web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga 25 gëzhojat te pista e gjakmarrjes/ Çfarë fshihet pas atentatit në Shkodër?

12 Korrik 2026, 10:32, Kronika CNA

Nga 25 gëzhojat te pista e gjakmarrjes/ Çfarë fshihet pas

Një breshëri automatiku i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Kirit, përgjatë aksit rrugor Kir–Prekal në Shkodër. Hetuesit dyshojnë se ngjarja ka qenë një atentat i mirëorganizuar, pasi autorët dyshohet se e kanë ndjekur dhe më pas i kanë ngritur pritë viktimës.

Në vendin ku u gjet automjeti i Koçekut janë sekuestruar 25 gëzhoja automatiku. Sipas ekspertizës paraprake, ato dyshohet se i përkasin të njëjtës armë, duke përforcuar pistën se ndaj 40-vjeçarit është qëlluar me breshëri.

Viktima u zbulua nga një person që po kalonte rastësisht në zonë dhe njoftoi autoritetet. Grupi hetimor konstatoi se Koçeku ishte qëlluar brenda automjetit të tij, ndërsa po punohet për të rindërtuar minutat e fundit para ekzekutimit.

Një nga vështirësitë kryesore të hetimit është mungesa e kamerave të sigurisë në vendin e atentatit. Për këtë arsye, policia po kontrollon çdo pamje të mundshme përgjatë rrugës së lëvizjes së viktimës, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë ndjekur automjetin.

Në fokus të hetimeve është edhe pista e hakmarrjes. Familjarët e Aleksandër Koçekut kanë ngritur dyshimet se vrasja mund të lidhet me një konflikt të hershëm të nisur pas ekzekutimit të Angjelin Shkambit në vitin 2017.

Për atë ngjarje, vëllai i Aleksandër Koçekut, Artan Koçeku, u dënua për vrasjen e Shkambit. Konflikti, sipas hetimeve të kohës, lidhej me një borxh financiar, por edhe me një çështje personale mes palëve.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu të kaluarën e viktimës, pasi Aleksandër Koçeku ishte person nën hetim edhe për dosjen e vrasjes së 19-vjeçarit Pavlin Preka, të ndodhur në vitin 2025.

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e atentatit dhe për të përcaktuar motivin e saktë të ekzekutimit./ CNA





Lajmet e fundit nga