web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas Mateos, motra e tij Kejsi Borri pjesë e Big Brother VIP 6?

6 Korrik 2026, 17:39, Lifestyle CNA

Pas Mateos, motra e tij Kejsi Borri pjesë e Big Brother VIP 6?

Kejsi Borri, motra e ish-banorit të “Big Brother VIP”, Mateo Borri, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe mundësinë për t’u bërë pjesë e edicionit të ardhshëm të reality-show-t.

E pyetur se si do të reagonte ndaj një ftese për “Big Brother VIP” dhe çfarë do të bënte ndryshe nga i vëllai, Kejsi u shpreh se ndan shumë tipare të ngjashme me Mateon, por theksoi se ka një karakter më impulsiv.

Sa i përket hyrjes së mundshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo u tregua skeptike për momentin aktual, duke theksuar se ka projekte personale që dëshiron t’i përfundojë më parë.

“Me thënë të drejtën, unë në tip jam njësoj si Mateo, thjesht mund të them që nuk kam aq durim sa ai, jam pak më impulsive. Një ftesë për këtë Big Brother që vjen tani ndoshta do t’i thoja jo, sepse kam ca projekte që dua t’i bëj përpara se të futem,” u shpreh ajo.

Kejsi shtoi gjithashtu se nëse do të bëhej pjesë e formatit, dëshiron të njihet për veten e saj dhe jo vetëm si motra e Mateos.

“Nuk dua që të njihem si motra e Mateos… dua të njihem si Kejsi Borri, me projektet dhe talentet e mia,” tha ajo.

Deklarata e saj u prit me mbështetje në studio, ndërsa moderatorja theksoi se Kejsi ka treguar tashmë vlerat e saj si individ.

Në fund, ajo e mbylli intervistën me humor, duke thënë se nuk e ka problem asnjë etiketim, duke shkaktuar të qeshura në studio./CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA SHOW (@cna.show)

 





Lajmet e fundit nga