NATO, mbas Ankarasë, samit nderimi dhe sprove për Tiranën
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve dhe mediave bo...

Ka një kufi për varfërinë. Ka një kufi edhe për durimin. Por kufiri që duket se politika shqiptare e ka zhdukur krejtësisht është ai i respektit për inteligjencën e qytetarëve.
Jo varfëria! Jo korrupsioni! Jo propaganda! Këto janë pasojat. Në themel qëndron bindja arrogante se qytetari mund të gënjehet pafund, se kujtesa e tij është afatshkurtër dhe se e vërteta mund të zëvendësohet përjetësisht me një gënjeshtër.
Historia është plot me politikanë e pushtete që kanë rënë në këtë grackë. Dhe, meqë gjithmonë më pëlqen t’i referohem letërsisë, kur George Orwell shkruante se “liria është e drejta për t'u thënë njerëzve atë që nuk duan të dëgjojnë”, nuk fliste vetëm për diktaturat. Ai paralajmëronte edhe demokracitë që një ditë mund ta shndërrojnë propagandën në mënyrë qeverisjeje.
Në romanin “1984”, Ministria e së Vërtetës kishte një mision të thjeshtë, ta rishkruante realitetin. Sot nuk ka nevojë për ministri të tilla. Mjaftojnë ekranet, ushtritë e propagandës, statistikat e zgjedhura sipas interesit dhe gënjeshtra që mbulon faktet. Gënjeshtra nuk kërkon më të jetë e besueshme; mjafton të përsëritet derisa lodhja ta zëvendësojë arsyen.
Edhe Hannah Arendt e kuptoi këtë mekanizëm. Ajo shkroi se subjekti ideal i propagandës nuk është ai që beson gjithçka, por ai që nuk beson më asgjë. Kur qytetari humbet besimin tek e vërteta, ai bëhet i manipulueshëm. Pikërisht aty fillon triumfi i pushtetit mbi arsyen.
Kjo është arsyeja pse “fyerja e inteligjencës” nuk është një gabim komunikimi. Është një metodë qeverisjeje. Çdo premtim që bie ndesh me realitetin, çdo statistikë që përdoret për të fshehur të vërtetën, çdo justifikim absurd që përsëritet pa pushim, ka të njëjtin qëllim: jo të bindë, por të lodhë. Të krijojë një shoqëri që heq dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe pranon versionin zyrtar si të vetmin realitet.
Çdo ditë shqiptarëve u kërkohet të besojnë atë që shohin se nuk është e vërtetë. U thuhet se janë dëshmitarë të suksesit kur ndiejnë dështimin. U thuhet se ekonomia lulëzon, ndërsa familjet krruajnë xhepat. U thuhet se drejtësia është e pavarur sa herë që godet kundërshtarin dhe e kapur sa herë prek ata. U thuhet të besojnë se çmimet nuk janë rritur, kur i paguajnë. Të besojnë se korrupsioni po mposhtet, ndërkohë që skandalet shumëfishohen. Të besojnë te meritokracia, kur emërimet varen nga besnikëria. E vërteta nuk ka më rëndësi; rëndësi ka vetëm sa herë përsëritet gënjeshtra.
Regjimet e çdo kohe nuk kanë mbijetuar vetëm nga forca. Ato kanë mbijetuar duke i bindur njerëzit të dyshojnë tek arsyeja e tyre. Kur pushteti të thotë se e zeza është e bardhë dhe pret që ta duartrokasësh, po të kërkon të dorëzosh gjykimin.
Por harron diçka. Qytetarët mund të të falin gabimet. Nuk falin përçmimin. Dhe nuk ka përçmim më të madh sesa ta trajtosh një popull si të paaftë për të dalluar të vërtetën nga propaganda.
Shqiptarët nuk janë aq naivë sa i përfytyron propaganda. Ata mund të mashtrohen për një kohë, por jo përgjithmonë. Mund të heshtin, por heshtja nuk është pëlqim. Shqiptarët janë të lodhur. Dhe, kur lodhja e një shoqërie shndërrohet në zemërim atëherë politika duhet të bëjë gati plaçkat!
Pikërisht se e ka trajtuar qytetarin si spektator të një shfaqjeje propagande, jo si njeri që krahason, kujton dhe arsyeton. Çdo premtim i ricikluar, çdo statistikë e zbukuruar, çdo justifikim absurd mbështetet mbi të njëjtin supozim arrogant: se njerëzit do ta harrojnë të djeshmin sapo të dëgjojnë justifikimin e ri të sotëm.
Por kujtesa është më kokëfortë se propaganda.
Një demokraci nuk vdes vetëm kur manipulohet vota. Ajo fillon të vdesë kur bëhet normale të fyhet me arrogancë inteligjenca e njerëzve.
Dhe kur një pushtet fillon të fyejë inteligjencën e popullit, ai ka nisur, pa e kuptuar, të shkruajë epilogun e vet./CNA
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve dhe mediave bo...
Një tender i dyshimtë, një pasuri që nuk shpjegohet, një l...
Ngrihet pyetja: A kanë ndikim real investigimet gazetaresk...
Të flasësh për investigime gazetareske në Shqipëri pa folu...
Një tender i dyshimtë, një pasuri që nuk shpjegohet, një l...
Pasi votuan për të shkatërruar portet e Shqipërisë duke u ...
Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur publikut ...
Qe rastësi. Sa kisha mbërritur në Korçë e duke kaluar pran...
Arkivoli është një nga simbolet më të forta politike. Mund...
Ka raste kur neutraliteti nuk është profesionalizëm, por s...
Për miliona njerëz, VOA ishte një fener shprese dhe një dr...
Makiaveli shkruante te “Princi” se është më e sigurt të të...
Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj push...
Marjanën – neomalësoren – (se ashtu njihej më parë deputet...
Më 1 korrik, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin, në ...
Po të ulesh një pasdite buzë brigjeve të Nilit dhe ta lejo...
Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar këtë të enjt...
Ali Xhiku iku qetësisht, ashtu siç jetoi: pa zhurmë, me di...
Teksa vendi ecën drejt integrimit euroatlantik, debati pub...
Një muaj sot dhe protesta nuk e rrëzoi pushtetin. Nuk e rr...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...