kur Erioni ishte ende i vogël. Ata vinin nga Ura Vajgurore, ndaj edhe insistimi i Erion Veliajt që të shpallet si "çun Tirone" mbase fsheh kompleksin e tij të vegjëlisë për çunat që gjeti në Tiranë. Sidoqoftë, ne do t'ia njihnim Veliajt certifikatën si “gjysmë-çun Tirone”.
Pasuria e familjes Xoxa-Veliaj nuk buron, pra, as nga prindërit e Erionit, pasi besohet se mamaja e Erion Veliajt gjithë pasurinë dhe kursimet që kishte i harxhoi në dasmën e djalit në kalanë e Gjirokastrës.

3 katet e vilës, ashensori privat dhe gjithçka që mban pas pragut të shtëpisë zonja Xoxa, është pasuri e vënë pasi Erion Veliaj nisi karrierën politike.
Është e lehtë të llogarisësh se sa kushton blerja e një kati të tërë te “Kodra e Diellit” dhe pastaj ndërtimi edhe i një kati tjetër mbi të. Në këtë pikë do të ishte interesante të mësonim edhe se cila kompani i ka bërë punimet pasi jemi të sigurtë që Ajola nuk do dalë të na thotë që ka punuar vetë sepse paska edhe ca pasione të tjera të fshehura si puna me llaç dhe tulla.
Ndërkohë Erion Veliaj zyrtarisht ka si burim të ardhurash VETËM RROGËN SI KRYETAR BASHKIE.
Sa kohë që luksi dhe kostot e jetesës së çiftit Veliaj-Xoxa nuk justifikohen dot me rrogën si kryetar bashkie të Erionit, është i paevitueshëm verifikimi i të ardhurave të zonjës Xoxa.
Koincidenca e ndryshimit të prioriteteve profesionale të zonjës Xoxa, në vartësi të zhvillimeve brenda Bashkisë së Tiranës, i shton edhe më shumë dyshimet.
Mbase ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj gënjeu kur deklaroi që Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, por fakti është se luksi me të cilin jeton familja Xoxa-Veliaj është shumë i ngjashëm me atë të një pronari faktik inceneratorësh./ CNA
Këtë të hënë janë parashikuar të mblidhen 5 Komisione Parl...
Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
CNA raportoi se kryebashkiaku Erion Veliaj kishte shku...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga bas...
Viti 2023 theu rekord në numër vizitorësh, që kaluan 10 mi...
Gjykata ka shpëtuar nga shembja një tjetër pallat në z...
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës po shkon drejt përfundimit...
Analisti Andi Bushati ka reaguar në një postim në rrje...
Takimi i kryeministrit Edi Rama në Greqi pati shumë pe...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka pub...
Në takimin e kryeministrit Edi Rama që po zhvillohet n...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë mëngjesin e s...
CNA solli një ditë më parë pamje që tregonin se si u zgjer...
Lulzim Basha i është rikthyer perlës së vjetër, kohës ...
Aksi rrugor Thumanë-Kashar do të hapet për qarkullimin në ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajëmruar kryebashkia...
Ekonomisti i njohur, Branko Milanoviç, në podcatin Public ...
Ditmir Bushati ka diskutuar në podcast-in “Public Squa...
Sokol Sadushi, dje kish gjetur rastin të kërkonte prap fon...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...