web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E vërteta e frikshme pas mbrëmjeve të maturës/ Miekley: Adoleshentët po humbasin kontrollin

6 Korrik 2026, 21:44, Sociale CNA

Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha se brezi Z apo gen Z po përballet me një krizë të thellë të filtrimit të informacionit, duke e kthyer përditshmërinë e të rinjve në një sfidë të vërtetë përballë rreziqeve digjitale. Ndryshe nga gjeneratat e mëparshme, ku aksesi në teknologji ishte i kufizuar, sot fëmijët ekspozohen pa asnjë mburojë në platforma sociale si TikTok që në moshën 11-vjeçare.

Ky fluks i pakontrolluar bën që sjelljet e dëmshme të normalizohen, duke rritur presionin shoqëror për t'u përshtatur me standarde shpesh të rrezikshme dhe sipërfaqësore. Kjo dukuri reflektohet qartë në festat e diplomimit dhe mbrëmjet e maturës. Për 17 dhe 18-vjeçarët, fokusi shpesh ka humbur nga thelbi i vërtetë i arritjes akademike.

Në vend që të festohet mbyllja e një cikli dhe fillimi i ëndrrave të reja, vëmendja është zhvendosur tërësisht tek paraqitja e jashtme. Për t'u pranuar nga rrethi i tyre, maturantët ndihen të detyruar të shfaqen me veshje të shtrenjta dhe marka të caktuara, duke e kthyer festën në një pasarelë imazhi pa marrë parasysh se çfarë përfaqësojnë në të vërtetë. Megjithatë, alarmi më i madh vjen nga moshat edhe më të vogla. Ky fenomen nuk kufizohet vetëm tek ata që mbyllin shkollën e mesme, por ka prekur thellë edhe të ashtuquajturat "minimaturot".

Nxënësit e moshës 14 dhe 15 vjeç, në përfundim të ciklit 9-vjeçar, po përdorin makina luksoze dhe veshje marramendëse thjesht për t'i provuar shoqërisë vlerën e tyre. Ky manifestim i luksit në një moshë kaq të re thekson një nevojë të dëshpëruar për aprovim përmes aseteve materiale.

 

"Tani është shumë e rëndësishme të kuptojmë që po jetojmë në një brez që është brezi Gen Z. Ë brezi Gen Z që ë në krahasim me brezat e tjerë janë shumë më ë të përqasur edhe filtrat e informacionit nuk ekzistojnë më. Ë, domethënë që të rinjtë e sotshëm, adoleshentët e sotshëm, 17-18 vjeçarët, vitit të katërt, ata që ë po eksperimentojnë atë përfundimin e e shkollës së mesme, ë në përditshmërinë e tyre përqasen me shumë informacione që qofshin ato të shëndetshme edhe të dëmshme. Por ngaqë nuk ka një filtër, ë çdo gjë e dëmshme mund të duket normale. Për shkak sepse nuk nuk ka një filtër të caktuar. Se më përpara, brezat e mëparshme, ë, ndoshta prindërit nuk ë kishin vetëm një televizor, kurse sot të gjithë duke filluar edhe që nga mosha 11, 12, 13 vjeç kanë një celular ë që mund të futen në rrjetet sociale, siç është TikTok-u për shembull, që është rrjeti social më i njohur për ë për të vegjëlit dhe adoleshentët, për të rinjtë që marrin këtë informacion që është tepër i dëmshëm. Kështu që, shpeshherë ndodh që për t'u pranuar në shoqëri, ti duhet të jesh njësoj ë se si shoqëria të sugjeron. Qoftë qoftë kjo e shëndetshme ose dhe e dëmshme", tha psikologia./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga