web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligji i faljes/ Fshihen ose shuhen detyrime në vlerën 313 milionë euro

9 Korrik 2026, 18:40, Ekonomi CNA

Ligji i faljes/ Fshihen ose shuhen detyrime në vlerën 313 milionë

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se vijon procesi i fshirjes automatike të detyrimeve tatimore për tatimpaguesit përfitues, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 86/2025.

Sipas tatimeve, deri tani janë fshirë ose shuar detyrime në vlerën 313 milionë euro për 121,630 tatimpagues, ndërsa procesi vijon për të gjithë përfituesit sipas ligjit.

Nga data 10.06.2026, kanë filluar pagesat për përfitimin nga falja me kusht e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave, sipas ligjit nr. 86/2025.

Për periudhën 2015–2019 përfitohet fshirje e 50% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026.

Për periudhën 2015–2019 përfitohet fshirje e 25% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

Për periudhën 2020–2024 përfitohet fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse paguhet 100% e detyrimit principal nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026./Monitor.al





Lajmet e fundit nga