web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në Mirditë/ 6 të mitur plagosen pas përplasjes me shtyllën

11 Korrik 2026, 11:40, Kronika CNA

Aksident i rëndë në Mirditë/ 6 të mitur plagosen pas

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Fanit në Mirditë gjatë mbrëmjes së të premtes, ku një aksident rrugor ka lënë të plagosur gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë manovrimi i gabuar i drejtuesit të mjetit, një 16-vjeçar, i cili e kishte marrë automjetin pa pasur leje drejtimi. Gjatë tentativës për të bërë "drift", ai ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur fuqishëm me një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë e impaktit, të gjashtë të miturit që ndodheshin në makinë kanë pësuar dëmtime. Më rëndë raportohet të jetë një 12-vjeçare, e cila dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të tjerë kanë fraktura në gjymtyrë. Pjesa tjetër e grupit ka marrë lëndime të ndryshme trupore. Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për t'u ardhur në ndihmë të plagosurve, u angazhuan disa autoambulanca, të cilat i transportuan të miturit drejt spitaleve të Tiranës për kujdes më të specializuar mjekësor.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale, ndërsa ndaj 16-vjeçarit kanë nisur procedurat ligjore përkatëse. /CNA





Lajmet e fundit nga