web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje të reja nga atentati në Vorë/ Dyshime për vrasës me pagesë, zbulohet pista e hetimit

13 Korrik 2026, 12:03, Kronika CNA

Detaje të reja nga atentati në Vorë/ Dyshime për vrasës

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur në Bërxullë të Vorës, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Edmond Sula.

Sipas të rejave nga hetimi, 50-vjeçari është ekzekutuar nga një autor i vetëm me armë të gjatë me dylbi.

Bazuar në mënyrën e organizimit të atentatit, dyshimet e para të grupit hetimor janë se ekzekutimi i Sulës është kryer nga vrasës me pagesë.

Autori ka qëndruar i maskuar për rreth 1 orë në një largësi rreth 50 metra dhe ka përfituar nga rrethanat, pasi zona ishte në errësirë.

Më pas, autori ka pritur Sulajn derisa ka lënë ambientet e lokalit pranë lagjes ku banonte dhe në momentin që ka mbërritur në shtëpi, e ka qëlluar me plumb.

Deri më tani dyshohet se autori ka përdorur 

Pas kryerjes së krimit, autori është larguar në këmbë nëpër ara dhe më pas dyshohet se është larguar me automjetin që e kishte fshehur në zonë tjetër.

Edmond Sula nuk ishte një emër i panjohur për Policinë e Shtetit.

Kjo pasi në të kaluarën e tij ishte proceduar për vepra të ndryshme penale, përfshirë rrahjen, grabitjen dhe konflikte të tjera.

Deri më tani, pista kryesore e hetimit lidhet me vrasjen për çështje pronësie./CNA





Lajmet e fundit nga