web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gara për luks/ Miekley: Mund të krijojë edhe pasoja emocionale

6 Korrik 2026, 21:30, Sociale CNA

Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e minimaturës, ekspertët paralajmërojnë se gara për luks mund të krijojë edhe pasoja emocionale te fëmijët dhe familjet. Në disa raste, pamundësia ekonomike për të përballuar shpenzimet i vendos prindërit përballë zgjedhjeve të vështira, ndërsa vetë fëmijët përjetojnë ndjenja përjashtimi dhe inferioriteti.

Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekle thekson se krahasimi i vazhdueshëm me bashkëmoshatarët mund të ndikojë në vetëvlerësimin e adoleshentëve dhe se roli i prindërve mbetet vendimtar për t’i ndihmuar ata të kuptojnë vlerat e vërteta të kësaj etape të jetës.

Sipas saj, mbrëmja e minimaturës nuk duhet të kthehet në një garë për veshjen më të shtrenjtë apo pamjen më luksoze, por në një moment që feston përfundimin e një etape të rëndësishme dhe fillimin e një rrugëtimi të ri.

Psikologët u bëjnë thirrje prindërve të përforcojnë vetëbesimin e fëmijëve me mbështetje dhe vlerësim, duke i kujtuar se arritjet dhe karakteri kanë më shumë rëndësi sesa pamja e jashtme.

"Patjetër që ka një ndikim shumë të madh. Unë njoh shumë familje ku për shkak sepse nuk kanë mundësi që t'u blejnë vajzave të tyre një fustan të bukur për mini-maturën ose dhe maturën, nuk e lejojnë vajzën e tyre që të vijnë, të shkojnë në një festë të tillë. Dhe kjo ndikon shumë tek një vajzë apo një djalë. Gjithashtu, diçka tjetër është që ka dhe familje të tjera që po, për mundësitë që kanë, mund të blejnë një veshje të bukur për vajzën ose edhe një kostum për djalin e tyre, por që vajza ndihet sikur nuk është në atë arritjen e duhur me moshatarët e vet. Kështu që edhe në momentin që ajo shkon në një mini-maturë, ajo ndihet sikur është e... që nuk është njësoj me të tjerët, që nuk i duket vetja e bukur, që nuk ka fustanin e duhur, që fustani i vet nuk ka kushtuar kaq shumë sa të tjerët, dhe sado që kjo vajzë apo ky djalë shkon në një festë të tillë, thellë-thellë në zemrën e vet ndihet i papërmbushur. Prandaj është shumë e rëndësishme që prindërit sot të kuptojnë që kur i çojnë fëmijët e tyre në një mini-maturë, në një festë të caktuar, t'u mësojnë fëmijëve të tyre që sot nuk po festohet marka, nuk po festohet bukuria e tyre e jashtme, po po festohet përpjekja e tyre. Po festohet fillimi i përmbushjeve të ëndrrave të tyre në jetën e tyre. Që prindërit e tyre të bëjnë një festë përpara se ta çojnë fëmijën e tyre në një party, edhe t'i thonë fëmijës, edhe me një kartolinë, edhe me një dhuratë të vogël, edhe me diçka të shkruar ku t'i thonë fëmijës së tyre që, 'Mami është krenare për ty, babi është shumë krenar për ty.' Që ne jemi të lumtur që ti ke mbaruar këtë udhëtim edhe je kjo vajza e bukur, beautiful inside out, ose ky djali i fortë në shpirt, në zemër, por edhe në trup, why not. Pra, mesazhe të tilla që mbeten", tha ajo./CNA





Lajmet e fundit nga