web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ra nga lartësia gjatë punës në një objekt në Sarandë/ 44-vjeçari niset me helikopter drejt spitalit të Traumës

13 Korrik 2026, 18:00, Kronika CNA

Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, ndërsa 44-vjeçari B.L., po punonte për riparimin e çatisë së objektit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës, por raportohet se ka pësuar një frakturë që i ka shkaktuar paralizë të këmbëve.

Si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore, 44-vjeçari është nisur me urgjencë me helicopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga