"Protesta e Saliut"/ Balla: Sorra të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të maskuar si shqiponja
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...

Qe rastësi. Sa kisha mbërritur në Korçë e duke kaluar pranë mëhallës nga vetura te një rrugicë anash pashë grumbull me mobilje, me kuti mbushur s’di me çfarë dhe shumë, shumë fronka. Hedhur shkujdesshëm njëra përmbi tjetrën. Sikur i kishte zbrazur makina e druve kur na i sillte te oborri. Fronka quajmë ne korçarët stolat e vegjël prej druri.
Që janë të ulëta, të ngushta, që i merr me vete psh në stadium e rehatohesh mbi të. Shpëton nga e ftohta e gurit të shkallëve. Sidomos në motet kur bora e ngrica e bënin “pasaportizimin” në qytet qysh në fund të tetorit e deri në mes të prillit. Kjo pamje më ngazëlleu, më ktheu pas. Por në sekondë u kthjellova. Ato tesha, ato kuti e mobilje gjendeshin para shtëpisë së Nestit, shokut tim të gjimnazit, të cilin e kisha dhe fqinj. Dy rrugica larg nga shtëpia ime banonte. Frenova, malli më shtyu ta takoja. Nuk dola bosh, ai aty qe. Elegant, i gjatë, i hijshëm, por kërrusur pak dhe mbushur me thinja. Lëkura në fytyrë e tharë, e varur. Si e një pule të pangrënë. E thashë me vete, do ia thoja dhe atij, por u kujtova që plaku është si femra ore, zemërohet po ia kujtove moshën. Nuk më la të pyesnim njëri-tjetrin.
-Po e shes shtëpinë. Mbusha vite në Boston, doja të rehatohesha këtu tani, por nuk më vjen as gruaja, as fëmijët.
Dukej që qe i drobitur. Jo i lodhur, por i dëshpëruar që do të ngryste vitet e fundit në Amerikë.
-Do shesësh dhe fronkat, mo? -e pyeta me shaka.
Qeshi. Nuk foli. Fola unë me vetveten. Ato fronka qenë fëmijëria dhe rinia jonë. Nestit një kushëri nga Gjermania i dërgoi një televizor bardhë e zi, por në lagje bëri bujë. U çmendëm së festuari do thënë. Se veç ai kishte televizor. E lidhi dhe në sekondë kapi Shkupin. Me antenë të thjeshtë te ballkoni. Tirana ato kohë i niste transmetimet në orën 4 mbasdite. Jepte ca lajme dhe kaq, e mbyllte. Mirupafshim nesër, na thoshte spikeri. Fat që atë muaj startoi kampionati evropian. U sulëm te shtëpia e Nestit me kuç e me maç. Na mblodhi te dhoma e prindërve nga që ishte më e madhja se kuzhina as tre veta nuk nxinte. Shtroi përtokë levenxen që mbulohej gjyshja e tij dhe të gjithë ne fëmijët e lagjes e vumë bythën në çimento. Verë qe, nuk ndjenim gjë. Shpejt, sa dëgjohej bilbili i arbitrit, na kapte një tifozllëk i paparë e shumë herë sherri gati plaste. Momente të bukura, por dhe të frikshme nga që shpesh nxehej i ati i Nestit. Mendonim se të nesërmen nuk do të na hapte derën, por jo. Dukej në fytyrë sikur nuk mbante mend ç’ndodhi. Rrodhën ditët e fap trokiti e ftohta. Befas, siç ikin dritat pa njoftuar. Veç sobën në kuzhinë kishte shtëpia, si shtëpitë kudo. Çimentua nisi të na kafshonte në bythë. Provuam të rrinim në gjunjë, por nuk mbaheshim më shumë se 10 minuta. Mpiheshim bre. E një mbasdite Thomai, që ne e thirrnim Çome, solli një fronkë me vete.
-Ma bëri Yzeiri, -tha dhe u ul krenar mbi të.
Ne shkulëm sytë nga tv, shihnim fronkën e tij. Na shkoi mendja të ndiqnim shembullin e Çomes. Nxorrëm nga shtëpia vjetërsira, arka, dërrasa që ndiznim zjarrin dhe me çekiç e gozhdë iu përveshëm punës. Secili e bëri fronkën e tij. Të shëmtuara sa më s’ka, lëviznin si çalamani Guri. Se një këmbë s’qe sa tjetra, më e shkurtër a më e gjatë. Ama rrinim sipër çimentos krenarë, gati i thonim të ftohtës, hajde na ha mutin tani! Çomja qeshte dhe një ditë e ktheu mbrapsht fronkën. Lexuam, “ÇOME”. Kishte shkruar emrin e tij që mos ia ndërronim ne. Kur iku e la aty.
-Lerini dhe ju se i fut në sobalkë, -na tha Nesti.
Ashtu bëmë. Ama secili vuri emrin poshtë. E të nesërmen vrap te sobalka, gërmonim të gjenim fronkën që na përkiste, më pas sytë drejt te televizori.
-Shko shiko se mos e gjen fronkën tënde, -tha Nesti dhe me dorë tregoi grumbullin.
Mbase bëri shaka, por unë u sula mbi to. Gërmo e gërmo dhe ja, e gjeta. “GIMO” shkruar nga dora ime e vogël e atyre viteve. Shumë mall, gati përlotje.
-T’i lajmëroj të gjithë të vijnë e t’i marrin. Mos i hidh, -i thashë Nestit sime lutje.
Në celular po shënoja emrat. Ktheja çdo fronkë, shihja dhe shkruaja. U bë vargu i emrave si vargu i makinave në kufi. Shumë shokëve ua dija adresat, telefonat, plot i kisha miq në fb. Që sot do i njoftoj, thashë dhe mora në dorë fronkën time. E shtrëngoja sikur do të ma merrte kush.
-Eh, tani të tilla gjen në pazar sa të duash, - tha Nesti.-Të bukura, të çdo madhësie, lyer me llak që kur i sheh të vrasin sytë nga shkëlqimi.
E vërtetë. Kudo i sheh. Por fronka në dorën time nuk qe veç aq. Ishte më shumë. Ishte… Eh, m’u kujtua ora e vjetër që kishim në shtëpi. Dikush ia kishte dhuruar mamasë. Qe një porcelan japonez, trung peme dhe në një pjesë të gërryer qe vendosur ora. Atë patëm të vetmen që na tregonte sa qe sahati. Ajo na ndihmonte të organizonim ditën, kur të flinim, kur të hanim, kur të shkonim në shkollë, kur të zgjoheshim. Më pas bleu babai orë dore, por ajo qe te dora e tij. Ne sytë i hidhnim te ora japoneze. Kur prindërit ikën nga kjo jetë i kërkova vëllait e motrës që orën të ma linin mua.
-Merre, por nuk punon, i kanë humbur akrepat, -tha motra.
Në Tiranë ua çova plot sahatçinjve. Askund nuk gjendeshin pjesë për të. Deri sa njëri më propozoi:
-Kam një orë të re fringo që rri tamam te kjo zgavra ku ke orën e vjetër. E vendos që tani, në çast, po të duash!
I thashë:
-Jo.
-Pse?
-Se ora e re do të më tregojë saktë kohën, por nuk do të më flasë për kujtimet e mija. Për ato vite e vite që e kisha në krah, që më shihte dhe e shihja, që pa e pyetur hiç më jepte përgjigje se sa qe ora.
Me fronkën nën sqetull hyra në veturë. E rehatova te sedilja ngjitur dhe i premtova që në shtëpi do i gjeja patjetër një vend nderi. Një vend nderi që ta shikoj e të më tregojë…
Arkivoli është një nga simbolet më të forta politike. Mund...
Ka raste kur neutraliteti nuk është profesionalizëm, por s...
Për miliona njerëz, VOA ishte një fener shprese dhe një dr...
Makiaveli shkruante te “Princi” se është më e sigurt të të...
Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj push...
Marjanën – neomalësoren – (se ashtu njihej më parë deputet...
Më 1 korrik, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin, në ...
Po të ulesh një pasdite buzë brigjeve të Nilit dhe ta lejo...
Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar këtë të enjt...
Ali Xhiku iku qetësisht, ashtu siç jetoi: pa zhurmë, me di...
Teksa vendi ecën drejt integrimit euroatlantik, debati pub...
Një muaj sot dhe protesta nuk e rrëzoi pushtetin. Nuk e rr...
Po mbushet afro një muaj dhe protesta qytetare vazhdon të ...
Politika është një arenë e pamëshirshme. Kush zgjedh të hyjë...
Protesta e shqiponjave të Lirisë të Kryeqytetit u ka dhënë o...
Është hera e tretë që po shoh në Netflix “House of Cards”, n...
"Albanian Files” është një libër që parashikon se Shqipëri...
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për pyetjen e thjeshtë: pse...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Një sipërfaqe e madhe në fshatin Drizë të Fierit është për...
Policia e Vaut të Dejës ka parandaluar një ngjarje krimina...
Një plagosje me sëpatë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Autoritetet në Australi po hetojnë origjinën e sferave të ...
Nën llambadarët vezullues në një sallë vallëzimi neoklasik...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungonte në ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe Kremlini njof...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...