I dënuar me 13 vite burg për prostitucion dhe skllavërim/ Kapet i "rrezikshmi" në Tiranë
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “FAST...
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “FAST...

Akuzat e Apple: përpjekjeje agresive nga OpenAI për të rekrutuar punonjës të Apple dhe për të nxjerrë informacione konfidenciale.
Apple akuzoi OpenAI, kompaninë që qëndron pas ChatGPT dhe dy ish-punonjës të saj për përvetësimin e paligjshëm të sekreteve tregtare, me qëllim që të përfitonte OpenAI në hyrjen e saj në tregun e pajisjeve për konsumatorë. Padia paraqet një tablo të një përpjekjeje agresive nga OpenAI për të rekrutuar punonjës të Apple dhe për të nxjerrë informacione konfidenciale, me synimin për të ndërtuar pajisjen e vet.
Apple pretendon, se sekretet tregtare të kompanisë janë përdorur në mënyrë të paligjshme për të mbështetur projektin e OpenAI në fushën e pajisjeve elektronike për konsumatorët.
Padia është drejtuar kundër: një ish-kryeinxhinieri të sistemeve elektrike të Apple, një ish-zëvendëspresidenti për dizajnin e produkteve të iPhone dhe Apple Watch, OpenAI Foundation, OpenAI Group PBC dhe io Products.
"Ky rast ka të bëjë me ish-punonjës të Apple që kanë vjedhur sekretet tregtare të Apple për përfitimin e OpenAI,” thuhet në padi. "Apple e ngre këtë padi për t'i dhënë fund kësaj sjelljeje.”
Çfarë dihet për padinë?
Padia është depozituar në një gjykatë federale në Kaliforni.
Apple pretendon se njëri nga të pandehurit nuk e ka kthyer laptopin e punës të dhënë nga kompania dhe më pas ka shfrytëzuar një defekt në sistemin e autentifikimit për të hyrë në rrjetin e brendshëm të Apple, duke shkarkuar "dhjetëra skedarë konfidencialë të lidhur me pajisjet harduerike të Apple”.
Sipas Apple, i pandehuri tjetër i ka dërguar vetes me email informacione mbi furnitorët e Apple dhe përmbledhje të brendshme të industrisë përpara largimit të tij nga kompania.
"Në çdo nivel, nga anëtarët e stafit teknik deri te Drejtori Kryesor i Harduerit, dhe në koordinim me partnerët e biznesit, OpenAI ka vjedhur sekretet tregtare dhe informacionin konfidencial të Apple,” thuhet në ankesën prej 41 faqesh.
Nga bashkëpunëtorë në konkurrentë
Padia përshkallëzon ndjeshëm tensionet mes dy gjigantëve të teknologjisë, pas muajsh mosmarrëveshjesh dhe pas vitesh bashkëpunimi.
Më parë, Apple kishte lejuar përdoruesit e saj të merrnin përgjigje nga ChatGPT përmes Siri-t, si dhe u kishte dhënë përdoruesve të iPhone mundësinë të regjistroheshin për abonime ChatGPT direkt nga menuja e cilësimeve të iOS.
Vitin e kaluar, OpenAI bleu kompaninë e pajisjeve harduerike io Products, të themeluar nga ish-dizajneri i Apple, Jony Ive, në përpjekje për të zgjeruar aktivitetin e saj përtej softuerit dhe për të hyrë në tregun e pajisjeve për konsumatorë.
OpenAI nuk ka sqaruar ende qartë çfarë lloj pajisjeje po zhvillon. Kompania e ka përshkruar projektin vetëm si një përpjekje për të gjetur një mënyrë të re ndërveprimi me inteligjencën artificiale, përtej "produkteve dhe ndërfaqeve tradicionale”./ DW
Sistemi i ri i kontrollit të BE sjell probleme në aeroport...
Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ka ndërruar je...
Shumë njerëz besojnë se mushkonjat preferojnë ata me "gjak...
Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plago...
Tajfuni Bavi ka goditur Kinën, duke u bërë tajfuni i dytë ...
SHBA ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj objek...
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ësh...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion Cessna 402...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aj...
Kulla Eiffel dhe monumentet e tjera të Parisit do të mbyll...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vend...
Rusia kreu sot një sulm të ri masiv me raketa dhe dronë nd...
Në Qendrën Memoriale Potoçari në Srebrenicë, në 31-vjetori...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Shërbimet e emergjencës në juglindje të Spanjës vijojnë pë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Iranit të d...
Fati i Mojtaba Khamenei ka qenë një mister për iranianët d...
Policia britanike arrestoi një burrë me dyshimin për vrasj...
Policia britanike ka nisur hetime pasi ish-ministrja Ann W...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “FAST...
Gjykata pritet të vendosë këtë të diel për masat e siguris...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të dielë në aks...
Tre raste të kultivimit të bimëve narkotike janë goditur n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Akuzat e Apple: përpjekjeje agresive nga OpenAI për të rek...
Sistemi i ri i kontrollit të BE sjell probleme në aeroport...
Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ka ndërruar je...
Shumë njerëz besojnë se mushkonjat preferojnë ata me "gjak...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...