web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rivlerësimi i pronës me 5%/ Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

6 Korrik 2026, 22:25, Ekonomi CNA

Rivlerësimi i pronës me 5%/ Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e

Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri më sot, arrin rreth 104.3 mln euro shuma e kursyer nga individët dhe bizneset nga zbatimi i tatimit të reduktuar në 5%.

Të dhënat janë bërë publike nga administrata tatimore.

Nga procesi i rivlerësimit mund të përfitojnë si ata individë që kërkojnë të shesin një pasuri të paluajtshme, por edhe ata që pronat i kanë regjistruar me vlerë më të ulët se tregu.

Në të dyja rastet, tatimi i llogaritur (nga diferenca e vlerës së mëparshme të regjistruar të pronës dhe vlerës së re të shitjes apo tregut, tatimi që do të paguhet do të jetë 5% nga 15% që aplikohet në periudha të zakonshme.

“104.3 milionë euro kosto fiskale e kursyer nga tatimpaguesit gjatë periudhës Mars–Qershor 2026, falë rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Rivlerësimi u ka mundësuar individëve dhe bizneseve të përfitojnë nga tarifat e reduktuara të parashikuara në ligj, duke ulur ndjeshëm koston fiskale që do të paguanin në rast të transferimit të pronës”, sqarojnë tatimet.

Sipas administratës tatimore afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 Dhjetor 2026.

Po ashtu deri në mesin e muajit qershor sipas të dhënave të publikuara nga Tatimet shuma e kursyer nga qytetarët dhe individët nga tatimi 5% ishte 84 mln euro./Monitor.al





Lajmet e fundit nga