Berisha pas daljes nga SPAK: 130 milionë euro të shqiptarëve u zhdukën nga inceneratori i Tiranës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur nj...

Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve dhe mediave botërore janë drejtuar nga Ankaraja, ku dy ditët në vijim (7-8 korrik 2026) zhvillohet Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
I privilegjuar të ftohem për të kontribuuar në “Forumin e Senior Ekspertëve të NATO-s”, po ndaj një përmbledhje strategjike:
Mjedisi i sigurisë, agjenda dhe mesazhet që do/po përcillen nga Samiti i Ankarasë-2026:
Ndërsa Samitet nuk janë “rutinë e përvitshme”, Ankaraja përbën ngjarje madhore, pasi do të adresojë një nga udhëkryqet më kritike që prej themelimit të NATO-s si dhe mbas 1990. Katërfishimi i intensitetit të Samiteve (krahasuar me para ‘90), si dhe dyfishimi i hartës së anëtarësimit (nga 16 në 32 sot), flasin më fort se të gjitha fjalimet për dinamikën e kërcënimeve në 36 vitet e fundit, si dhe sfidën për ta “mbajtur atë si Aleanca më afatgjatë, më e fuqishme, më e suksesshme dhe më shpresëdhënëse e historisë së njerëzimit”!
Padyshim që ky Samit do të jetë historik pasi mbahet në Turqi, pra në kufijtë e rreziqeve dhe në pikun e përshkallëzimit të konflikteve nga Ukraina, Irani, Lindja e Mesme, etj., të cilat kërcënojnë më shumë se kurrë paqen, rendin e sigurisë, vlerat e demokracisë, interesat dhe fuqinë e aleancës, si dhe statuskuonë gjeopolitike të vendosur mbas 1945 si dhe mbas luftës së ftohtë!
Gjithashtu mbahet “53 muaj mbas agresionit neonazist të Rusisë-putiniste kundër jo vetëm sovranitetit të Ukrainës”. Ndërsa falë qendrës stoike të Ukrainës dhe mbështetjes së perëndimit: “Putini e ka humbur me turp iniciativën strategjike të luftës dhe Kremlini krenarinë e paprekshmërisë territoriale”, pasi më pak se 18 % e territorit të Ukrainës mbahet ende e pushtuar nga makineria ushtarake ruse! Për më tepër, Putini i ka humbur edhe betejat për të sfiduar interesat gjeopolitike, fuqinë ushtarake dhe çarë kohezionin mes ShBA-së, NATO-s dhe BE-së; për të dobësuar marrëdhëniet me “partnerët e privilegjuar”, Australi, Japoni, Zelandë e Re, etj; për të ndezur një front lufte në Tajvan, apo duke kërcënuar nëpërmjet Beogradit deri “me agresion ushtarak” jo vetëm sovranitetin territorial të Kosovës, por edhe prezencën e KFOR-it, si dhe statuskuonë gjeopolitike të Aleancës në Ballkan. Përkundër kësaj, 32 anëtarët e NATO-s kanë dyfishuar shpenzimet e mbrojtjes, ndërsa BE mbi 500 miliardë euro.
Ndërsa përkundër makinerisë dezinformuese (USA/Trump po del nga NATO(!), është pranuar gjerësisht se: “pa ShBA-në nuk mund të ekzistojë NATO, ndërsa edhe pa parnerët europianë nuk mund të garantohen interesat amerikane në hapësirën Euroatlantike”! Gjithsesi, ky Samit mbahet edhe për të “akomoduar” Aleancën me përqasjen e Presidentit Trump “paqe nëpërmjet forcës”, çka u demonstrua në sulmet vdekjeprurëse që fuqia ushtarake e ShBA-së realizoi ndaj bazave bërthamore, sundimtarit Khamenei dhe gardës terroriste të Iranit; në prangosjen e narko-diktatorit të Venezuelës, etj”. Megjithatë, përtej agonisë së rendit të vjetër (KS/OKB), si dhe mpirjes burokratike të BE-së, edhe 31 vendet e tjera (disa me pahir) e mirënjohin “rolin jetik të ShBA në NATO”, pasi me mbi 1 trilion $ në 2026 (sa 2-fishin e 31 vendeve të tjera), vijon të mbajë barrën kryesore të shpenzimeve dhe angazhimeve ushtarake të Aleancës.
Prandaj prioriteti nr. 1 i agjendës së Ankarasë mbetet modernizimi i fuqisë ushtarake përfshi dhe bërthamore/deterrence: “për shkurajimin dhe shpagimin ndaj armiqve potencialë që guxojnë të kërcënojnë Aleancën”. Për më qartë, duke iu përgjigjur thirrjes së Trump (presionit për disa) për të rritur deri në 5 % buxhetin e mbrojtjes brënda 2030, në Ankara do të rikonfirmohet “vendosmëria e Aleancës për të modernizuar industrinë, armatimet, sistemet, teknologjinë, mbrojtjen kibernetike, dronët, inteligjencën artificiale dhe infrastrukturat ushtarake”, në mënyrë që NATO të mbetet e pathyeshme, e pakonkurrueshme dhe vdekjeprurëse: “ndaj çdo kërcënimi dhe cilitdo armiku apo koalicioni potencial”.
Kështu mbetem besimplotë që Ankaraja do të skalitet ndër ngjarjet më madhore të NATO-s, pasi kryetarët e 32 shteteve anëtare do të demonstrojnë: “vullnetin politik, kohezion si dhe vendosmëri të palëkundur për t'u përballur dhe mposhtur rreziqet e përbashkëta”, ose siç edhe Sekretari Mark Rutte, deklaroi: “për NATO-n nuk ka opsion tjetër përveçse fitores me çdo çmim të luftës ndaj tiranëve të Kremlinit, gardës terroriste të Iranit dhe çdo diktatori tjetër të dalldisur”.
Pesë gjetje dhe 5 rekomandime strategjike për përgatitjen e Samitit Historik të Tiranës - 2027:
Paraprakisht, një ushtri mitomanësh antiamerikanë dhe antishqiptarë njëherësh si dhe zjarrvënës të stërvitur në Moskë, Beograd, Teheran, etj., kanë ngritur pikëpyetje të helmatisura ndaj: (a) përpjekjeve, arritjeve dhe kredibilitetit të RSh në NATO, si dhe (b) rreth zhvillimit apo jo në Tiranë të Samitit-2027 (!?), etj., të cilave po u përgjigjem reciprokisht:
a. Është “fakt i mirënjohur edhe nga USA/NATO, se veçanërisht 5 vitet e fundit, RSh ka bërë progres të konsiderueshëm” për rritjen e buxhetit të mbrojtjes (rreth 600 milionë €, 3 herë më shumë se 2008 dhe 6 herë sa në 2015)! Por vlejnë të duartrokiten edhe arritje si: “pjesëmarrja në Bordin Trump të Paqes dhe rreshtimi kundër gardës terroriste të Iranit; marrëveshja mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh dhe modernizimi i fuqisë ushtarake; projekti i Porto-Palermos (Bondsteel-detar USA/NATO), i ndërthurur me Korridorin-8; kontributet për Ukrainën; roli lider në projektet rajonale dhe forcimin e besimit strategjik me ShBA-në”!
b. Samiti i ardhshëm (korrik 2027) do të zhvillohet në Tiranë, kur autoritetet e RSh do të kenë nderimin dhe sfidën të mikpresin 31 kryetarët e shteteve anëtare, si dhe rreth 20 të tjerë nga vendet partnere. Kjo shërben edhe si përgjigje ndaj turfullimeve për moszhvillimin e Samitit në Tiranë, çka e gjej edhe më neveritëse se ato që: “Rama nuk do të shkonte në Samitin e NATO-s në ShBA (korrik 2024), as në New York/OKB (Shtator 2025); apo që do të prangosej sapo të zbriste në Washington për të nënshkruar marrëveshjen për Bordin e Paqes (shkurt 2026), etj., broçkulla më keq se të disa Pilinçve”. Pra edhe për humor: “Samiti-2027 do të zhvillohet në Tiranë edhe për inat të vartësve të gaze-muleshit apo nëse p.sh. Neomalësorja do të triumfojë në revolucionin për Shqipërinë e Re”?!?
Së dyti, ashtu si në Ankara, edhe në Tiranë, RSh do të duhet të garantojë: “Partneritet strategjik, kohezion dhe konsensus të pakushtëzuar për vendimmarrjet, projektet e modernizimit dhe angazhimet e USA/NATO-s, në interes të mbrojtjes kolektive (artikulli 5); mbështetjen me kontribute “më shumë se modeste” ndaj Ukrainës, dhe në kuadër të Bordit të Paqes”, si dhe rol/vend lider në mbjelljen e bashkëjetesës paqësore si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta me 6 vendet e Ballkanit Përendimor ndaj kërcënimeve asimetrike: “terrorizmi, krimi i organizuar, emergjencat civile, trafiqeve, etj.”!
Së treti, në Ankara dhe vitin tjetër në Tiranë, RSh duhet të konfirmojë vendosmërinë për rritjen e përshkallëzuar të shpenzimeve të mbrojtjes (5 % deri në 2030), çka është e domosdoshme për të modernizuar fuqinë ushtarake dhe zhvilluar aftësitë operacionale të FA në përmbushje të misionit: “mbrojtjen e integritetit, zhvillimin e interesave gjeopolitike, promovimin e vlerave euroatlantike, si dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të NATO-s”.
Së katërti, duke konsideruar se në Rendin e Ri të Sigurisë (vulosur tashmë me emrin e Presidentit Trump), asnjë vend nuk e përballon dhe as i mbijeton dot i vetëm një agresioni ushtarak. Thënë këtë, në Samitin e radhës, që do të zhvillohet në Tiranë, është vendi i duhur që RSh të shpalosë: “2-Shtete sovrane, 1-Komb i vetëm”. Ndërkohë duhet lobuar fort që kjo “platformë e vonuar” nuk përbën kurrsesi kërcënim ndaj asnjë vendi, përfshi Serbinë, por demostron: “përgjegjëshmëri kombëtare dhe euroatlantike, për të zhvilluar fuqinë ushtarake ndaj çdo vendi/aleance që kërcënon sovranitetin apo interesat gjeopolitike të RSh dhe Kosovës, fatmirësisht të ndërthurur me interesat e SHBA/NATO në rajon dhe Mesdhe”.
Së pesti, krahas angazhimit në Ankara për të përmbushur përgjegjësitë e vendit pritës (Host Nation), zhvillimin e Samitit në Tiranë vitin tjetër, e çmoj edhe si “ngjarje dhe mundësi të artë gjeopolitike” për të shpalosur nivelin e ambicieve të RSh në fushën e mbrojtjes, si dhe për promovimin e përpjekjeve për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës në NATO, duke konfirmuar se zgjerimi rrit garancitë e paqes së qëndrueshme, si dhe mbrojtjen e statueskosë gjeopolitike të ShBA/NATO në Ballkanin Perëndimor.
Në përmbledhje, mbetem besimplotë që: “Ankaraja jo vetëm do ta rikonfirmojë NATO-n si garantues i pathyshëm i integritetit territorial të 32 anëtareve (artikulli-5) si dhe aktor me fuqi vendimtare për paqen në botë, por edhe do ta nderojë dhe sprovojë Tiranën Zyrtare për Samitin e vitit tjetër/2027”!
Një tender i dyshimtë, një pasuri që nuk shpjegohet, një l...
Ngrihet pyetja: A kanë ndikim real investigimet gazetaresk...
Të flasësh për investigime gazetareske në Shqipëri pa folu...
Një tender i dyshimtë, një pasuri që nuk shpjegohet, një l...
Pasi votuan për të shkatërruar portet e Shqipërisë duke u ...
Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur publikut ...
Qe rastësi. Sa kisha mbërritur në Korçë e duke kaluar pran...
Arkivoli është një nga simbolet më të forta politike. Mund...
Ka raste kur neutraliteti nuk është profesionalizëm, por s...
Për miliona njerëz, VOA ishte një fener shprese dhe një dr...
Makiaveli shkruante te “Princi” se është më e sigurt të të...
Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj push...
Marjanën – neomalësoren – (se ashtu njihej më parë deputet...
Më 1 korrik, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin, në ...
Po të ulesh një pasdite buzë brigjeve të Nilit dhe ta lejo...
Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar këtë të enjt...
Ali Xhiku iku qetësisht, ashtu siç jetoi: pa zhurmë, me di...
Teksa vendi ecën drejt integrimit euroatlantik, debati pub...
Një muaj sot dhe protesta nuk e rrëzoi pushtetin. Nuk e rr...
Po mbushet afro një muaj dhe protesta qytetare vazhdon të ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Një sipërfaqe e madhe në fshatin Drizë të Fierit është për...
Policia e Vaut të Dejës ka parandaluar një ngjarje krimina...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Europa Jugore po përjeton ditë të vështira për shkak të zj...
Kina ka njoftuar se një nga nëndetëset e saj ka testuar me...
Kanë nisur zyrtarisht ceremonitë e lamtumirës për ish-Udhë...
Supertajfuni Bavi ka goditur territoret amerikane të Paqës...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...