web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bllokohen 110 litra verë kontrabandë në Portin e Durrësit

13 Korrik 2026, 13:00, Kronika CNA

Bllokohen 110 litra verë kontrabandë në Portin e Durrësit

Një kontroll i zhvilluar në pikën doganore të Portit të Durrësit ka përfunduar në bllokimin e 110 litrave verë të padeklaruar.

Administrata Doganore bllokoi verën e paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuar gjatë kontrollit të një autobusi.

Mjeti u përzgjodh për kontroll pas sinjalizimit nga strukturat e monitorimit dhe iu nënshtrua fillimisht skanimit.

Më pas, gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga strukturat e Antikontrabandës dhe Dega Doganore Durrës, në vijën e dytë të kontrollit, u evidentua sasia e padeklaruar e verës.

Bllokohen 110 litra verë kontrabandë në Portin e Durrësit

Siç bëhet me dije, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e trefishit të detyrimit doganor. Malli është sekuestruar dhe magazinuar, ndërsa mjeti mbahet në pritje të përllogaritjes së detyrimeve përkatëse dhe përfundimit të procedurave administrative./CNA

 





Lajmet e fundit nga