web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skenë si në filma/ 61-vjeçari gati sa nuk fluturon nga dritarja e avionit, e shpëton gruaja

10 Korrik 2026, 10:48, Kronika CNA

Skenë si në filma/ 61-vjeçari gati sa nuk fluturon nga dritarja

Një avion që fluturonte nga Selaniku për në Mynih të premten, më 10 korrik, u detyrua të kthehej në Aeroportin e Maqedonisë për shkak të një defekti serioz në motor.

Ndarja e pjesëve të motorit shkaktoi thyerjen e një dritareje dhe uljen e presionit të kabinës, duke bërë që një pasagjer 61-vjeçar të nxirrej pjesërisht nga avioni.

Gruaja e pasagjerit dhe pasagjerë të tjerë arritën ta mbanin atë nën kontroll dhe ta kthenin brenda kabinës, duke parandaluar më të keqen.

Katër persona u dërguan në spital, nga të cilët 61-vjeçari i cili po trajtohet për djegie, ndërsa pjesa tjetër ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pasagjerët e mbetur në fluturim vazhduan udhëtimin e tyre drejt destinacionit të tyre në një avion tjetër që u vu në dispozicion të tyre./ CNA





Lajmet e fundit nga