Trump largohet nga samiti i NATO-s me tone pozitive, pavarësisht tensioneve për Iranin dhe aleatët
Presidenti amerikan Donald Trump e mbylli samitin e NATO-s...
Presidenti amerikan Donald Trump e mbylli samitin e NATO-s...

Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të rivlerësimit të pasurive me tatim të reduktuar 5%, grupi i punës pranë Ministrisë së Financave ende nuk ka përfunduar hartimin e çmimeve të reja të referencës për rrethet.
Ndryshe nga Tirana, ku qytetarët që kryejnë rivlerësimin përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës e realizojnë procesin mbi bazën e çmimeve të referencës të miratuara në vitin 2023, në të gjitha rrethet e tjera rivlerësimi vijon të kryhet me çmimet e përcaktuara që prej vitit 2016.
Në fund të korrikut 2023 hynë në fuqi çmimet e reja të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, ndërsa për pjesën tjetër të vendit përditësimi mbetet ende pezull.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave sqaroi për Monitor se grupi i ekspertëve po vijon punën për rishikimin e çmimeve të referencës për apartamentet në rrethe. Aktualisht po verifikohen çmimet e tregut në zonat bregdetare, si Vlora, Dhërmiu dhe zona të tjera bregdetare, ku përveç zonave të reja të krijuara së fundmi, parashikohet edhe krijimi i zonave të tjera kadastrale.
P.sh për zonën e Dhërmiut parashikohet të rishikohen sërish çmimet e propozuara për zonat kadastrale pranë vijës bregdetare dhe çmimet larg këtyre zonave. Nga grupi i punës çmimet e reja që do të propozohen do të përaafrohen me ato të tregut.
Në korrik 2025, Ministria e Financave hodhi për konsultim një projektvendim me hartën e re të çmimeve të referencës për rrethet, ku në disa zona parashikoheshin rritje deri në 200%, me rritjen më të lartë në zonën pranë Portit të Durrësit. Sipas projektit, çmimet e reja pritej të hynin në fuqi më 1 janar 2026.
Megjithatë, projektvendimi nuk është miratuar ende.
Ndërkohë, gjatë këtij viti, Ministria e Financave ka rishikuar projektin fillestar duke shtuar zona të reja kadastrale dhe duke përfshirë për herë të parë edhe fshatrat si zona më vete me çmime reference.
Aktualisht, zonat rurale nuk kanë çmime reference të veçanta. Për to zbatohet çmimi i referencës i qytetit përkatës, i reduktuar me 35%. Me projektin e ri, për një pjesë të fshatrave parashikohet që çmimet e referencës të afrohen ose në disa raste të barazohen me ato të zonave urbane, veçanërisht në zonat me zhvillim të lartë turistik.
Duke u mbështetur në ndarjen territoriale të vendit në zona urbane dhe rurale, u propozua që të gjitha zonat rurale psh të Durrësit, pra fshatrat, të kenë çmim reference të ndryshëm nga zonat urbane. Për zonat rurale u propozua çmim reference prej 67,500 lekë për metër katror, pra i njëjtë me çmimin aktual të referencës për qytetin e Durrësit. Në këtë çmim reference që qeveria ka propozuar për zonën rurale të Durrësit, përfshin edhe zonën pas vijës bregdetare edhe për zonën e Lalzit apo Hamallajt.
E njëjta logjikë për vendosjen e çmimeve të referencës është ndjekur edhe për zonat e tjera bregdetare ku po zhvillohen shumë zona rezidenciale.
Disa zona bregdetare të vendit që po njohin zhvillim për ndërtesat rezidenciale, janë ndarë në disa zona kadastrale me çmime të ndryshme reference të përfshira edhe në zona urbane dhe rurale.
Çmimi i referencës për ndërtesat për vijën bregdetare të Radhimës është propozuar të jetë 90 mijë lekë për metër katror, ku në tabelat e rishikuara përfshihet në çmimet e referencës së zonës urbane Radhimë dhe Orikum.
Ndërsa zona rurale e Vlorës që shtohet si zonë e re nr.8, përfshirë edhe atë të Radhimës (pa vijën e parë bregdetare) do të ketë çmim reference 61,800 lekë për metër katror, i barabartë me çmimin aktual të zonës së qytetit për Bashkinë Vlorë.
Në hartën e çmimeve urbane të referencës për Sarandën është përfshirë edhe vija bregdetare e Ksamilit me çmime reference që do të variojnë nga 60 mijë lekë deri 100 mijë lekë për metër katror.
Me ndryshimet e propozuara edhe Sarandës i shtohen një zonë e re që përfshin fshatrat me çmim referencë 56 mijë lekë për metër katror i barabartë me çmimin aktual të qytetit të Sarandës.
Edhe kjo paketë e re e çmimeve të referencës për rrethet nuk është miratuar ende pasi sërish po rishikohen çmimet e propozuara mbështetur në vlerat e tregut, duke lënë qytetarët jashtë Tiranës të vijojnë procesin e rivlerësimit mbi bazën e çmimeve të vitit 2016.
Më herët, ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se procesi është kompleks pasi përfshin edhe bashkitë, ndaj çmimet e reja ende nuk janë gati. Ai sqaroi se kjo nuk pengon qytetarët që dëshirojnë ta kryejnë rivlerësimin sipas vlerës reale të tregut, pasi mund t’i drejtohen një eksperti privat të licencuar.
“Grupi i punës është duke punuar, është më kompleks se përfshin edhe bashkitë. Ky proces nuk e pengon rivlerësimin, por qytetarët që kërkojnë ta bëjnë sipas çmimeve të tregut mund ta realizojnë përmes një vlerësuesi privat”, është shprehur ministri./ Monitor
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi s...
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Stati...
Qeveria po jep 4 milionë euro, për një event që pritet të ...
Pak ditë para koncertit të Kaney West në Tiranë, narrativa...
Mungesa e fuqisë punëtore vendase po shtyn gjithnjë e më s...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dh...
Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar ...
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth katër kilogramë kokainë janë sekuestruar gjatë një k...
Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier ka rrëqethur me ...
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në G...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti amerikan Donald Trump e mbylli samitin e NATO-s...
Trendi i kompanive gjermane që zhvendosen jashtë vendit po...
Valët e të nxehtit nuk prekin të gjithë njësoj. Sipas eksp...
SHBA-të kanë nisur një raund sulmesh ajrore kundër Iranit ...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të ...
Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi s...